E marte, 16.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Mbi “gender-cid”-in për të cilin po njolloset shoqëria jonë

E marte, 27.09.2011, 08:04 PM


Mbi “gender-cid”-in për të cilin po njolloset shoqëria jonë

 

Nga Lavdrim Lita

 

Të jesh grua në ca vende të botës është më e vështirë se kudo tjetër. Në 2011 disa shoqëri në përpjekje për të kapur progresin e shikojnë ardhjen e një fëmije femër si një mallkim. Një fatkeqësi që paralajmërohet nga një ekografi. Dhe shpesh nxit largimin nga “fatkeqësia” me një abort paraprak. Sot teknologjia e ultra-zërit mundëson njohjen e gjininë e fetusit në tre muaj e parë të shtatzënisë. Dhe në shoqëritë që kanë kulturën e djalit me çdo kusht parandalimi i fëmijëve me gjini femërore është bërë gjithmonë e më i pranishëm. Kanë kaluar njëzet vjet qëkurse fituesi i çmimit Nobel në Ekonomi, Amarta Sen grisi vellon e një tabuje: gjenocidin ndaj të pafajshmeve (100 milion) në Kinë, Indi, Kore të Jugut, Vietnam, etj. Një “gjini-vrasje” e heshtur, por që ka numra të frikshëm: qindra mijëra femra të eliminuara ende pa lindur. Një dukuri kaq e rëndë saqë rrezikon ekuilibrin demografik të botës.

Paragrafi i parë më shërben për të hyrë në panoramiken e problemit që prek edhe Shqipërinë. Po, po Shqipëria hyn në vende që kryejnë “gender-cid”, sipas një rezolute të një Komiteti të Këshillit të Europës. Komiteti për Mundësi të Barabarta për Gratë e Burrat ka përgatitur një raport të detajuar, që do të kthehet në një rezolutë për t’u diskutuar dhe miratuar në tetor. Rezoluta instrukton stafin mjekësor të vendeve që aderojnë të mos e tregojë seksin e fetusit të bebeve, për t’i parandaluar prindërit nga “aborti seleksionues”. Rezoluta, nëse miratohet në Parlamentin Europian, do të aplikohet në të 47 vendet anëtare, përfshirë Shqipërinë.

Në krye të vendeve më problematike është Shqipëria, bashkë me Azerbajxhanin e Armeninë, ku numri i të lindurve është 112 meshkuj për 100 femra. Më pas vjen Gjeorgjia me 111 meshkuj për 100 femra. Një gjenocid gjinor, që përpos paragjykimeve të vjetra, sot hyn edhe modelimi i jetës sipas kulturës perëndimore, ku familja është më e tkurrur, në tre (ose katër) komponentë, që e bëjnë praninë e djalit një detyrim social. Secili prej nesh ka qenë të paktën një herë në jetë dëshmitar i urimit të një çifti të sapo martuar “me një djalë”. Një shprehje frazeologjike të trashëguar nga prindërit që japin shenjën e priveligjimit social të mashkullit kundrejt femrës.

Shoqëria patriarkale nuk është vetëm shqiptare, por mesdhetare dhe europiane. Në kohët e hershme ishte një pushkë më shumë, një luftëtar dhe kur nuk kishe luftë punonte arat, një krah pune. Në të kaluarën, shoqëria shqiptare është marrë me bujqësi e blegtori, që nënkupton se për të kultivuar këto kultura është nevojitur krah i fuqishëm i punës dhe në numër sa më të madh. Sipas mendimit tim, shqiptarët gëzohen më shumë kur u lindin djem, sepse kjo i bën ata të ndihen të sigurt se lënë pasardhës, trashëgojnë mbiemrin, etj. Pra, brezi i tyre vazhdon të rritë sojin e vet. Dhe kur kësaj logjike i shtohet kuptimi i familjeve të vogla europiane, me pak trashëgimtarë dhe zgjedhja për të pasur një djalë është më dominante.

Sidoqoftë problematike janë sot se ndoca prindër kur marrin vesh se fëmija në bark të nënës është femër i abortojnë. Aborti i jetës është një problem emancipimi dhe edukimi. Një shoqëri që vepron me çfarëdo seleksionimi gjinor është në fakt një shoqëri e sëmurë, që ka sipërmarrje dhune, e për rrjedhojë më e varfër dhe rrezikshme.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora