E premte, 29.03.2024, 10:33 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Si ndërtohet shteti i shëndetshëm?

E diele, 25.09.2011, 07:03 PM


Si ndërtohet shteti i shëndetshëm ?

 

Nga Fahri Xharra

 

 Gazeta franceze “ Journal des Debats” (25.09 1848) i jepte në atë kohë miliona franka të Francës si shpërblim për  atë që do të definonte (përkufizonte) në mënyren më të mirë dhe më intelegjente  se Çka është shteti?

Shteti? Çka është ky? Ku është ky? Çka bën ky? Çka duhet të bën ky? Pra ishte gjysma e parë e shekullit të 19-të dhe francezet ende kërkonin të dhe donin të dinin më tepër më qëllim të përmbarimit( perfekcionimit) të definicionit të shtetit  e me këte edhe punës së tij.

“Shteti e ka për detyrë të ndriqon,të zhvillon,të rritë ,të forcon të shpirtëron dhe hyjnon shpirtin e poullit të vet”

Kjo ishte një përgjegje e kohës. A thua ku jemi ne sot në shtetit tonë të ri ?  A kishte me qenë e ndershme për një popull të përvuajtur që me të vërtet t`ia hyjnonim shpirtin ? A po mundohemi t`a bëjmë këte?

Çka është shteti? “ Shteti duhet të jep falas shkollimin,mësimin profesional të përshtëshëm për nevojat dhe kapacitetet e çdo qytetari ,të zhvillon ndjenjen e dashurisë ndaj njeriut që  ai t`i ipet shkenca e punës dhe inteligjenca e drejtave të tija,që të iu bëhet të gjithëve e mundur të kenë qasje në art e letersi, trashegimi në trezorët  e shpirtit dhe të të gjitha gëzimeve intelektuale që e nxisin e ngrisin dhe e forcojnë shpirtin. Shteti duhet të nxitë tundjen e shpirtëbardhësisë dhe të përkrahen të gjitha burimet që të bëjnë që qytetari të fitoj.”

Shteti duhet të trason rolin e tij sipas nevojave të kohës, që në mënyrë të tërthortë të themi”Atdheu është një nënë e butë që të rritë”. Shteti i formuar prej ministrave dhe funkcionarëve,tek e fundit prej njerzëve të cilët si të gjithë njerzit  e botës  nuk duhen të mbrojnë vetëm kërkesën e zemrës që të përfitojnë nga çdo rast i mundur

për të rritur pasurinë dhe ndikimine tyre. Është e mirë qe nuk dijmë të gjithë latinisht ,se në latinishte fjala ministër do te thotë shërbëtor. Pra ,shërbëtorë i atyre që e kanë zgjedhur.

 Shteti i ri (si Kosova ) nuk është hiq më pak i shqetësuar se sa një shtet i vjetër kur  nuk mundet që çdo gjë të premtuar që  edhe  sadopak ta kryen. Por ndryshimi është që shteti i ri kërkon të fiton në kohë që planet e projektimet e gjëra të “piqen” .

Ndërveprimet (interakcionet) shoqërore , ekonomike dhe teknologjike në bashkesinë tonë të Kosovës bashkëkohore e bën të domoesdoshëm sajimin e mendimeve të reja për marrëdhënjet nderqytetare dhe plotësimin apo ndërrimin e praktikave të përdorura . Një shtet perendimor edhe pse me trashigimi te veten qindra vjeqare të udhëheqjes së shtetit mundohet të i ndërron gjërat të cilat shihen se janë të tejkaluara . Ne , në një Kosovë të re si shtet dhe shumë të vjetër në mendësi , të ngjeshur nga kulturat shumëshekullore turke e serbe , kapitaliste e socialiste , anarkiste e mospergjegjësie qytetare, neve na duhet një freski institucionale për të ndriquar të ardhmen tonë . E kualara e errtë na ka lëne shumë veti dhe shprehi , urrejtje dhe lavdërime të cilat pushtuesit tonë me menqurinë më të madhe i kanë përdorur për qëllimet e tyre .

Që nga paslufta kam pritur që dikush nga “diplomat” e rangut të psikologëve, sociologve , filozofëve apo politologëve që të dalin me mendimet dhe shkrimet e tyre , që të flasin për fenomenin e trashëguar të urrejtjes dhe nënqmimit qytet-fshat që është edhe tragjik e edhe komik për shoqërinë kosovare . Diplomat (nga greqishtja diploo-fletpalosje , fletë dyshe ) ,diplomat në Greqinë e vjetër iu ipeshin të gjithë atyre që e kryenin një shkollim apo një edukim . Urrejtja ndërqytetare dhe ajo qytet-fshat  është kultivuar gjatë kohës së okupimit osman në anët tona . Edhe kjo ishte një metodë mirë e studjuar nga okupatori që të arrijë qëllimin e tij për mbajtjen pezull të një populli të tërë . Dhe ia kanë arritur .

“ Daha isla yli se qyli “ – Më mirë i vdekur se katundarë “ ishte një teori turke shumë e qëlluar qëllimkeqe për futjen e zjarrit shumë shekullor të urrejtjes qytet-fshat .Në këtë mënyre ata e ruanin balancin politik i cili iu duhej . Në qytet e hapnin propagandën vëlla-urrejtëse për fshatarët , ndërsa në fshatra i vajtonin “të shkretët” se si mendon qyteti për ata .Urrejtja shtohej . Kush mbisundonte ? Vetem urrejtja fshat-qytet . Puthadorët e armikut ishin ata që e hapnin dhe e përhapnin këtë mbrapshti të dëmshme sa psikologjike aq edhe sociologjike . A i kundervehej kush ? Jo. Vetem,  Dom Ndre Mjeda i ndershëm e atdhetar që ishte e kishte një poezi shumë domëthënëse  ku thoshte : “ Bylbyl , ky shekull orë e çast  ndërrohet , bijnë poshtë të lartit e i vogli qohet “ . I nderuari Mjeda përveq dhimbjes për të varfër që e kishte ai me këtë e mendonte se do i vinte dita edhe atij fshatari të urrejtur . Shumë e qëlluar nga një mendjemprehtësi e Ndre Mjedës .

Urrejtja dhe ndërthurja edhe më e madhe e kësaj qështjeje në një teren të shtruar mirë u shtua me ardhjen e serbit .  Në qytet hudhej teoria “ Bolje mërtav nego selak – Më mirë i vdekur se katundar “ . Edhe serbit i vyente kjo teori për të na sunduar më lehtë edhe për serbët kjo ishte metoda më dobiprurëse në hegjimoninë e tij antishqiptare qytet-fshat .Edhe serbet e vazhdonin më të vjetrën e turkut ; rritjen e urrejtjes patalogjike të fshatarit ndaj qytetarit , duke e lënë atë pa shkollë ,pa egzistencë , pa jetë dhe duke e fajësuar në ndërkohë qytetarin për këte . Efekti i arritur 100%. .

Në shqipëri Enver Hoxha dhe atdhedashuria e tij kombëtare e cytur nga ndihmëtarët e Jugosllavisë me të njejtin qëllim të rritjes së urrejtjes fshat-qytet e çpiki metoden e shkuarjes së intelektualëve , mjekve , profesorëve , shkrimtarve , shkencëtarëve , ajkës së shoqërisë nga qyteti në fshat . E PSE ? Që edhe qytetari të ia din fshatarit se sa e rendë është jeta në fshat !!!  Një gënjeshtër . Një demoralizim kombëtarë .Si në rastin e Kosovës me Serbët ashtu edhe në rastin e Shqipërisë , në vend që të rregullohet jeta e fshatarit me rrugë të mira , bujqësi të përparuar, mirëqenje sociale e familjare , ai e ngjalli një urrejtje tjetër. Kjo i ngjan teorisë së arabëve të cilët për t’ia ditur “felahut” (fshatarit ,fukarasë) e çpikën zekatin që ipet një herë në vit në vend se të bëjnë sigurimin social për të gjithë .

 Metoda e urrejtjës qytet-fshat ,Millosheviqit i hasi në gozhdë . Duke llogaritur mirë se na njeh mirë se si dhe sa duhemi ndër vete e filloi luftën në vitin `98 nëpër fshtra. Tmerr . Qytetet nuk i prekte. Qellimi i caktuar. Mendohej qyteti do të jetë në krahun e politikës shfarosëse serbe dhe do ta përkrahë ate duke u bazuar në urrejtjen e qytetit ndaj fshatit . Por jo , refugjatët e panumërt nga fshatrat gjetën strehim nëpër qytete . Qytetarët ndanin çdo gjë për të ikurit .Iu ndahej kafshata e gojës ,bile edhe më tepër. Është e njohur që familjet tona fshatare janë të mëdha me  numër anëtarësh dhe për të gjithë ata u gjetë strehim,ushqim dhe kujdes shëndetësor.Mos të harrojmë kontributin gjithëqytetar të”Nënes Terezë”. Në 1999-tën u sulmuan qytetet,tani qytetarët u barten në fshatra . Mikpritësit apo më mirë të themi nevojtarëpritësit  e fshatrave  ata musliman apo katolik ,nuk kishin paragjykime. U hapën dyert. U hapën zemrat. Solidaritet i pa parë.Ky ishte momenti më i shënuar i dashurisë së vërtetë fshat-qytet ,në historinë tonë të turbulltë. Na lumt për atë kohë!......

Por , ç`ndodhi pas çlirimit?

Në psikologji është e njohur që urrejtja është një trashëgimi që bartet nga prindërit.apo shoqëria, brez pas brezi. . Është një gjen që pëson modifikim ,një gjen që e rritë shumë apo e pakëson ndjenjen e urrejtes mvarësisht nga vazhdimësia  e ndikimit të prindërve,familjes dhe shoqërisë. Pas luftës,në vend që të vazhdon ajo vëlladashuri që e kishim në kohën më vendimtare të historisë kombëtare,ndodhi e kundërta. Pak nga gjenet e trashëguara të paraluftës e  e më shumë nga rritja artificile ,për qëllime të caktuara individuale ,klanore apo pushtetarritjeje si edhe nga veprimet e shërbimeve sekrete  të “dashamirëve” ,u çfaqem përseri më petkun e vjetër të urrejtje së përmendur më lartë,por me një ngjyrim tjetër.:” Mjaft keni hjekur 60 vjet,tani do ta fitoni atë që iu kishin “mohuar”. Mjaft kanë “kullotur” ata ,tani e keni rradhen ju.( E pa logjikuar mirë ,thuajse njerëzit kullosin). Kjo ishta qasja më e vrazhdë ndaj atdhe dhe vëlladashurisë.

Kujt i sherbeu kjo qasje e tillë? Kjo paska qenë dashuria ndaj fshatarit të përvuajtur? Kush e rifabrikoi urrejtjen më perfide ndërcivilizuese qytet-fshat pas luftës?



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora