E enjte, 25.04.2024, 04:10 PM (GMT+1)

Editorial

The Wall Street Journal: Lindja e Kosoves

E marte, 19.02.2008, 01:52 AM


Lindja e Kosoves

E Marte, 19 Shkurt 2008


Kur Sllovenia deklaroi pavaresine ne 1991, Beogradi dergoi tanket. Kur Kroacia dhe Bosnja bene te njejten gje, serbet filluan lufterat qe lane pas nje cerek milioni te vrare. Keshtu drejtimi i Serbise nga retorika e dhunshme ne pergjigje te shpalljes se djeshme te pavaresise nga Kosova quhet si nje lloj perparimi ne Ballkan.

I sapolinduri nuk eshte jashte rrezikut, me Serbine dhe Rusine qe deshirojne Kosoven te semure. Por prania e trupave te NATO-s, dhe nje njohje qe parashikohet te jete e shpejte, nga SHAB dhe fuqite kryesore evropiane, duhet te qetesoje nervat dhe t’i jape fund konfliktit te fundit territorial ne Ballkan. Duke marre drejtimin gjate fushates ajrore te 1999, e cila i nxori jashte Kosoves spastruesit etnike te Sllobodan Milloshevicit dhe tani per pavaresine, SHBA eshte duke u kujdesur qe nje tjeter vend mysliman te fitoje lirine – jo se kjo behet qe ata te sigurojne kredi ne boten islamike.

Shtimi i lindjes se shteteve te vogla prej renies se komunizmit e ka bere Evropen me te qendrueshme dhe demokratike, nga Estonia te Maqedonia. Nje Kosove sovrane, e cila pason hyrjen ne klubin e kombeve te nje Mali te Zi akoma edhe me te vogel, mund te jete nje force e mire ne rajon dhe me gjere ne Evrope. Megjithese avokatet mund te bejne lojera fjalesh – Kosova ne asnje menyre nuk ndryshon nga pjeset e tjera autonome te Jugosllavise qe fituan lirine e tyre pas 1991, dhe qe tani jane me mire me vete. Lobistet serbe i paraqesin kosovaret si terroriste myslimane, por kjo nuk mund te besohet kollaj, per shkak te praktikimit sekular dhe te moderuar nga ana e tyre e Islamit (dhe kristianizmit) dhe te angazhimit te tyre ndaj demokracise.

Udheheqesit kosovare thone se ata duan qe vendi i tyre te futet ne Bashkimin Evropian dhe NATO, c'ka do ti hapte kufijte e tyre per tregti te lire dhe do t’i sillte ata brenda strukturave evropiane te sigurise. Shqiptaret e Kosoves duken gjithashtu te vetedijshem se shteti i tyre i ri do te gjykohet nga mbrojtja qe i ben minoritetit serb dhe gatishmeria per t’u afruar me ish-armiqte. Mbikeqyrja nderkombetare mund te ndihmoje qe te mbahen keto premtime. Kujdestaret perendimore pervec kesaj duhet te mbikeqyrin konstruktet delikat multietnik ne Bosnje dhe Maqedonine fqinje, kur separatistet mund te perpiqet qe ta perdorin pavaresine e Kosoves per te shtyre drejt nje shkeputjeje.

Rusia ka bere thirrje per nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit te OKB-se per te anuluar shpalljen e pavaresise. Megjithese nuk ka trupa dhe interesa te perhershme ne terren, Moska mund te jete e lumtur vetem qe te siguroje pike politike kunder Perendimit – dhe pastaj, si zakonisht, t’i braktise serbet ne fatin e tyre.

Serbia eshte i vetmi ish-shtet jugosllav qe nuk eshte ne rrugen per t’u integruar me Perendimin. Pergjegjese dhe e pa shfajesuar lidhur me aq shume gjakderdhje ne vitet 1990, ajo nuk duket qe po kupton se historia ka ecur perpara. Reagimet e furishme ndaj pavaresise se Kosoves kundermojne ere nacionalizmi te "Serbise se Madhe" te Sllobodan Milloshevicit. Ne nje fjalim televiziv ne fundjave, Kryeministri Vojisllav Koshtunica, fajesoi SHBA per "kete dhune", duke ushqyer ndjenjen serbe te ankimit.

Disa vende evropiane duan t’i shkojne pas qejfit serbeve, duke u ofruar atyre nje anetaresim te pershpejtuar ne BE. Si shkembim, politikane serbe kane kercenuar te ngrijne bisedimet me BE dhe te ulin nivelin e marredhenieve me vendet qe do te njohin Kosoven – me pak fjale me pjesen me te madhe te Perendimit. Nese serbet duan te jetojne akoma si deri tani nje tjeter dekade te humbur, kjo do te jete zgjidhja qe bene vete.

I vetmi politikan serb qe ishte aq trim sa te sfidonte nacionalizmin historik serb ishte ish-kryeministri Zoran Xhinxhic, i cili u vra ne 2003. Serbia ka nevoje per nje tjeter lider, i cili mund te pranoje lidhjet kulturore dhe historike te vendit me Kosoven, ndersa pranon deshiren e fqinjeve te tij per liri. Njera nuk anulon tjetren. Gjermanet vleresuan rolin e Gdanskut ne historine e tyre pa bere thirrje per nje tjeter pushtim te Polonise, dhe polaket e ruajne si thesar Vilniusin, por duke pranuar lirine e Lituanise.

Presidenti serb, Boris Tadic, i cili mundi shume ngushte nje ultranacionalist ne zgjedhjet e ketij muaji, eshte zotuar te "beje gjithcka qe eshte ne doren e Serbise per te anuluar shpalljen e njeanshme dhe ilegale te pavaresise". Ai tha gjithashtu se Serbia deshiron t’i bashkohet BE. Brukseli mund te ndihmoje ri-edukimin e Serbise duke insistuar qe cdo perparim drejt anetaresimit te kushtezohet me njohjen e Kosoves nga Beogradi. Ai gjithashtu mund te insistoje, ashtu si BE-ja ka bere gjate 13 viteve te shkuara, qe Serbia te dorezoje para drejtesise kriminelet e luftes Radko Mlladic dhe Radovan Karaxhic.

Arritja me e madhe e BE-se ka qene sjellja e ish-armiqve te Luftes se II Boterore ne nje klub te angazhuar per paqen dhe prosperitetin. Tani eshte radha e Ballkanit. Pavaresia e Kosoves hap rrugen per te sjelle kete rajon ne Evrope, c'ka eshte nje fitore per te gjithe, perfshi edhe serbet.

Marre nga “The Wall Street Journal”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora