E enjte, 18.04.2024, 12:06 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV)

E shtune, 01.10.2011, 05:59 PM


“SHKODRA  ME  LESH”... SHNDETI  PREJ  NESH..!

 

(Pjesa e Pesëmëdhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Një mik kishte ardhë këto ditë këtu në Melbourne nga Shqipnia. Kishte kenë dy javë edhe në Shkoder. Më foli për ndertimet e reja, që duken porsa shkon atje. Tregoi për rininë në qendren e Parrucës, grupimet dhe kënaqësinë që ata ndjejnë ndër kafet luksoze dhe se pija alkoolike apo freskuese ndër tavolinat e shtrueme me ushqime dhe e pasueme me kafe “si po e do?” asht në çdo qoshe! Ajo që i kishte ba përshtypje atje ishte rinia e veshun me kostumet e reja, që i dallonë nga të tjerët se i përket vehabistëve të ardhun nga Arabia. Kishte takue dhe djelmë që për 25 euro janë ba synet e tashti ata vehabistë tregojnë kuriozitete besimit, të cilin kanë përqafue në vitet e fundit...Ndonjë nga të rijtë i kishte bisedue se edhe “punon”,  por çka nuk kishte mbërrijtë me kuptue, se ai menjëherë e kishte kapë përkrahu dhe e kishte çue në një restaurant vertetë luksoz. Atje kishte tashti edhe lokale, që nuk i lanë gja mangut as qytetit të madh e të bukur, Melbournit! Kishte shetitë ndër miqë dhe nuk kishte muejtë me dallue as qendren, as periferinë e qytetit nga makinat e shumta, që qarkullojnë në çdo skutë dhe të gjitha të shoqnojnë me muzikën e tyne turke, arabe, derisa hynë në ndonjë shtëpi që, në konfidencë, mundesh me i thanë: “Aman, të lutem, a ké mundësi me e fikë tv apo radion, se po më vlon koka nga

muzika!”... Në Shkoder asht tregue gjithmonë kujdes për sofren dhe ushqimet e sidomos kur në shtëpi ké pasë për drekë apo për darkë ndonjë mik, mbasi atëherë nuk e ka marrë kush mikun me shkue në restaurant. Edhe bisedat shpesh fillonin e mbaronin rreth një teme ushqimi dhe përgatitja e tij nga gratë e njohuna të Shkodres për gatimin e tyne. Kjo temë lidhej edhe me rrezikun ma të paktë të bisedave që mund të zhvilloheshin atëherë, kur për një pakujdesi mund të dënonin 7 apo 10 vjet burg, me nenin për “agjitacion e propagandë”, kur biseda nuk kishte qellim “me rrëzue pushtetin apo me formue parti”, mbasi atëherë as nuk dihej fundi, aq sa mund të kuptohej fillimi...”

Më thonte një mik dikur: “Nuk kemi kurrgja, se nuk mungon asgja!” Ishte një thanje që i kishte të gjitha kuptimet mbrendë, pa zanë në gojë “asnjë mungesë”...

Unë vazhdova me e ndigjue mikun e ardhun nga Shkodra pa e pyetë edhe për një arsye; nuk kishte pak kohë që kishe ndigjue se atje qyteti asht nda në krahina me disa nga pikpamjet fetare, që dikur nuk kanë pasë fare emen në Shkoder. Diskutohet se po të bahet rregjistrimi i popullsisë me shenimin e besimit, sot në shumicen e popullsisë s’dallohet besimi nga kombësia dhe çka asht ma keq se shumica e kupton besimin si kombësi. Janë një pjesë tjeter që kanë përqafue besimin për me u quejtë me kombësi tjeter, veç kombësi Shqiptare jo, vetem për një grusht euro, ashtu si vepronte PPSh në 1992, që shperndante pare tek spijunët e vet me sigurue pushtetin. Ajo pjesë e madhe e korruptueme sot punon për “Shkombëtarizimin”, detyrë për të cilen ka punue sulltani E. Hoxha me turkoshakun R. Alia gjithë jeten e tyne. Shkruhet se Kisha apo Xhamija tregojnë për disa përkatësinë kombëtare! Mendoj se ky asht një mendim dashakeq me qellim i hjedhun  në Popullin

Shqiptar! Asnjena, as tjetra në Shqipni deri në vitin 1996, kur janë ba zgjedhjet e kur në Shkoder fitoi thellë e perkrahun nga të gjithë “E djathta e Bashkueme Shkodrane”, nuk asht kenë fare kjo ide! Elementi Katolik, që ka marrë pjesë në luftën për Demokraci në BSPSh, apo në Shoqatat e të Persekutuemëve dhe të Perndjekunëve Politik, Pronësi me drejtësi...apo në Partinë demokristjane me Kryetar Ndrekë Bazhdarin, asnjëherë nuk e ka shikue Muslimanin për turk, aziatik e arab, ashtu si nuk e kanë shikue asnjë Ortodoks se i përket kombësisë serbe apo greke! Lé t’a thonë kushdo vetem një person me pikpamje të tilla! – As nuk ka kenë as nuk ka me kenë kurrë të pakten shifra 1 (një) nga ata persona të quejtun Katolikë, që tue kenë Shqiptarë mundë të percaktojnë kombësinë tue e lidhë me Besimin. Nëse Xhamia tashti “percakton” Kombësinë, theksojeni këte, por jo, Kisha!

Kisha Katolike Shqiptare ka përfaqsue gjithmonë besimtarët e vet, po s’ asht kenë kurrë e ndalueme për këdo që ka dishrue me u konvertue në besimin katolik tue u nisë se i cilës kombësi mund t’ ishte! Aq asht e vertetë kjo, sa në mungesë të Kishës Katolike ké muejtë me krye veprimet në Kishen Ortodokse Shqiptare, e askush nuk të ka konsiderue me kombësi tjeter, veç Shqiptar! Prania fizike në Kishën Katolike nuk të ban as Katolik, as Musliman apo Ortodoks, ashtu si nuk të emnon as Shqiptarë, sllavë, grekë ose turk! Asht koshjenca apo ndergjegja yte ajo që percakton Kombësinë dhe jo Besimi ose Feja. Sivjet në Kishen e Laçit me 13 qershor shkuen një  miljon Shqiptarë. Askush nuk tha se “ma shumë se gjysa ishin turqë”, po ishin besimtarë Muslimanë, e të tillë ishin!

Vreni po deshët dokumentin thëmelor të Pagëzimit. Asnjëherë nuk asht shenue në dokumentin e lindjes “Kombësia e fëmijës”, apo e prindëve, e dëshmitarëve dhe e priftit.

Në vitin 1991 në Shkodër kur asht diskutue pjesëmarrja në organet demokratike të Prefekturës, asht zanë me gojë shifra 51% e qytetarëve të Shkodres se janë Muslimanë  dhe 49% janë Katolikë me një perqindje të vogel Ortodoksë. Tek kjo shifer asht kenë ba një fallsifikim nga elementi Muslimanë, mbasi mbrenda dite më ka vue në dijeni nëpunësi i gjendjes civile se shifra asht e kunderta, domethanë 51 % Katolikë. Kjo nuk kishte kishte fare randësi për né, mbasi prefektura mendohej me kenë e të gjithë Shkodranëve që ishin të gjithë Shqiptarë, të gjithë Demokratë dhe Antikomunistë! Asnjëherë nuk e kam publikue këte, sepse mardhanjet tona ishin shumë shumë të mira. Perçamjet apo dhe fallsifikimet ishin të ishkomunistëve, të spijunëve të sigurimit dhe të atyne fanatikëve që kanë krye vepra tradhëtije nën masken e fesë, ashtu si kanë dashtë me

perça edhe BSPSh, kur një grup spijunësh u mblodhën në Xhabijej dhe donin me formue Sindikaten Islamike, vetem me shue luften për Demokraci Europjane. Gjithnjë Shkodres asht punue me i dhanë ngjyrë islamike, ndonse mardhanjet tona me Muslimanë janë kenë vertetë të mira. Kjo asht një arsye e fortë që Katolikët e Shkodres kanë shpëtue pa u shfarosë fare nga Gjenocidi barbar i paskrupull i fanatikëve të E. Hoxhës dhe R.Alisë. 

Nuk kam njohë as nuk njoh as sot Muslimanë shkodranë që nuk ishte Shqiptar!  As magjypët në Pazarin e Vjeter të Shkodres, nuk pranonin kombësi tjeter veç Shqiptarë! Ata mund t’ a dinin mirë origjinen e vet ashtu si shumë familje Muslimane, por të gjithë pa perjashtim nuk pranonin kurrë kombësi tjeter, vetem Shqiptarë. Me i thanë dikujt se jé

turk në Shkoder asht kenë fyemje, ashtu si me i thanë një Katoliku italjanë apo një Ortodoksit serb a malazezë, mbasi do të konsiderohej “vëlla gjaku i paligjshëm” me ata pushtues me të cilët Shqiptari nuk asht pajtue asnjëherë. Ndoshta qeveritarët tue thanë se jemi “vëllezer gjaku me turqit”, ia kanë hjekë shijen e idhët e imorale fjalës “turk”. 

Sot kuptoj se mjaft shkodranë janë mykë,.. shihen njolla të gjelbërta myku!

Porsa zen myk dishka, me pak kujdes edhe pastrohet!..

Po kur myku të na mbulojë e të bahet si lesh...Asaj i thonë:

“Shkodra me lesh” e shndeti prej nesh!!

 

Vazhdon...



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar Fritz Radovani: Pse na quejti Hrushovi ''Narodnij musliman''?!... Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla S.J. Fritz Radovani: Gjenocidi komunist Fritz Radovani: Çfarë besimi je ti?...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora