E premte, 29.03.2024, 12:44 PM (GMT)

Sport » Sporti

Elis Guri, kampion bote

E shtune, 24.09.2011, 03:59 PM


 

Sërish një sportist shqiptarë shpallet kampion bote për të rritur, por nën strehën e një tjetër flamuri.

 

Mundësi Elis Guri pas rreth dy vitesh që është larguar nga Shqipëria ku ishte i dënuar, ka mundur të shpallet kampion bote për Bullgarinë, në kampionatin botëror të zhvilluar në Turqi pak ditë më parë.

 

Pas këtij suksesi nuk ka vonuar ftesa e federatës shqiptare të mundjes, për ish-mundësin e tyre, Elis Guri i cili rikthehet, për pak kohë për të përshëndetur ish-drejtuesit e mbështetësit, me medaljen e kampionit të botës për peshën 96 kg.

 

Mes miqve dhe atyre që e formuan si sportist Guri ndihet disi borxhli, në të njëjtën kohë edhe me fat që u largua e realizoi ëndrrën e tij.

 

“Unë jam larguar në një mënyrë pak të hidhur, me një breng në zemër. Unë kam bërë çmos që të mos largohem nga Shqipëria, kam shfrytëzuar të gjitha llojet e mundësive që të mos largohem dhe në momentin që u largova, ika me një breng të fortë në shpirt sepse të ikësh larg familjes, larg miqëve të t’u nuk është gjë e lehtë”, është shprehur Guri.

 

Vërtet një ëndërr dhe për këtë Elisi falenderon Shqipërinë, por edhe Bullgarinë pa të cilën nuk do të kishte arritur të shpallej kampion.

 

“Normalisht që Shqipëria ka meritat e saj ku jam rritur dhe për dy vjet nuk mund të them se se jam bullgar 100%, por të dyja kanë meritën sepse po mos të ishte Shqipëria dhe Bullgaria unë nuk do isha kampion bote”, theksoi Guri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora