E shtune, 20.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kapen me 3.4 kg heroinë në Kapshticë, prangoset turku

E hene, 26.09.2011, 06:59 PM


Trafiku i lëndëve narkotike në vendin tonë, duket se sa vjen e rritet nga dita në ditë, përkundër deklaratave të drejtuesve të Ministrisë së Brendshme se ky trafik po goditet rëndë. Vetëm një ditë pas ndalimit të 5 të rinjve të cilët u kapën me 47.5 kg kanabis, policia e kryeqytetit në bashkëpunim me atë të Korçës arrestuan në flagrancë 3 persona, mes tyre një turk, të cilët u kapën me 3.4 kg heroinë. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre personave, policia sekuestroi dhe një armë zjarri tip pistoletë. Tre personat u kapën në pikën kufitare të Kapshticës, teksa tentuan të kalonin kufirin bashkë me lëndën narkotike. Lënda narkotike dyshohet të kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë, ndërkohë që operacioni policor çoi në dështimin e planit të 3 të arrestuarave.

 

Operacioni, tre në pranga

 

Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Kufitarë kanë ushtruar ditën e premte një kontroll në automjetin me targa Tr 94 17 K që drejtohej nga shtetasi Edmond Gerxhani 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumentave dhe dy shtetasit e tjerë që gjendeshin me të, Abdulla Kili, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik të lënëve narkotike dhe Vebi Alioglu, 37 vjeç, shtetas turk me banim Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve u gjet një sasi prej rreth 2 kg 393 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Gjatë momentit që u ushtrua kontrolli i makinës dhe gjetja e lëndës narkotike policia ndaloi 3 shtetasit, dy prej të cilëve me precedent penal të mëparshëm. Sipas burimeve zyrtare të policisë, operacioni policor ka vazhduar, duke ushtruar kontroll në banesat e të dyshuarve, çka ka implikuar dhe më shumë këta persona në botën e krimit, duke ju shtuar dhe akuzat. Gjatë kontrollit që strukturat policisë së shtetit kryen në banesën e shtetasve Abdulla Kili dhe Vebi Alioglu, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej rreth 1 kg e 38 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gerxhanit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, tip “zaztava”, të cilën e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale 3 shtetasve të arrestuar iu sekuestruan sasia prej rreth 3 kg e 430.4 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, 1 armë zjarri pistoletë tip zastava, 4 aparate telefoni celular, si dhe automjeti me targë Tr 94 17 K. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të rënda për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a i Kodit penal dhe ndaj shtetasit Edmond Gerxhani rëndon dhe akuza për armëmbajtje pa leje.

 

Të arrestuarit

 

Edmond Gerxhani, 38 vjeç

Abdulla Kili, 41 vjeç

Vebi Alioglu, 37 vjeç



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora