Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Daniel Gazulli: 50 vjet - Urim mikut tim Çlirim Uça

| E diele, 02.10.2011, 02:59 PM |


Daniel Gazulli

 

50 VJET

Urim mikut tim Çlirim Uça

 

Sy për sy shikoje jetën.

Erës gjoksin tregoi.

Asht fllad ai që po fryen,

asht fllad.

I lamë mbrapa stuhitë, miku im,

i lamë;

tash na bie të mbjellim e të korrim

dashuni të vjetra e të reja:

për atë çerdhen e ngrohtë,

të bukuren familjen tande,

për miqtë edhe për shokët,

ata që udhë do të bajnë me ty,

ata që shtigje të reja

çelin për nje të ardhme ma të bukur,

siç asht e dlirë zemra jote.

 

Një tufë vargje në vend të luleve,

një urim që del prej zemres sime

e të troket

në zemren tande, sa herë të lëndueme,

por prap kristal,

gurgullim bjeshke alpine,

sot,

në 50-vjetor,

miku yt i largët dhe i afërt

po t’i çon.