Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Dialog i vështirë dhe i papërspektivë

| E premte, 30.09.2011, 09:04 PM |


Dialog i vështirë dhe i papërspektivë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

 Ka kaluar një kohë nga iniciativa për dialog teknik me Serbinë,e shtruar në tavolinën për bisedime  në Bruksel, duke u përpjekur të gjenden zgjidhjet për çështjet “teknike” në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Themi “teknike “ sepse këto bisedime janë në një farë forme edhe politike . Në këtë fushë pas shumë mendimeve dhe sygjerimeve nga Bashkësia ndërkombëtare  (BE-ja , SHBA-ja, sidomos) u arrit që të zhvillohen këto bisedime, nën udhëheqjen e BE dhe SHBA-ve. Qeveria e Kosovës , mendoj se nuk ishte sa duhet e përgatitur dhe e vetdijshme se këto bisedime janë të vështira dhe pa një perspektivë , prandaj është dashur të mendohet dhe të punohet me kujdes dhe njohuri, duke harmonizuar qëndrimet edhe me partitë të tjera opozitare,sepse me Serbinë është e pamundur të pajtohesh me disa kerkesa dhe sjellje (ndërhyrje) të paarsyeshme të saj gjatë bisedimeve. Prandaj në këtë fushë pati mjaft kundërshtime nga opozita por edhe të tjerët të cilët fajsojnë qeverinë për deshtime dhe  ecurinë e këtyre bisedimeve . “Vetvendosja , si zakonisht kundërshton me të madhe dialogun me Serbin. Tani së fundi edhe partia e parë opozitare (LDK-ja) nuk pajtohet për vazhdimin e dialogut me Serbinë. “Vetvendosja” disa herë ka kundërshtuar me ndërhyrje dhe  sjellje të pahjeshme, sidomos me rastin e hyrjes se mallrave të Serbisë në Kosovë nga Serbia .Mendoj se këto mallra  me mënyrën si kanë hyrë duhet kundërshtuar , por jo në mënyrën e veprimit të disa antarëve të “Vetvendosjes”. Në këtë fushë Serbia është duke mospërfillë ecurinë e vendimeve të marra ,më parë , në mes të dy delegacioneve për tregti, mallra  dhe reciprocitet …

           

Largimi i barrikadave është veprim i pashmangshëm

 

Në fillim, këto bisedime, sikur moren një kahe që do të ndihmonin në zgjidhjen e problemeve (teknike) të grumbulluara, sidomos  për veriun, ku krimi i organizuar dhe kontrabanda po zhvillohet pa ndonjë pengesë të veçantë, me vite të tëra. Kështu vendi ynë po humb miliona në fusha të ndryshme, në veçanti në atë doganor. Prandaj aksioni i Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit në pikat doganore ka qenë i drejtë, por i vonuar. Për këtë arsye edhe me vështirësi po ndërmerren hapa për zgjedhjen e këtyre problemeve, sidomos në pikat doganore  1 dhe 31 ku kohë më parë pati sulme të armatosura nga ekstremistet serbë, me plagosjen e 4 ushtarëve të KFOR-it, por edhe të disa protestuesve serbë . Pastaj rrahja e shqiptarëvë në vendpune-pastrimin e lumit Ibër është një ngjarje e veçantë e krimit të organizuar dhe të papenguar në këtë pjesë të vendit… Brengos edhe fakti i barrikadave me të cilat është paralizuar qarkullimi i lirë. Bajram Rexhepi, Ministër i Brendshëm ka thënë se largimi i barrikadave është  veprim i pashmangshëm, pasi që ato  e bllokojnë  lirinë  e lëvizjes për njerëzit dhe për mallrat dhe se çdo veprim do të koordinohet me KFOR-in dhe me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX-in”…Mendoj se lirimi i 13 shoferëve të kamionëve që barten materjal për bllokimin e rrugëve është pak i ngutshëm. Ata (Shoferët) kanë kaluar ilegalisht në një shtet tjetër duke cenuar sovranitetin e shtetit dhe duke ndihmuar në bllokimin e rrugëve në këtë pjesë të vendit…

                        

Pse delegacioni serb kundërshton dialogun

 

 Delegacioni serb ka kundërshtuar vazhdimin e bisedimeve  duke kërkuar që në këto bisedime të përfshihen doganat  në pikat 1 dhe 31..Serbia nuk është e fjalës dhe as e mendimit të drejt në zgjidhjen e këtyre problemeve , qofshin ato edhe “teknike “. Ajo pretendon që këto bisedime të marrin kahe tjetër, në statusin e Kosovës, respektivisht të flitet (të bisedohet) për veriun , ndarjen e veriut, statusin për një autonomi të zgjeruar që do të thotë Plani i Ahtisarit- plus . Fatbardhësisht kjo nuk  përkrahet  nga Bashkësia Ndërkombëtare në krye me SHBA-n . Bashkësia Ndërkombëtare i ka treguar qartë Serbisë se nuk ka ndarje të territorit të Kosovës…Prandaj, ne nuk duhet të brengosemi shumë për një iniciativë të tillë të Serbisë, pasi kemi edhe përkrahjen e BE-së dhe SHBA-ve…  Mirëpo Serbia do të “çpurdhë” deri në fund  dhe  nuk dëshiron të dorëzohet, do të  zgjedhë metoda  dhe  forma për një destabilitet në Kosovë dhe më gjerë, duke përkrahur krimin e organizuar, kontrabanden, të cilat me ndihmen e strukturave paralele  cenojnë terësinë territoriale të Kosovës dhe kështu e pengojnë sigurinë dhe jetën e lirë të qytetarit në këtë pjesë të vendit…

               

Ç’farë do të sjellë vizita e Kuperit në Beograd dhe Prishtinë

 

Ndërmjetësi i BE-së, Kuper, i cili ka paralajmëruar se javën e ardhshme  do të vizitojë  Beogradin  dhe Prishtinën ka thënë se  situata  në venkalimet kufitare  në veri të Kosovës nuk është çështje  e dialogut me Serbinë , për çka autoritetet e Beogradit e kanë vënë si kusht për fillimin  e dialogut me Serbinë …Ka pasur takime  të tjera  të cilat kanë sjellë  risi në qëndrimin pozitiv të disa  vendeve  që e kanë kundërshtuar pavarësinë , pra është  një mbështetje  për Kosovën, për sundimin e rendit dhe ligjit , për integrimet euroatlantike “.Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt  me qytetarët në veri, përkundrazi do të jemi pranë tyre  dhe do t’u shërbejmë  të gjithëve . Në të ardhshmen veriu do të integrohet dhe nuk do të lejohet mentaliteti bllokues”, ka thënë  Thaçi…

 Roli i bisedimeve  me Serbinë  është zbehur edhe më shumë, prej shpërthimit të trazirave  në Veri të Kosovës. Mendoj se me Serbinë  nuk duhet të  bisedohet , kështu siq ka filluar, sepse kjo është  vetëm një humbje e kohës, pa perspektive të qartë si  një  lojë e Serbisë . Ajo (Serbia) nxitë trazira  barikadon rrugët , pengon lëvizjen e lirë të qytetart , cenon sigurinë territoriale, organizon protesta masive radikale dhe të dhunshme. Të githa këto nën ombrelen e strukturave paralele të cilat janë burim i të gjitha këtyre ngjarjeve kriminale, prandaj ç’farë logjike është këtu që të bisedohet me ata që krijojnë dhunë dhe destabilizim vendin në këtë reon dhe më gjerë? …

                                 

NATO duhet të reagojë siq ka reaguar

 

Kur protestat kthehen në dhunë  dhe liria e lëvizjes  pengohet, NATO-ja duhet të reagojë  siq ka reaguar”. Liria e lëvizjes duhet të riinstalohet dhe barrikadat duhet vullnetarisht të hiqen për të mirën  e të gjithë njerëzve “…Mendoj se sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është sulm ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, prandaj bisedimet në këto kushte  me Serbinë  duhet të ndërpriten. Më parë duhet vendosur rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Prandaj përkrahja e aksioneve të KFOR-it  dhe denimi i sulmeve  të kriminelëve serbë ndaj ushtarëve  të tij është i domosdoshëm. Në këtë fushë në të ardhshmen sa më të afërtë  nuk duhet të lejohet asnjë hapsirë  që destabilizojnë rendin dhe qetësinë  në Kosovë . Këtu mendoj , më parë të zhbërjen strukturat paralele e pastaj të tjerat vijnë në vendin e tyre …

              

Rusia një kundërshtare e madhe e pavarësisë së Kosovës

 

 Rusia si zakonisht përkrah Serbinë  dhe sjelljet e saja destruktive, prandaj është e shqetësuar dhe e frustruar nga reagimi i KFOR-it duke bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i përmbahen “parimit të neutralitetit”. Rusia është  njëra ndër kundërshtarët më të ashpër të pavarësisë  së Kosovës e cila ka bllokuar edhe planin e Ahtisarit në OKB… Mirëpo megjithë kërkesën për shqyrëtim të ngjarjeve në veri (në pikën doganore në Jarinjë)  në KS , një kërkesë e tillë e Rusisë nuk është përkrahur . Rusija me çdo kusht ka ambicje për një destabilizim të këtij reoni dhe më gjerë …