E premte, 29.03.2024, 06:20 AM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Një udhëheqje e re me vizion të ri

E enjte, 29.09.2011, 01:58 PM


Një udhëheqje e re me vizion të ri

 

Shkruan : Shaban Peraj

                        

Tashme është e qartë për çdo qytetarë të Ulqinit se ajo që pritej me arsye  rreth ndërrimit të pushtetit lokal u bë realitet në seancën e parë të jashtëzakonshme, mbajtur më 22 shtator 2011, ku u zyrtarizua struktura e re udhëheqëse me zgjedhjen për kryetar të Kuvendit të Ulqinit, z. Milazim Mustafa dhe kryetar të Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu. Vet mënyra se si veproi struktura e kaluar bëri që struktura e re e sapozgjedhur të japë shpresë se në politikën shqiptare gjërat mund të vihen në vend në bazë të mbështetjes nga ana e popullt, e jo sipas mendjeve të dizajnuara për të qenë të pazëvendësueshëm. U mbyll një cikël transitor i kalimit të pushtetit lokal me çka u dëshmua se nuk mund të ketë më koalicione të dala rastësisht në luftën për poste e karriga , pa pasur parasysh interesat e qytetarëve e duke krijuar imazhe se me ardhjen në pushtet do tu takojnë të gjitha privilegjet. Pas debaklit që pësuan të deritashmit, janë të kota bisedat, arsyetimet, megjithatë, duhet kuptuar prapavija e tyre politike dhe mesazhet e dhëna rreth shkaqeve e arsyeve që sipas tyre sollën shpërbërjen e vjetër të koalicionit jo të natyrshëm. Nuk ka më asnjë dyshim se të larguarit nga pushteti lokal i Ulqinit më shumë se të merren me shkaqet pse ndodhi kjo duhet të analizojnë shkaqet se përse e kanë humbur këtë betejë, arsyet e humbjes janë shumë komëplekse dhe gjithësecil mund të ket argumentet e veta, por kjo u takon vetëm atyre. Kjo edhe një arsye më shumë se risitë ndodhin në raset kur qytetarëve u është zënë fryma në qytetin e tyre dhe të njëjtit nuk patën asgjë në dorë për të projektuar të ardhmen ku ata jetojnë. Risia ndodhi dhe tani udhëheqësisë së re i mbetet shumë punë për të bërë, me çka duhet besuar në aksionin e tyre politik dhe me mendjen intelektuale të kthejnë besimin e shpresën e qytetarëve për zhvillim e prosperitet të Ulqinit.

Tani çështja është çka pas kësaj? Qytetarët e Ulqinit u shpërblyen me një garniturë të re udhëheqëse, garniturë e cila premton së pari stabilizim politik, mirëqenie ekonomike e sociale për të gjithë ata që ia duan të mirën qytetit të tyre. Këtë e tha edhe vet Kryetari i sapoemëruar i Komunës, z. Nazif Cungu duke kërkuar bashkëpunim me të gjithë, me qytetarët, me aktivistët, me intelektualet e biznesmenët, duke u bërë apel të hapur për kthim në një frymë të re politike që e kërkon koha dhe momenti. Si fillim duhet të besojmë se premton shumë koalicioni heterogjen i përbërë prej shumë subjekteve politike këtu në Ulqin, duke e ditur se kështu është edhe struktura e popullatës në tërë komunën. Këtë nismë e morën partia Forca e Re Demokratike-Forca, dega e Anës së Malit nga radhët e UDSH-së, Lëvizja qytetare-Perspektiva, të ndjekur pastaj edhe nga subjekte të tjera politike. Shumica prej tyre ka vite që merren me politikë dhe janë shumë të interesuar se si po ec vendi i tyre, si zhvillohet dialogu në mes palëv, si do të rregullohen problemet e pazgjidhura dhe çka duhet bërë nesër. Tani duket se janë mbushur kushtet për të bërë një hap përpara drejt mirëqenies së qytetarëve për të bërë tonat minutat, ditët dhe javët, e për të shijuar kënaqësinë e saj. Koha premton ca gjëra për të sotmen e të ardhmen, atë sigurisht se do ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë këta që i kanë dalur zot punës në udëheqjen lokale të Uqinit.

Këtu u arritë një dialog politik i cili do të funksionojë me mendime të reja nëpërmjet shkëmbimit të ideve, përforcimit të besimit të ndërsjellë dialogues, gjë që është bazë e komunikimit në një shoqëri moderne. Me këtë veprim i kthehet dinjitet qytetaritr, i jepet shpresë e besim atij se diçka e re  po ndodhë në këto anë. Qytetarët janë një fuqi e jashtëzakonshme demokratike, janë votues dhe vota e tyre sjellë ndryshime, ndaj ata duhet kuptuar si poencial me ndikim politik dhe është pikërisht kjo që solli ndërrimin e pushtetit vendor. Ardhja në krye të pushtetit lokal të z. Cungu është një e ardhme e re i cili në qendër të vemendjes paraqiti konsensusin e jo konfliktin, me një perspektivë premtuese në qasjen serioze të problemeve që kërkojnë zgjidhje për shoqërinë tonë, për të kapërcyer ndarjen pozitë-opozitë me çka ndjenja e respektit ndaj tyre paraqet një parim që nuk duhet kërkuar vetë. Ndaj veprat e cilitdo duhet shikuar si vepra të përbashkëta për mjedisin ku jetojmë, si shërbime që kemi bërë dhe këto janë detyrë e atij që i ka ngarkuar vetës përgjegjësinë për të udhëheqë komunën e Ulqinit. Për këtë duhet të besojmë se janë hedhu disa hapa që u japinë vlerë mendjes dhe besimit të të tjerëve.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora