E enjte, 28.03.2024, 10:14 PM (GMT)

Editorial

Faton Mehmeti: Jo lëndës fetare dhe shamisë në shkollë…!!!

E shtune, 24.09.2011, 06:04 PM


JO lëndës fetare dhe shamisë në shkollë…!!!

 

Nga Faton Mehmeti

 

Kohët e fundit është ngritur dhe debatuar shumë cështja e futjes apo jo të lëndës fetare në shkollat publike në Kosovë. Kjo cështje u shtrua edhe si kërkesë ne Kuvedin e Kosovës, e sponsorizuar nga Partia e Drejtesiseë, dhe që mori mbështetjen "SLS", "6 Plus" dhe të partisë "Aleanca Kosova e Re''.

Konkretisht u fut në votim Neni 3, amendamenti 7 dhe 8, i Ligjit për arsimin parauniversitar, që ka të bëjë me futjen e lëndës së mësimbesimit dhe bartjes së shamive në shkolla. Amendamenti 7 u kundërshtua nga 43 deputetë, 39 ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Është më se e vërtetë se edhe në vendet më të civilizuara, si Francë, Angli, Gjermani, Spanjë etj.. mësimi fetar është i lejuar. Mirëpo Kosova ka disa specifika, të cilat duhet merren parasysh në këtë rast.

Duhet shikuar retrospektivisht mënyren dhe rrethanat, se si shqiptaret u konvertuan në myslimanë, pra në një fe e cila nuk ishte e tyre, dhe në  kohën kur arritëm të clirohemi nga pushtuesit mijëravjecarë, të përqafojmë me fanatizëm dicka që na e lan me zor, duket aq ironike sa edhe paradoksale.

Fakti tjetër qëndron tek tendencat qëllimkqija, që përmes futjes së lëndes fetare në shkollat publike, të ndikojnë tek gjeneratat e reja, që të nxisin urrejtje për Amerikën dhe vendet e tjera perëndimore dhe ta rikthejmë shikimin kah Lindja.

Raportet e huaja ndërkombëtare kanë specifikuar rrezikshmërinë nga  organizatat islamike,  të cilët kanë gishtin në kërkesat  kinse për të ndertuar xhami, për të futur lënden fetare apo bartjen e shamisë në shkollat publike. Ata fare nuk janë të interesuar për ndërtimin e xhamisë, apo futjes së lëndës fetare si mësim  edukativ. Mirëpo mbrapa tyre qëndrojnë gjëra të tmerrshme. Prandaj deri në emancipimin e shëndosh edukativ  të shoqërisë sonë, lënda fetare nuk duhet të futet si lëndë fetare  në shkollat publike.. Kur kësaj i shtojmë  faktin se nxënësit  për edukatë mësojnë edhe në lënden Edukatë Qytarate, prandaj  futja e lendës fetare bëehet sa e panevojsheme aq edhe pengesë për nxënësit. Pasi vetëm sa do i largonte ata nga lëndet bazike sic është Gjuha Shqipe, Matematika ndonjë tjetër më primare.

Rreziku tjetër qëndron në faktin se në  moshën e tyre të njomë, ata ende nuk janë në gjendje të krijojnë botëkuptimet e tyre. Prandaj do të ishte rrezik që pas 10 vjetësh të dali një ushtri kamikazëzh.

Ka mjaft objekte fetare ku mund të mësohet për fenë , për edukatën fetare. Shkolla është objekt mësimor, ka rregullat e veta dhe ato duhet të respektohen me forcën e ligjit.. Përndryshe do të krijonim anarki të rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tone.

Një kërkesë tjetër, që me të drejtë u  votua kundër, ishte edhe bartja  e shamisë në shkolla.

Në rend të parë është abuzim i të drejtave të njeriut, nën moshën 18 vjecare. Ti thuash fëmijës në moshën 7 ose 8 vjecare të mbulojë fytyrën se është  mëkat që shoku i saj të i’a sheh fytyrën.. Apo që nuk duhet t’i flasësh shokut se është ”haram”. Ky është turpi dhe mëkati më  i madh që mund të bëj një njeri ndaj fëmijës së tij.

Andaj përvec të tjerave kjo do të sillte edhe ndasitë në mes të shokëve, si dhe do të nxiste urrejten. Në shekullin XXI, ku civilizimi botëror ka arritur në nivele shumë të larta të zbulimeve, ne po  rikthemi me shekuj mbrapa.

Nuk ka thenë Zoti që në shekullin XXI fëmijët 7 apo 8 e 9 vjec të mbulojnë fytyrën. Nuk ka thënë Zoti të urrejmë ata që nuk mendojnë sikur ne, sic po bëjnë disa që po ngrenë zërin në emër të “mbrojtjës së fesë”.

Andaj ata që e konsiderojnë veten, mbase edhe “profetë” nëvend që të na  tregojnë ne se si duhet të sillemi , do të ishtë më e rrugës të shkëputen nga mentalitetet e tilla arkaike, dhe mos të mendojnë se ende jemi në vitin 1431.

Ne iu themi atyre: Jeni mbrapa për 600 vjet…!!!



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora