E enjte, 28.03.2024, 03:49 PM (GMT)

Mendime

Përparim Demi: Superlativa në fjalorin e politikës shqiptare

E shtune, 01.10.2011, 04:57 PM


Superlativa në fjalorin e politikës shqiptare

 

Nga Përparim Demi

 

Lexova sot artikullin ” Vizita në Nju Jork, Berisha: Promovuam arritjet dhe sukseset e Shqipërisë, koorporatat amerikane shfaqën interes për investime”1  i cili me kujtoi stilin e gazetes ”Zëri i Popullit” të para 90 – tës. Në kontekst më ranë në sy shprehjet:

- Shqipëria një super fuqi e vogël energjetike,

- Lobimi me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e Kosovës

- Në Shqipëri rezulton një vullnet i hekurt

- Presidenti Obama - një pritje më madhështore

Kështu mbureshim dikur – diga e hidrocentralit të Komanit më e larta në botë e këtij lloi, ose – populli shqiptar më i lumturi në botë, E.H. burri i shtetit më i forti në botë, më i bukri në botë, e sa e sa broçkulla të tilla dëgjonim përditë. Aq shumë mburje dëgjonim sa na u pështirosën dhe nuk donim ti dëgjonim kurrë më.  Kokëboshët mburen, thoshin të vjetrit. Kush i ndjek gazetat shqiptare është familjarizuar me tonin superlativ të lavdërimeve të pozitës dhe tonin agresiv të opozitës. Më lind një pyetje – a nuk mund të sillemi dhe të shprehemi si njerëz normal, pa u mburur dhe pa ofenduar të tjerët. Pse mjaft politikan shqiptarë ndjejnë nevojen të mburen apo të ofendojnë?

            Zhvillimet pozitive ekonomike të Shqipërisë në vitet e fundit nuk duhet të jet arsye për mburje. Ato duhen evidentuar, publikuar për të informuar njerëzit lidhur me progresin dhe stadin e zhvillimit që ndodhemi, por duhen raportuar korekt pa hiperbolizime dhe pa mburje. Duhet me u lënë vënd të tjerëve të thonë fjalën e mirë për këto arritje të Shqipërisë. Nga ana tjetër ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sa mbrapa jemi në krahasim me vëndet e zhvilluara, sa mangësi kemi, sa boshllëqe etj., pra jemi në një fillim të mbarë por të vonuar. Për ta ilustruar pak idenë lidhur me mburjen shqiptare, po ju tregoj një ngjarje të femijërisë time. Në lagje, pranë stadiumit Dinamo, kishim një atlet, Kutbi Dajçi, i cili ishte sportist por dhe punonte si portjer në ditët e ndeshjeve, priste biletat. Si atlet ishte mjaft i dobët por kishte një vullnet të çuditshëm. Punonte shumë por pa rezultat.

            Një ditë kur mbaroi gara atletike e 3000 metërshit, ne kalamajt për ta ngacmuar u hoqëm sikur nuk e dinim rezultatin, dhe e pyetëm Kutbiun – i sati dole ? Ai u ngref dhe na u përgjegj – i treti. Atehere na doli në shteg – po sa atlet morrën pjesë? Tre – tha Kutbiu dhe iku pa kthyer kokën. Pra kur e pyetëm, nuk na tha qe në fillim se doli i fundit, por i pëlqeu të mburrej pak. Já mbajtëm këtë shprehje avaz me vite, bile hyri në fjalorin tonë të lagjes shprehja – si dole, si Kutbiu i treti? Unë kam bindje të plot se shqiptarët janë krijues dhe puntorë, kështu që është mëse normale që me tju krijuar kushte të favorshme, ekonomia shqiptare lulzoi, Kjo është meritë e Qeverisë dhe Kuvendit shqiptar, të cilat ofruan klimën e duhur për këtë zhvillim. Një fazë të tillë kemi patur dhe më parë, me specifikat e veta të kohës dhe regjimeve të kaluara. Kështu mund të përmëndim periudhën e viteve 30 të shekullit të kaluar, ose të viteve 60. Diferenca qëndron në atë, që në vitet 30 të shekullit të kaluar dhe tani të këtij pesvjeçari të fundit që po jetojmë, burimi i zhvillimit u bë orientimi legjislativ liberal dhe konjuktura ndërkombëtare, ndërsa në vitet 60 ishte kredia kineze dhe puna e detyruar që krijuan kushtet e realizimit të investimeve.

          Një dallim i madh kanë investimet e sotme me ato të periudhës së kredis kineze. ”Investimet kineze” po i quaj, nuk ishin të orientuara drejt efiçiencës, nevojave të tregut, apo rritjes së mirqënies, ato ishin të diktuara nga politika makroekonomike e gabuar dhe populizmi. Sot po ndërtohet një ekonomi e shëndosh, e orientuar  mirë nga tregu dhe nevojat e tij, por kjo nuk duhet të ndërpritet.

Ajo që unë e quaj rezik në këtë moment, është vetkënaqësia. Nëse ekonomia e Greqisë po shkon keq, kjo nuk është merrita jonë, është problemi i qeverisjes së keqe të tyre dhe fatkeqsia e popullit fqinj, ne duhet të nxjerrim mësime. Kjo situat nuk duhet të na kënaqi përkundrazi duhet të na bëjë të kujdesshëm, pasi duke qënë një vënd i vogël ekuilibri ynë ekonomik është shumë i brishtë, rëzohet shpejt ashtu siç dhe u ngrit shpejt. Entuziazmi i tepruar krijon kushte për situata kontradiktore dhe çmobilizim.

Reziku i kthimit mbrapsht nuk ka kaluar akoma, do duhen gjenerata vazhdimsie që të konsolidohemi si shtet, si popull dhe si komb. (Bukuresht, 26.09.2011)

 



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora