E enjte, 25.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Mendime

Drilon Komonaci: Veprimtari asnjëherë serioze

E enjte, 29.09.2011, 02:58 PM


VEPRIMTARI ASNJËHERË SERIOZE

 

Nga Drilon Komonaci

 

Asnjë përparim e ecje të para, qe dhjetë dymbëdhjetë vjetë, në asnjë fushë në këtë shoqërinë tonë. Kur përpiqet dikush diçka del sikur do të rregulloj këtë apo atë fushë, megjithatë, vetëm vendnumëron për të mos thënë, kthim prapa. Si është e mundur që këta njerëz nga Kombet e Bashkuara, me emrin UNMIK, vetëm mbrapshtuan dhe asgjë pozitivisht nuk vepruan. Së pari në fushën e arsimit, reformë u “përpoqën” të bëjnë. Ku është pa kjo reformë ‘pa dy lugë në kroshnije’, pa një rregullim dhe reformim ekonomik e juridik. Dhe në ekonomi mbrapshtimi më i madh u bë bashkë me këta ‘teveqelët’ tanë duke e shitur krejt pasurinë e Kosovës. Dhe sa më shpejt, duke mbetur të gjithë qytetarët në rrugë. Duke shkretuar çdo gjë për jetë të kësaj shoqërie. Veç edhe bythën (ndoshta edhe atë dikush e ka shitur keq), sa për gazin e botës dhe për mjerimin tonë! A mundet me marrë me mend kjo dhe të tjerat qeveri te ne se sa kualifikimi i kuadrove, të mesme, me fakultete, e specialistë të fushave të ndryshme janë të gatshme për punë, ta lëmë atë fuqinë fizike. Kot. Pjesa më e madhe do të mbeten as pa ndonjë punë krahu. Çfarë suksesi e konsiderojnë këto institucione tonat? Këta janë vetë njerëz pa ndërgjegje (pjesa më e madhe) dhe nuk mendojnë se si do ta qelë drita këtë vend të nesërmen. S’bëhet shteti me parti familjare, mëhallësh...me deputet të shërbimeve sekrete. Me reketime të habitshme. Me dhunime njerëzish vetëm në tatime e të tjera. Me padrejtësi të shumta.

 

Bujqësia nisi me gurë e dhé në ara buke

 

Njëherë e mbuluan krejt tokën e punueshme me betonime e hekurishte. Ndërtesa gjigante, si ato në mes të shesheve në qytete. Kush i bëri këto? Ata që janë në pushtet dhe ata që kanë lidhje me ta. Kësaj i thonë korrupsion. Uzurpuan edhe parcela të sektorit shoqëror. Askush nuk mendoi se, me zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë, ndoshta do ta gjenim shpëtimin, apo do të na ndihmonte deri diku gjithë shoqërisë në skamje.

Tash që jemi të pavarësuar, asnjë iniciativë për një ndryshim që do të sillte mirëqenien e njerëzve. Asnjë perspektivë nuk sheh rinia jonë në të ardhmen e afërt. Kush mund të japë përgjigje për këtë. Edhe këta të huajt, nuk dihet, ose donë të na shkatërrojnë tërësisht, ose do të na shpëtojnë dhe qesin në binarë, kush e di kur. Nuk është e qartë. Po dilema më e madhe mbetet te vendorët. Nuk janë këta që do ta bëjnë zgjidhjen për qytetarët dhe vendin. Këta, më shumë janë të interesuar ta plaçkitin krejt çka kanë mundësi dhe ta ruajnë. Të ruhen nga gjyqet evropiane se, vërtet disa ishin edhe vepruan në mënyrë kriminale. Dhe, nuk janë të paktë. Vërtet nuk është dashur që vendin ta qeverisin një parti. Se partitë te ne janë parti të mëhallëve e familjare...Nuk e paskemi dashur atdheun sa është menduar si jemi deklaruar me fjalë.

 

Të mos thuhet të gjitha, po OJQ dhe sindikatat janë pleh!

 

OJQ-t janë pleh sokaku, kudo para dyerve të shtëpive. Sindikatat tona janë simotrat e tyre. Veç bagëlojnë si bagëtitë, veç për interesa të atyre grupeve. A mundën të gjejnë ndonjë planc a zorrë, të mbetjes nga kasapët. Aty ngulën dhe këndojnë në kor për krejt, si thuhet, ‘livadh me lule’. Si korbat e zi. Po t’u hyjmë seriozisht dhe t’i shikojmë çfarë veprojnë këto shoqata? Asnjëra prej tyre nuk del e pastër e për hallin e qytetarit se, në ç’gjendje ndodhet sot. Do shoqata diskutojnë për drejtësi me klube e me qytetarë, vetë pohojnë se krejt në rregull është, nuk në vjen shprehje korrigjimi prej qytetarëve. Flasin për shëndetësi të mirë e pozitive, vetë ata që e udhëheqin, e shërbime shëndetësore nuk ka. Flasin për arsim të shkëlqyeshëm, e arsimin e kanë futur në një degjenerim dhe në një humnerë përmbysëse. Vrasje pa shenjë kë do e kudo. Vjedhje e prostitucion. Narkotizim. Do kanë për sipër t’i udhëheqin kurset pedagogjike për arsimtarët. Të “trajnohen”, thonë mësimdhënësit tanë! Njeriu që nuk ka mundur t’i mbaj orët e veta, i pa aftë me njohurit e lëndës së vet, tash është bërë “trajnues” i mësimdhënësve (!) Çudi pas çudie. Askush nuk i bien në fije, çfarë është duke u vepruar. Flasin për qeveri sikur ajo na ka “kënaq” e ajo veç e varfëron për çdo ditë vendin. Të shumtën, këto OJQ-t e sindikatat janë zëdhënia e Qeverisë dhe institucioneve në pushtet. Asnjëherë për qytetarët...të gjitha gënjeshtra!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora