E premte, 19.04.2024, 10:21 AM (GMT+1)

Mendime

Arbana Xharra: Marionetë apo presidente

E marte, 27.09.2011, 07:23 PM


Marionetë apo presidente

 

Nga Arbana Xharra

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, lë përshtypjen e një gruaje të heshtur dhe të mirësjellshme. Këto tipare tashmë janë përmendur edhe me rastin e zgjedhjes së Jahjagës në postin e presidentes së Kosovës.

 

Por, ato nuk mjaftojnë për të arsyetuar postin e presidentes. Nuk duhet harruar përgjegjësitë që ajo ka në këtë post. Edhe pse në Kosovë më shumë gëzon autoritet kryeministri sesa presidenti, ajo e ka për obligim që t’iu përmbahet detyrave që i janë përcaktuar më Kushtetutën e Republikës së Kosovë.

 

Fakti që Jahjaga nuk gëzon aq autoritet ka të bëjë me faktin se ajo nuk ka bazë elektorale dhe nuk është sprovuar asnjëherë para votuesve.

 

Ishim dëshmitarë të zhvillimeve shpesh dramatike në veri të Kosovës, bllokadave, çështjes së reciprocitetit, dhe presidentja nuk doli me asnjë deklaratë – përveç një mbështetjeje të zakonshme të aksionit të qeverisë në veri.

 

Jahjaga nuk ka pranuar deri më tash të shpalosë qëndrimet e saj e as t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Ka dhënë disa intervista të shkurtra për mediat e huaja, por jo për mediat kryesore në Kosovë.

 

Jahjaga është komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ajo është e obliguar me Kushtetutë që të deklarohet për situatën në veri. Jahjaga nuk mund t’i ikë përgjegjësisë përderisa ka pranuar që të bartë mbi supe postin e presidentes së Kosovës.

 

Të gjithë ishim dëshimitarë sesi erdhi deri te përzgjedhja e Atifete Jahjagës në pozitën e presidentes së Kosovës. Përkundër rezervave, jo pak njerëz besuan se ajo do të rritet bashkë me postin dhe zgjedhjen si presidente do ta shfrytëzojë për të dëshmuar aftësitë dhe autoritetin e saj.

 

Jahjaga e gëzonte mbështetjen e audiencës së brendshme dhe asaj të jashtme, ishte dhe vazhdon të jetë e respektuar për të kaluarën e saj, por nëse vazhdon të fshihet pas “mburojës” që ka krijuar duke iu ikur mediave dhe përgjegjësisë që ka, rrezikon të kujtohet vetëm si një grua e cila u emërua presidente sa për sy e faqe.

 

Jahjaga përfaqëson Republikën brenda dhe jashtë saj, ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim ligjet të miratuara nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës. Jahjaga mund të kërkojë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Kosovës.

 

Nëse nuk ndryshon qasjen dhe nuk shfrytëzon mundësinë që i është dhënë, Jahjaga rrezikon të mbetet një grua që dirigjohet nga të tjerët prapa skenës, pa qëndrime politike dhe e detyruar të veprojë vetëm çfarë të tjerët i thonë. Presidente e cila nuk del jashtë shabllonit të gruas së telekomanduar. Në fund të mandatit, jo pak njerëz në Kosovë do të shtrojnë pyetjen: a patëm një presidente në krye të shtetit apo një marionetë?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora