E marte, 16.04.2024, 05:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hoxhallarët nuk ia paguajnë tatimin shtetit

E shtune, 24.09.2011, 04:25 PM


Prishtinë, 24 shtator – Hoxhallarët po i hyjnë në hak Kosovës. Për rrogat që marrin ata nuk e derdhin “haraçin” në arkën e shtetit.

 

Thuajse asnjë nga hoxhallarët kosovarë, të cilët thërrasin xhematin që ta duan dhe të kontribuojnë për vendin, asnjë cent nuk ndajnë nga pagat e tyre, ani se ligji i obligon që ta bëjnë një gjë të tillë. Njëri prej tyre që merr rreth 300 euro në muaj është Osman Musliu. Ai e pranon se nga paga e tij nuk ndahet asnjë qindarkë për buxhetin e Kosovës.

 

“Tatim në pagë nuk paguajmë kurrë, valla asnjë cent”, konfirmon ky imam i xhamisë së Drenasit. “Është dashur të gjithë të paguajmë”, thotë ai dhe shton se ky është obligim.

 

Kosova që është me shumicë myslimane, ka rreth 800 xhami. Secila prej tyre ka imam të cilët paguhen nga 300 deri në 500 euro. Sipas një llogaritjeje të thjeshtë rreth 25 mijë euro në muaj do të duhej të grumbulloheshin më shumë në arkën e shtetit. Ndërsa për 12 muaj do të mblidheshin 300 mijë euro. Për t’i vjelë taksat ndaj tyre as shteti nuk ka ndërmarrë asnjë hap deri tash.

 

Ligji për tatimin në të ardhura personale, neni 8 që ka të bëjë me të ardhurat që përjashtohen nga tatimi saktëson se vetëm ato rroga të pranuara nga përfaqësuesit e huaj diplomatikë e konsularë dhe personeli i jashtëm i ambasadave apo zyrave të ndërlidhjes të shteteve të huaja në Kosovë, siç është përcaktuar në legjislacionin e aplikueshëm mbi vendosjen dhe funksionimin e zyrave ndërlidhëse dhe shërbimeve diplomatike në Kosovë, si dhe nga misionet e huaja, siç është UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i e misione të tjera janë të liruara nga tatimi.

 

Këtë e konfirmon edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Ruzhdi Zenelaj, menaxher për Shërbim dhe Edukim të Tatimpaguesve në ATK, ka thënë të premten se, sipas Ligjit për tatimin në të ardhura personale, të ardhurat e shërbyesve fetarë nuk janë të liruara nga tatimi.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora