E enjte, 25.04.2024, 06:00 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Guxojmë e flasim, për ekologji

E hene, 26.09.2011, 07:37 PM


GUXOJME E FLASIM, PER EKOLOGJI ?

 

Nga Zeqir Lushaj

 

 

1.

Në qytetin e Bazelit simpatik,

Qytet kristali, i Zvicrres kristal,

Tek haja bukë, në një verandë,

Një  zog, në tavolinë mu ndal.

 

Çukiti troha buke, prap fluturoi,

Në degën e lisit, nga erdhi-shkoi.

Habi e madhe, jo veç e asaj dite ,

Në vendin tim, i gjuajmë me çifte !

 

2.

Fund Manhatanit, prisja një ditë,

Rradhën, për tek Statuja e Lirisë.

Katarrica të shumta, si mizëri,            *

Na vinin rreth e rrotull, bukuri !

 

I zgjata dorën, njërës nga ato,

Hypi mbi pllëmbë, e po më shiko!

I fola: -Ndonjëherë, bahe,-a ke pa?

Asht “V”, me lastiqe, për të vra ?!

 

3.

Në breg të liqenit, në lagjen ku jetoj,

Kur shetiti mbasdite, (kohën të hup),

Me dhjetra pëllumba, të rrethojnë,

Miqësisht,të ulen, (edhe) mbi sup!

 

4.

Rrugëve në USA, makinën ndalo,

Kaprolli, vjen tu xhami…, të saluto!

…!!

Shohim botën, mëndja në Shqipëri!

…Guxojmë e flasim, për ekologji ?

./.

*Katarricë = ketër = kitërr = ger…= sinonime



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora