E premte, 26.04.2024, 12:42 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV)

E merkure, 28.09.2011, 08:00 PM


KLERI  KATOLIK  SHQIPTAR  A  ISHTE

NACIONALIST  APO  INTERNACIONALIST ?..

 

(Pjesa e Katermëdhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Sa e thjeshtë duket si pyetje, aq ma e thjeshtë asht për disa pergjegja!

E kush janë ata disa!?... – Të dijshmit e sotëm! Hape internetin, lexo!...Prof...Dr... Ingj... Docent...leni mos u merr me kryeministra e deputetë...I vetmi vend në Botë që ka pasë fatin me u drejtue prej Dr...prof...doc...kapc...asis...mulla...e sa tituj të tjerë që nuk i kuptoj, se duhet me pasë mbarue universitetet e tyne... Një gja më çuditë: Pse kleri ven vetem At ose Don...e kuptohen se asht i padijshem! Këta “dijetarët” e sotëm venë nga kater tituj e prap nuk po i beson askush se janë aq të dijshem sa me na drejtue. A sheh, pra, se nuk janë titujt, po asht “të tharmt” e trunit që tregon dijen tande. Asht pasunia ose ma e kjartë si shprehje: Asht aftësia me dijtë me e ba tanden até që i takon Shtetit!

Nuk ka pasë shkollë fare Dedë Gjo’ Luli me u permendë edhe mbas 100 vjetësh! Ai ka ndejë si duket me të dijshem e u ba i “squet”...shkoi e u vra për Flamur! Ka me ardhë shumë shpejt një kohë që edhe Deda ka me u rreshtue me shumë të tjerë që kanë pasë zanë kryet e vendit e sot po diskutohen mos me u quejtë as Atdhetarë! E pse? Asnjë nuk kanë dijtë me dallue nacionalizmin me internacionalizmin.., po mos u ngatrroni me até “proletar”, se ai asht tjeter...mandej po na nxirni edhe komunistët tradhëtarë!!

Mos të largohemi nga tema. Deda pra, simbas historisë e dijetarëve që kanë mujtë me tregue budallallekun e Tij edhe ndër libra, tregohet si nacionalist! E për pasojë, me që ishte bashkpuntor i Klerit Katolik Shqiptar, edhe Kleri prej Tij mori emnin nacionalist!

Ndoshta kjo mund të provohet me vepra të tjera, por me kapriçot e një Malësori që ma shumë asht kapadai se Atdhetar, nuk provon nacionalizem asnjëni prej Tyne tue ardhë me këta vepra që kanë ba e me u rreshtue me Haxhi Qamilin apo Haxhi Lleshin... po za në gojë ishpresidentin, se nuk po due me perzi PKSh apo PPSh e Ramiz efendisë...

Si mundësh me kenë Atdhetar i Shqipnisë, o Dedë Gjo’ Luli e At Mati Prennushi, në një vend ku 80% (në vitin 1911) janë ushtarët e turkut, e në mos kjoshin ushtarët e atij turkut kundër të cilit ka luftue Gjergj Kastrioti, janë sternipat e bash atyne që kanë vra e therë Shqiptarët, e këte nuk e tham unë, po e thonë komunista, demokratë e të gjithë ata që janë kenë e janë prap sot Presidenta të Popullit Shqiptar, që me paturpësi po bajnë edhe “nanat e veta” kurva, tue diftue se janë “vëllazen gjaku” me zaptuesit turq! E ku mundeni me gjetë një rrëfanë me u kapë e me provue se Dedë Gjo’ Luli e Kleri Katolik Shqiptar ka vue në Deçiq Flamurin e Popullit Shqiptar? – Po sikur Ai Flamur të kishte në Té jo Shqipen me dy krena, po “hanën me yll”, atëherë po, ai i perket Shqipnisë së sotme! Po jo Flamuri i 550 vjetëve përpara...Si mund të quhet Ai Flamur i Atdhetarëve Shqiptarë, kur asnjeni nga Kryetarët e Shtetit e të Parlamentit, madje as Mbreti Zogu I, nuk ishin as në far’ as në fis me Gjergj Kastriotin, as njerzit e rrethit të Tij, e të sotmit po  tregojnë botnisht se janë zanë ndër turq...Ka plot 534 vjet që në Shqipni sundojnë turqit (hiqi po deshte ata 6 muej që sundoi një Pop Ortodoks) e më difto se kush prej këtyne sunduesve kishte në murin e shtëpisë së tij Flamurin e Kastriotit? – Asnjeni! Ata po hjekun nga zyret e tyne bustin e Gjergj Kastriotit... kur u vijnë ata që ua kanë çnderue nanat e po mbajnë ndër shtëpia Flamurin e Tij!? Kanë edhe njëfarë arsyeje! Po gjithë ata biznesmenë, vizitorë e politikanë që vijnë nga Lindja, Arabia e Kaukazi  e hyjnë ndër zyret e shtëpijat e tyne, po sikur t’i pyesin:“Kush është ky që ke këtu në kokë të vendit?!” – Çka me u thanë? Si thoni ju, me prishë kontratat e kundrabandat e fenë tyne per Té?

Ai sot nuk di njeriu me ua shpjegue as europjanëve, se lé ma aziatikëve...

Askush nuk e kupton pse nuk jemi në Europen e Bashkueme! Po si ka me thanë Komuniteti Europjan, se kemi këtu perfaqsuesin e Shqipnisë?! Po atë e mbysin turqit!!

Ai, me pasë kenë e mbara Europa që asht sot, mos t’ ishte Gjergj Kastrioti Ynë, tashti shpejt do të kishte festue 550 vjetorin e islamizmit e do t’i kishe pa presidentat e Italisë, Gjermanisë e Francës me çallma se lé shtetet tjera ma të vogla tue thanë se: “Jemi krenarë që Komunitetin Europjan e drejtojnë ‘vëllezërit e gjakut turq’ që na kanë pushtuar tash 550 vjet dhe na kanë sjellur qytetrimin otoman, pa të cilin bota do t’ ishte si kafshë...a e shihni si ka mbetur Shqipëria? Po mos e shikoni sot!! Sot është lule...”

A pak ju duket kjo që ka psue një kontinent prej Një Shqiptari Katolik?!

Né teper që nuk na qesin fare...Jo ma me na quejtë Atdhetarë apo nacionalistë e internacionalist, megjithse “internacionalistë” edhe jemi... Sot Shqipnia ka pothuej të gjithë llojet e besimeve në Tiranë, aqsa nuk i zanë as Xhamijat...madje edhe Prishtina po ngushtohet si e si me ua ba edhe një Xhami muhaxhirëve e vahabijëve...e bajnë mirë me ua ndertue sa ma parë, sa nuk kanë ardhë atje edhe të tjerë prej Bosnjet e Iranit që me kerkue si 500 vjet perpara me kthye edhe Kishen Kathedrale të Nanë Terezes në Xhami!

A e shihni pra, se sa gabim asht me kenë nacionalist?...Ai nacionalizem e mori në qafë Klerin Katolik Shqiptar!! Prandej edhe Enver Hoxha përdori gjenocid kundër Tij!

Vazhdoni po deshët me thanë se jemi mbasardhësit e Gjergj Kastriotit, se vetë ajo Europë që po shihni e shetitni sot, ka me ju zhbi me far’ e me fis! Mësoni o budallej nga komunistët dje “pionjerët e Enverit”, pardje fëmijet e “druzhe” Titos, sot djelmët e sulltan Muratit, neser vëllazen gjaku me kinez, mbasneser nipat e Komeinit... kuptoni mirë fjalën “internacionalizem” për me u quejtë “Popull kot”, ndrysh nuk ju do as turku, as ...edhe

pse ndoshta ju shtihen miq, por të parët që kanë me ju ra mohit kanë me kenë “vëllaznit e gjakut”... po nuk i lejuet me dalë në Adriatik lirshem e po nuk u ndigjuen altoparlantat e Xhamijave në Vatikan. A thue se nuk i keni provue tash 60 e sa vjet...bre burra?

Ka pasë thanë një budallë gazetarit gjerman në vitin 1997 pak para shpartallimit:

“Nëse Shqiptarët kanë me kujtue Enver Hoxhën për 700.000 bunkerat... Ata nuk kanë me harrue kurrë Sali Berishen për ndertimin e Xhamijave...” Zgjidhni e merrni!

 

Por, o Shqiptarë, shtegtarëve e hamajve të xhymrykut në molo  kur vijnë si fukara ...ju vjedhin e mandej kerkojnë edhe me ju sundue, me ju shnderue në Tokën Tuej, e besa me u ba edhe Presidenta të pasun e të dijtun si ata e kurrkush...Kurrë mos i thoni:

“Mirë se ju ka prue Zoti..!”

 

Vazhdon...



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar Fritz Radovani: Pse na quejti Hrushovi ''Narodnij musliman''?!... Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla S.J. Fritz Radovani: Gjenocidi komunist Fritz Radovani: Çfarë besimi je ti?... Fritz Radovani: Tiranët nuk vdesin!...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora