E merkure, 24.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Editorial

The Washington Post: Kosova shpall pavaresine nga Serbia

E marte, 19.02.2008, 01:51 AM


Kosova shpall pavaresine nga Serbia

Deklarata e Pavaresise se Kosoves ka qene e pashmangshme dhe shumepritur. Kosova, popullata e se ciles eshte me shume se 90% shqiptare, eshte udhehequr nga Kombet e Bashkuara qe prej vitit 1999, atehere kur NATO-ja intervenoi per ta ndalur fushaten brutale te spastrimit etnik nga ushtria serbe. Kjo fushate dhe vitet e represionit qe i paraprijne asaj, ia kane hequr te drejten Serbise mbi Kosoven; si ceshtje praktike, shumica shqiptare kurre nuk do te pranonte qetesisht pushtetin e serishem te Beogradit. Qeveria e zgjedhur ne menyre demokratike do te jete e ndihmuar dhe e mbikeqyrur nga afer nga nje misioni i Bashkimit Evropian, nderkohe qe 16000 forcat e NATO-s, perfshire ketu edhe 1400 amerikane, do te ofrojne siguri. Nese gjithcka shkon si duhet, Kosova dhe pjeset tjera te pavarura te ish-Jugosllavise, perfshire ketu edhe Serbine, ne fund do te ribashkohen ne kuader te Bashkimit Evropian.

Ky hap i logjikshem drejt kompletimit te nje Evrope demokratike dhe te bashkuar do te ndodhte vite me pare po te mos ishte nacionalizmi i helmueshem dhe i vazhdueshem i Serbise, i trimeruar nga Rusia e Vladimir Putinit. Politikanet serbe, te te gjitha ngjyrave, kane deklaruar fuqishem se nuk do ta pranojne kurre pavaresine e Kosoves, derisa zoti Putin ka parandaluar Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara qe te adoptoje skemen e kujdesshme te hartuar nga nje ndermjetes para me shume se nje viti. Qeverite evropiane, te frikesuara nga prospekti i nje dhune te sponzorizuar nga Serbia, ose nga levizjet e Rusise ne njohjen e rajoneve ne shkeputje ne pjeset tjera te Evropes, kane nguruar me muaj te tere para se te pajtohen per dergimin e misionit te ri te Bashkimit Evropian.

Deri me tash duket se reagimi kunder shtetit te ri do te mund te izolohen dhe frika, e cila eshte shprehur nga disa konservative amerikane, duken te ekzagjeruara. Rusia dhe Serbia, qe te dyja, jane terhequr prapa pak, ne kercenimet per njohjen e shperberjes se shteteve apo perdorimin e dhunes. Me shume se 100 vende pritet ta njohin Kosoven, perfshire ketu Shtetet e Bashkuara, Britanine, Francen, Gjermanine dhe shumicen e vendeve tjera te Bashkimit Evropian. Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka rifituar zgjedhjet e para dy javeve mbi platformen per ta cuar Serbine drejt Bashkimit Evropian, pavaresisht nga njohja per Kosoven. Qeveria ne Kosove e Hashim Thacit ka premtuar “siguri per te gjithe qytetaret”; ai duhet te veproje ne menyre agresive per ta permbushur kete zotim dhe te parandaloje cfaredo provokimi kunder 100000 serbeve te mbetur ne Kosove. Eshte detyre e NATO-s qe te parandaloje dhunen nga cilido komunitet; forcat perendimore do te jene te nevojshme per nje kohe te parashikueshme. Ne fund, e ardhmja paqesore dhe prosperuese ne Ballkan do te varet nga serbet. Nese ata vendosin ta shkepusin historine e tyre te shemtuar te nacionalizmit dhe te perqafojne te ardhmen liberale demokratike brenda Bashkimit Evropian, edhe rrugetimi i Kosoves do te jete i lehte. Nese ata vendosin qe pafundesisht dhe ne menyre te padobishme ta kundershtojne pavaresine e Kosoves, serbet do te izolojne vetveten nga Evropa dhe padyshim do te shnderrohen ne vasale te Rusise. Tani eshte koha per zotin Tadic dhe te tjeret qe synojne modernizimin e Serbise te perballin bindjet e tyre me guximin.

Marre nga “The Washington Post”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora