E premte, 19.04.2024, 12:11 PM (GMT+1)

Shtesë » Shkenca

Jahja Koka: Mbi lajmin e identifikimit të neutroneve që lëvizin më shpejt se drita

E shtune, 01.10.2011, 05:58 PM


MBI LAJMIN E IDENTIFIKIIT TË NEUTRINOVE QË LËVIZIN MË SHPEJT SE SA DRITA

 

Nga Prof. Dr. Jahja Koka, anetar nderi i IASH

jkokaj@yahoo.com

 

U përhap me shpejtësi lajmi se në një nga eksperimentet e fundit në Cern u vertetua se shpejtesia e lëvizjes së neutrinove është më e madhe se sa ajo e dritës.

Ky lajm senzacional gjeneron emocione shkencore nga se poqese vërtetohet shpejtësia më e madhe se e dritës do të kalonin kufirin e torisë speciale të relativitetit. Nese një gjë e këtillë ndodh, atëherë jo vetëm labilizohet terorija në fjalë, por e tërë shkenca moderne, e bazuar në elektrodinamikën relativistike, duhej të rishkruhej. Kjo do të thotë se të nisemi nga e para në pjesën ma të madhe të diturisë piramidale shkencore të ndërtuar për afro një shekull. Një termet i këtillë shkencor, një rrenim e tërë asaj nohurie kolosale që u ndërtua në shkencën moderne, nuk do të ketë vetëm karakter l’artpourlartistik, por do të ishte një tronditje në jetën shkencore dhe praktike jetësore në botën bashkëkohore.

Unë e kuptoj që qëllimi i shkruesit të lajmeve është që ato të duken sa më tepër senzacionale që leueshmëruia të jetë sa më e lartë. Sidomos befasitë e këtilla janë të pritsheme në Experimentet e  Cernit. Së fundi, që në fillim pritej që mosverifikimi i ekzisetncës së Bosoneve Higgs, do të impunonte një rifillim që nga themeli, mbi ndërtimin dhe kuptimin e materjes, Univrestit, filimit dhe përfundimit të tij. Pra në këtë ambjent psikologjik të lidhur me eksperimentet e Cernit,  lajmet befasuese janë lehtësisht të pranueshme.

Por t’i kthehemi shpejtësisë ma të madhe se ajo e dritës së neutrinove për të cilën sot mendohet në mënyrë senzacionale. Mendimi im është se është tepër herët të mendohet që teorija speciale e relativitetit u rrënua. Konstanta absolute - shpejtësia e dritës e cila pati dalë si konsekuencë e Experimenteve të Michelsonit dhe Morlit, akoma është e padiskutueshme.

Për të ju sqaruar lexueseve që nuk kanë njohuri për kuptimet se çfarë janë neutrinot, të ju them se ato janë grimca të paelektrizuara. Deri tani njihen 3 lloje neutrinosh. Neutrinot elektronike të cilat prodhohen si rezultat i zbërthimit beta , mju- neutrinot të cilat prodhohen nga zbërthimi i mioneve (detektore për matjen e mioneve është në Kuvajt, ku gjendet njëra nga 4 qendrat botërore me të cilat parashihen stuhite manjetike diellore dhe prognozohet moti hapësinor) dhe Tau-neutrinot, të cilat janë grimca me masë të madhe.

Menjëherë të ju themi lexueseve të nderuar, që përjashtohet çdo mundësi që njëra nga këto tri lloje neutrinosh, të cilat gjithësesi kanë masën e tyre, mund të lëvizë me shpejtësi të drites.

Tani duke bërë spekullime të mundshme shkencore, lejohet mundësia që të jetë zbuluar një lloj i 4-të i neutrinove, të cilat deritasni ishin të panjohura. Kjo mundësi nuk përjashtohet. Por të theksojmë në menyrë të veçantë që neutrinot që ndoshta janë të zbuluara tani?- ato gjithësesi nuk duhet të kishin masë. Pra të theskoj atë që me mijëra e mijëra herë theksohet në shkencën moderne që lëvizja e masës me shpejtësi të dritës edhe e pamundur.

Neutrinot e reja, nëse konformohet se zbulohen, do të ishin grimca të pamasë. Në këtë rast edhe sipas terorisë special të relativitetit, nuk përjashtohet mudësia e lëvizjes së tyre me shpejtesi të dritës.

Të ju vej në dijeni, lexuesve të nderuar, që këtu nuk kemi të bëjmë me akcelerimin e grimcave. Siç e dini, akceleratori bën të mundur shpejëtsimin e grimcave, por ato gjithësesi janë të elekrizuara, dhe pasaj në akceleratorin e Cernit ndeshen apo bëhet kolizioi i tyre. Ndaj edhe Akceleratori i Cernit quhet edhe Hidron Collider. Në rastin konkret, neutrinot nuk akcelerohen në mënyrë eksperimentale. Ato, si duket, janë prodhuar dhe pastaj larg në territorin e Italise janë detektuar. Duke ditë distancën 730 km dhe kohën e levizjes është matë shpejtesia e tyre.

Por dua të vej në dije të juaj vështersitë e këtij eksperimenti dhe gabimet të cilat është shumë e pritura të ndodhin. Të ju vej në pah se detektimi i neutrinove është punë e Sizifit. Të ju them që nga 10 x 10 në fuqinë e 14 te beta, neutrinove që në çdo moment vijnë mbi kokën tonë në çdo cm katror të sipërfaqes tokësore, detektohen vetëm dhe vete 2 deri në 3 sosh. Është e panevojshe të përshkruaj detektorin, i cili konsiston me tona ujë e detekorë mjat compleks. Por meqë thonë se detektuan dhe matën shpejtësinë  në fjalë, te pranojme, se e kane bere. Por shepejtesia e tyre, thone ne kete eksperiment, ishte rreth 6 m/s përtej shpejtësisë së drites.  Nëse krahasohet kjo shpejtësi me 300 000 km/sek del se ky rezultat mund të jetë edhe brenda gabimit,  i cili, siç dihet, në metrologji është i pashmangshëm.

Në vitet e ‘70-ta, Prof. Marshak dhe  Prof. ECG Sudarshan patën prognozuar ekzistencën e tachioneve, grimcave të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa të dritës. Por akoma kjo mbetet vetëm terori e paverifikuar.

Si përfundim: Nuk përjashtohet mundësija e akzistencës së neutrinove, të cilat lëvizin me shpejtesi më të madhe se sa të dritës, por nëse vërtetohet ky eksperiment, i cili është akoma nën një skrutinim serioz të shkencës botërore, ato neutrino nuk do të kenë masë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora