E enjte, 25.04.2024, 05:06 PM (GMT+1)

Mendime

Bush, letra e plote derguar Presidenti Sejdiu

E marte, 19.02.2008, 01:53 AM


George W. Bush
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh W. Bush, i dergoi dje nje leter Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu, permes se ciles e njoftoi ate se SHBA-te e njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran.

Me poshte po botojme te plote letren qe Presidenti Bush i dergoi Presidentit Sejdiu.

I nderuari zoti President

Ne emer te popullit amerikan, une njoh Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. Ju pergezoj Ju dhe qytetaret e Kosoves qe keni marre kete hap te rendesishem ne zhvillimin tuaj demokratik dhe kombetar. Ne kete rast historik, une perkujtoj lidhjet e thella dhe te sinqerta te miqesise qe bashkojne njerezit tane. Kjo miqesi, e farkuar gjate oreve me te erreta te tragjedise se Kosoves, eshte bere edhe me e forte ne nente vitet, qe kur ka mbaruar lufta ne Kosove.

Prej asaj kohe, Kosova ka punuar per ta rindertuar shoqerine e shkaterruar nga lufta, per te ngritur institucionet demokratike, per te mbajtur zgjedhje te sukseshme per nje qeveri te re dhe per te avancuar prosperitetin. Si shtet i pavarur, Kosova tash merr pergjegjesi per fatin e vet. Si edhe ne te kaluaren, Shtetet e Bashkuara do te jene partneri juaj dhe miku juaj.

Ne kerkesen tuaj per te vendosur marredhenie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ju keni shprehur deshiren e Kosoves per te arritur standardet me te larta te demokracise dhe te lirise. Une e mirepres kete ndjesi. Ne vecanti une mbeshtes perqafimin nga ana juaj te multienticitetit si parim te qeverisjes se mire dhe perkushtimin tuaj per te zhvilluar institucione te pergjegjshme, ne te cilat te gjithe qytetaret jane te barabarte para ligjit.

Po ashtu une veneroj se ne deklaraten e vete te pavaresise, Kosova me vullnet te vetin ka marre pergjegjesite qe i pershkruhen ne baze te Planit te Ahtisarit. Shtetet e Bashkuara mirepresin kete angazhim te pakusht per t’i permbushur keto pergjegjesi si dhe gatishmerine e Kosoves per te bashkepunuar plotesisht me bashkesine nderkombetare gjate periudhes se mbikeqyrjes nderkombetare, per te cilen keni rene dakord. Shtetet e Bashkuara mbeshteten ne garancat e Kosoves se ajo e konsideron veten juridikisht e obliguar t’u permbahet dispozitave qe permban Deklarata e Pavaresise se Kosoves.

Jam i bindur se miratimi i plote dhe me kohe i masave te propozuara nga Emisari Special per Kosove, Ahtisari, do ta sjellin Kosoven me afer permbushjes se aspiratave te saj euro-atlantike. Ne baze te ketyre garancave nga Qeveria e Kosoves, me kenaqesi e pranoj kerkesen tuaj qe dy vendet tona te vendosin marredhenie diplomatike. Shtetet e Bashkuara do te mirepresnin vendosjen e perfaqesise diplomatike te Kosoves ne SHBA dhe planifikon vete qe ta beje te njejten ne Kosove.

Teksa Kosova po hap nje kapitull te ri ne historine e vet si shtet i pavarur, pres me gezim thellimin dhe forcimin e miqesise sone te vecante.

Perzemersisht, George W. Bush

Shkelqesise se Tij Fatmir Sejdiu, President i Kosoves, Prishtine.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora