E premte, 19.04.2024, 08:49 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Ministri Makolli bashkëbisedon me mërgimtarët në Austri

E shtune, 01.10.2011, 05:58 PM


Ministri Makolli bashkëbisedon me mërgimtarët në Austri

 

Në kuadrin e vizitës së bërë në Austri, Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli është takuar me mërgimtarët, në Ambasadën e Kosovës në Vjenë

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

 Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë u mbajt mbrëmje takimi i bashkatdhetarëve me Ministrin e Diasporës z.Ibrahim Makolli.  Takimin e hapi Ambasadori i Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiqmari i cili mes tjerash tha: ,,Ambasada e Kosovës është shtëpia e të gjithë mërgimtarëve , kjo po vërtetohet edhe me prezencën tuaj sonte. Ne do punojmë vazhdimisht në shtrimin dhe zgjidhjen e kërkesave të mërgimtarëve tanë në vazhdimësi”.

 Pastaj, Ministri për Diasporë z. Ibrahim  Makolli i përshëndeti të pranishmit veprimtarë, njerëz nga kultura, biznesi, arsimi e shkenca, student. Si duket kjo vizitë kishte zgjuar kureshtjen e mërgimtarëve të cilët kishin ardhur edhe nga rrethina e Vjenës, Linci e Landet tjera të Austrisë.

 Në fjalën e tij Ministri Makolli mes tjerash tha:  “Kam ardhur këtu të bisedoj shtruar me ju rreth problemeve që u preokupojnë, të marr mendimet dhe sugjerimet e juaja drejtpërdrejt nga ju. Diaspora ishte dhe është forcë e madhe kombëtare. Gati çdo familje  është prekur nga mërgimi ”. Ai foli edhe për kontributin e gjithanshëm të diasporë dje dhe sot në të gjitha fushat. Po ashtu i përkujtoi problemet e shumta të njerëzve mërgimtarë në kontekstin kohor dje dhe tani. Ai paraqiti disa nga prioritetet e ministrisë që drejton si: përmirësimin e mësimit plotësues në diasporë me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare; formimi i qendrave kulturore në çdo vend ku ka mërgimtar; krijimi i mundësive në thithjen e kapitalit dhe trurit nga diaspora në vendlindje etj. Ai përmendi faktin se në Kosovë çdo vit hyjnë në Kosovë diku rreth 700 milion Euro nga të cilat rreth 4oo milion shkojnë për harxhime ditore. Këto të hyra do duhej orientuar edhe në format tjera që e ndihmojnë zhvillimin dhe punësimin në Kosovë.

,,Ministria e Diasporës do të punojë gjithanshëm në përmirësimin e kushteve për pritjen e mërgimtarëve, fëmijëve të tyre në vendlindje. Do të përpiqemi për lehtësimin pajisjeve me dokumente përkatëse personale por edhe në themelimin e bizneseve e kapitalit. E kuptoj shqetësimin e juaj se akoma ka sjellje burokratike por ne do të përpiqemi t’i eliminojmë ato”- ishte përgjigje ndaj pyetjeve rreth  peripecive të disa biznesmenëve që kishin përjetuar në Kosovë.

  Nga të pranishmit u diskutuan shumë çështje si: përfaqësimi i mërgatës në parlament, formimi i qendrave kulturore, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, sjellja e bizneseve për investime në Kosovë, kthimi i njerëzve nga shkenca, heqja e taksës së sigurimeve në kufi,  prezantimi adekuat i mërgatës në mjetet publike të informimi- TV, mangësitë që e përcollën regjistrimin e popullsisë etj.

 Edhe kësaj radhe u diskutua por pa ndonjë konkretizim të formës së realizimit të detyrave nga Ministria e Diasporës, detyra këto tani të bazuara në ligjin për mërgatën. Zor se do të ketë materializim të të gjitha këtyre që u thanë pa një riorganizim të përgjithshëm të mërgatës. Këtu përgjegjësinë e ka vet mërgata. Ajo vuan akoma nga trashëgimia e organizimit partiak, klanor e grupor me qëndrime shpeshherë destruktive ndaj interesave kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora