E premte, 19.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Intervistë me Ministrin e Diasporës zotin Ibrahim Makolli

E shtune, 01.10.2011, 05:58 PM


INTERVISTË ME MINISTRIN E DIASPORËS ZOTIN IBRAHIM MAKOLLI

 

Kthimi i trurit në vendlindje është prioritet

 

Prioritetet e Ministrisë së Diasporës si rritja e nxënësve në mësimin plotësues, hapja e qendrave kulturore dhe kthimi i trurit, janë plane mjaft inkurajuese në ruajtjen e identitetit dhe lidhjet e tyre me Kosovën. Informimi i drejtpërdrejt me mërgimtarët për hallet dhe problemet e tyre, dëgjimi i ideve do të itensifikohen më shumë, që investimet e tyre t’i japin një shtytje të fortë zhvillimit ekonomik.  

 

Intervistoi: Ramiz Selimi

 

Ju lutem z. Minister, na tregoni se cili ishte qellimi i vizitës suaj në Austri?

 

Janë dy qellime kryesore që me shtynë të marrë këtë vizitë në Austri, si dhe vizita tjera të shumta në vende te ndryshme ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. E para, vizita në Austri u bë me ftesën zyrtare nga “Volkshochschule” Linz , e natyrisht meritor për këtë është bashkëmbesja jonë që punon aty, zonja Ardiana Sherifi. Kam pasur takime të shumta zyrtare si në Vjenë me sekretarin e shtetit Andreas Schider, ashtu edhe në Linz me nënkryetarin e landit Josef Ackerl  si dhe takime tjera me persona përgjegjës në integrimin e të huajve. E dyta, duke e ditur kontributin e madh të mergatës  në vazhdimësi për lirin e vendit, është koha që ne t’i dalim në ndihmë ketyre njerzëve në menyrë institucionale. Dëshiroj t’i dëgjoj hallet dhe nevojat e tyre, t’i informoj qytetarët për të drejtat dhe obligimet e tyre, si dhe t’i identifikoj kërkesat e tyre. Ministria e Diasporës është formuar pikërisht për këtë qellim. Shpirtërisht ndjej nevojë për identifikimin e problemeve dhe eleminimin e tyre. Duke pasur parasysh faktin, që mërgata ndihet e lënë pas dore dhe e zhgenjyer, një nga detyrat primare në punën time është bashkëpunimi i fort me diasporën. Në suazat e mundësive dhe kompetencave, do të përpiqem maksimalisht, pa e kursyer kohën dhe mundin, të jemë në shërbim të funksionit tim dhe sa më afër njerëzve tanë. Mërgata jonë ka nevojë shumë më shumë për kujdes, ne, si përfaqësues të shetit dhe të popullit, kemi formuar Ministrinë për qytetarët tanë, që të kenë një adresë. Në këtë kontekst mbajta takime me qytetarët tanë si në Vjenë ashtu edhe në Linz, dëgjova problemet, hallet dhe brengat e tyre. U pa qart se diaspora jonë ka nevoja të natyrave të ndryshme sic janë:arsimimi plotësues në gjuhën shqipe, procedurat administrativo-juridike, pajisja me dokumentacione udhëtimi, legalizime, mbrojtje të interesave të tyre para organeve  etj. Këtu duhet përmendur edhe dimesionin bilateral, ekonomik, kulturor, arsimor dhe shkencor, e veçanërisht, domosdoshmerinë e informimit mbi rrethanat aktuale në vend, si dhe motivimin e bashkatdhetarëve për investimin e kapitalit të tyre në atdhe, pasi që një qasje e tillë do të mundësonte përshpejtimin e kthimit në vendlindje. Ministria e Diasporës do të jetë një urë lidhëse ndërmjet Mergatës dhe Kosovës. Do të shërbejë si koordinatore e të gjitha veprimeve institucionale në Kosovë në raport me diasporën. Thjesht, tashmë diaspora ka një adresë të saj, e cila do të jetë e gatshme që t'i përgjigjet secilit interesim veç e veç të mërgimtarëve. Ky ishte edhe qëllimi i vizitës sime në Austri.

 

Keni pasur disa takime në shtete të ndryshme me bashkëatdhetarë, na thuani se cilat janë përshtypjet e para nga kontaktet me ta?

 

Këto vizita po na shërbejnë që të bëjmë një vlerësim real mbi gjendjen e mërgimtarëve tanë në shtete të ndryshme.Është interesant fakti se gjendja e tyre si integruese ashtu edhe  avancimeve dallon nga shteti në shtet, në disa vende kanë arritur rezultate te mira ne zhvillimin e tyre, e në disa vende tjera ?alojnë.Në shumicën e vendeve ku jetojnë qytetarët tanë nuk ka politika diskriminiuese ndaj tyre, ata janë të inkuadruar në jetën politike dhe të biznesit. Krahasuar me vitet e mëparshme, sot konstatohet një përparim i dukshëm në pikpamjen e organizimit të diasporës shqiptare në shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu  shqipëtarët nga të gjitha viset shqiptare. Fillimisht, njerëzit tanë ia mësyenin rrugës së kurbetit për të siguruar kafshatën e gojës dhe as që paramendonin se shumica prej tyre do të mbeten tërë jetën në mërgim. Mirëpo, më vonë, me ndryshimin e rrethanave socio-politike dhe ekonomike në rajonet tona, qytetarët tanë vazhduan qëndrimin dhe punën në shtete të ndryshme, duke i sjellur edhe familjet e tyre. Kështu sot kemi një mërgatë më të konsoliduar dhe relativisht të integruar, për të cilën dëshmojnë edhe aktivitetet e bujshme kulturore, arsimore dhe shkencore të shoqatave dhe individëve. Sot kemi një pjesë të shkolluar që është konkurrente e barabart me vendasit. Për këto të fundit, meritë të pakontestueshme kanë të gjithë bashkatdhetarët tanë, qofshin punëtorë, intelektualë, gazetarë e studentë, të cilët pandërprerë japin kontributin e tyre në promovimin e vlerave kombëtare.

 

Zoti Minister nga deklaratat dhe intervistat tuaja jeni mjaft ambicioz në planet tuaja. Na i tregoni prioritet kryesore të Ministrisë së Diasporës?

 

Planet qe i kemi vendosur edhe ato si prioritet e di që nuk mund të realizohen brenda natës, e as në një periudhë afatshkurtër. Këto janë politika afatgjate që duan kohë dhe durim. Ne si Ministri i kemi planifikuar tri prioritete kryesore, e para: Mesimi plotësues në gjuhën shqipe, i cili është faktori kryesor në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqipe, e dyta, Hapja e qendrave kulturore në qytetet ku janë të akumulluar shqiptarët, do të koordinojë organizimin  e aktiviteteve kulturore dhe sportive, do të ndërlidhë mërgaten me vendlindje, do të identifikoj potencialin real të tyre. Sikur dihet 1/3 e popullsisë jeton jashtë vendi, Kosova është e ineteresuar të kujdeset për njerëzit e vet,me këto prioritete synojmë që diaspora të ruaj identitetin e vet, të mbajë gjallë lidhjet dhe e treta, Kthimi i trurit në vendlindje, që ka për synim shfrytëzimin e këtij potenciali të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.Mërgata jonë është faktor në këto vende ku jeton. Është shquar suksesshëm në shumë prej këtyre vendeve, në fusha të ndryshme, si në: shkencë, teknologji, arsim, kulturë sport etj. Prandaj, mendoj se duhet hartuar strategji të atilla dhe ne po përpiqemi tashmë në hapa të parë të ndërtimit të këtyre strategjive, ta inkuadrojmë në të gjitha proceset në vend edhe këtë kapacitet që e kemi jashtë Kosovës.

 

Mesimi plotësues sic duket do të jetë në qendër të vëmendjes suaj. Duke e ditur se një pjesë bukur e madhe e prindërve heziton t’i dergojë femijët në mesimin plotësues për shkaqe të ndryshme dhe një pjesë e tyre jetojnë në pjeset rurale. A keni menduar se si do të arrini t’a ndryshoni këtë gjendje?

 

E ?mojmë shumë kontributin e të gjithë atyre që kanë dhënë ata për vite me radhë në mbajtjen e mësimit plotësues, si mësimdhënesit ashtu edhe familjet. Familja ka një rol jashtëzakonisht të rëndesishëm në këtë drejtim. Disa familje nuk po tregojn përkushtimin e duhur për të dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues. Po shohë mundësin e modaliteteve të bashkëpunimit me vendet mikpritëse për prindërit që hezitojnë dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Jemi duke biseduar që për shtesat e fëmijve në vendet mikpritëse të kërkohet një vërtetim që fëmiu është duke mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Në të vertet ne do të zhvillojmë politika të atilla që do të vetëdijësojn qytetarët tanë për rendësin e mësimit plotësues në gjuhen shqipe. Do të fillojmë me ?ertifikimin e mësimdhënesve të rinj,pastaj do të mbajmë tryeza informative. Gjithëashtu do të shohë modalitetin e ndonjë ligji, i cili në një formë apo tjetër do t’i obligoj qytetarët t’a ndjekin mësimin plotësues.

Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht që në mënyrë institucionale të bëj zgjidhjet e mësimit plotësues për qytetaret e saj ne vendet e Evropës perëndimore.

 

Ofertat tuaja të vazhdueshme për studentet Kosovarë, atyre duke u hapur deren që të kontribuojnjë në Ministrinë tuaj, për ata student të bashkëatdhetarëve që kanë arritur të përfundojnë studimet jashtë. A mendoni t’u jepni  përgjegjësi në ndonjë dikaster për të futur frymë dhe mentalitet europian në qeveri, apo ?ka mund të na thuani në këtë drejtim?

 

Ne po shqyrtojmë dy forma për mundësinë e angazhimit të tyre në Kosovë. Ata duhet të jenë drejtpërdrejt të kyqur në politikbërje, duke u afruar atyre mundësin e kyqjes në Ministrinë e Diasporës, duke sjellë mentalitetin dhe mënyrën e punës nga vendi ku jetojnë. Kemi një numër të madh që kanë studiuar në vende të ndryshme, të cilët garantojnë zhvillimin e sigurtë ekonomik të Republikës së Kosovës, duke i kyqur ata në menaxhment dhe sfera tjera me rëndesi. Por edhe ata persona të mirë shkolluar mund të kontribuojnë në forma tjera duke u angazhuar në periudha kohore mujore, tre mujore, gjashtëmujore apo edhe për një periudhë një vje?are në Ministrinë e Diasporës. Ministrija e Diasporës është e hapur ?do kohë për të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen dhe të punojnë në Kosovë.

 

Si paraqitet sot situata politike dhe ekonomike ne Kosovë? A kanë gjetur mbështetje reformat politike dhe ekonomike në vend per të thithur investitoret nga diaspora dhe ata te huaj?

 

Gjendja ekonomike dhe zhvillimi i saj është me rëndesi jetike për të gjithë. Qeveria është duke bërë maksimumin për të ndryshuar këtë gjendje ekomomike që kemi tani. Tani pasi është zgjidhur statusi i Kosovës, prioritet i qeverisë është zhvillimi ekonomik. Qeveria është duke hartuar një pako legjislative për krijimin e mundësive të mira, jam i bindur që ato do të jenë më të mirat për investime së pari për mërgimtaret, e pastaj edhe për të huajt. Krijimi i këtij ligji ju siguron të gjithëve një siguri të plot në investimet e tyre. Pastaj ne parashohim organizimin e një tryeze me Kompanit dhe mërgimtarët që kanë kapacitet dhe vullnet për të investuar në Kosovë. Këtu ne synojmë të identifikojmë mundësit dhe format e investimeve, lidhjet e komunitetit me kompanit vendore, marrja e ideve nga ta për permirësime të vazhdueshme.

 

Përvec problemeve me karakter politik që ka Kosova, sipas investitorëve të huaj dhe mërgimtarëve tanë edhe qeveria është shumë herë pengesë në implementimin e projeketeve të ndryshme ekonomike. Si mendoni t‘i eliminoni këto pengesa për tërheqjën e sa me shumë investitorëve nga jashtë, duke e ditur se deri me tani janë bërë përpjekje për të joshur investitorët edhe me organizime të konferencave të ndryshme në qytete europiane, por pa sukses. Si është menduar një gjë e tillë te menaxhohet?

 

Një pjesë e infrastrukturës ligjore në Kosovë, që nuk shihet e favorshme nga biznesi në krahasim me shtetet e rajonit do të permirësohet. Kjo pjesë do të eliminohet me një pako ligjore që parasheh eliminimin e burokracisë së tepruar që ka penguar deri me tash investitoret potencial në një formë apo tjetër. Me këtë ligj rregullohet nxitja e investimeve të huaja dhe të zhvillimit ekonomik e politike të Kosoves, si dhe  inkuadrimit të saj në rrjedhat e kembimit ndërkombëtar, në rritjen e eksportit dhe forcimin e aftësis konkuruese të ekonomis kosovare. Nxitja e investimeve në kuptimin e këtij ligji është system i masave nxitëse dhe lehtësimeve (favorizimeve) tatimore dhe doganore. Masat nxitese, favorizimet tatimore dhe doganore të rregulluara me këtë ligj kanë të bëjnë me investimet ne veprimtarit ekonomike.

 

Si e shikoni perspektivën e Kosoves në të ardhmen, të themi pas 10 vitesh?

 

Kosova ka perspektivë Europiane. Vendi ynë ka shënuar përparime në shumë fusha që prej pavarësimit të saj, tani ne jemi duke  përmbushur  standardet për integrime evropiane, kjo është perspektiva e republikës së Kosovës. Periudha e ardhëshme do të jetë jetë me plot sfida. na pret një punë e madhe sepse periudha në vazhdim nuk do të jetë e leht.E themë këtë për shkak të gjendjes së sotme dhe shumë problemeve që janë grumbulluar me vite të tëra .P.sh. hapja e vendeve të punës do të jetë një nga problemet më të mëdha që do të kemi, kur e dimë që në vit diku rreth 35.000 punëtorë i shtohen tregut të punës, nese e llogaritim perudhen 10 vjeqare i bjen se tregut të punës do t’i shtohen 350.000 punëtorë. Jamë i bindur se këtu mërgimtarët do të luajnë një rol të rëndesishëm me investimet e tyre duke hapur vende të reja të punës. Garant për perspektiven optimiste të kosovës janë edhe mërgimtaret që me investimet e tyre do të sjellin mentalitet dhe kulturë europiane.

 

Një pyetje personale z. Minister për ju. Na tregoni se cili është suksesi më i madh në karrieren tuaj politike dhe ?ka pretendoni në të ardhmen?

 

Sukseset tona individuale janë suksese të popullit. Është heret të flitet për suksese personale. E vlerësojë si sukses angazhimin tim për lirin e shtetit të Kosovës, e ndiej veten të lumtur që pata mundësin të japë kontributin tim në krijimin e këtij shteti dhe do të japë akoma deri në konsolidimin e tij të plot. Unë themë se të gjitha ato që janë suksese në shtetbërjen e Kosovës, do të maten si suksese të përgjithëshme. Koha le t’a dëshmojë punën dhe meritën e secilit. Me veprimtari kamë filluar në moshen 18 vjeqare. Angazhimi dhe përpjekjet e mija kanë qenë të fokusuara në lirin e vendit dhe konsolidimin e tij. Shteti i Kosovës ka nevoj për shumë gjëra, unë mendojë që mund të kontribuojë shumë në zhvillmet e ardhëshme në mënyrë që qytetarët Kosovar të krenohen me shtetin e tyre.

 

Një mesazh për qytetarët tanë në diasporë?

 

Shfrytëzojë rastin përmes gazetës suaj “Bota Sot” të përshendes të gjithë mërgimtarët kudo që janë, në ve?anti i siguroj ata, se do të angazhohem maksimalisht në kërkesat dhe nevojat e tyre. Gjithëashtu jap një mesazh që angazhimi im i plot do të fokusohet në ruajtjen e identitetit, në ve?anti të gjeneratat e reja që të mos shndrrohemi në një popull të tretur. Ministria e Diasporës do të jetë tërësisht në shërbimin tuaj, do të mbaj lidhjet me ju, do të dëgjojë problemet dhe hallet e juaja si dhe do të marrë ide nga ju. Mergata ishte e pambrojtur atëherë kur nuk kishim shtet, tani ju e keni një adres që do të përkujdeset për ju. Ministria e Diasporës është formuar vetëm për ju dhe do të jetë në sherbimin tuaj ?do kohë.

 

Ju falënderojmë edhe njëherë z.Minister për kohën që ndatë për ne

 

Ishte kënaqësi  e imja.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora