E shtune, 20.04.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Sa është Kosova islamiste?

E premte, 23.09.2011, 08:03 PM


OPINION NGA DIASPORA

              

SA  ËSHTË  KOSOVA   ISLAMISTE  ?

 

Shkruan: Ramiz DËRMAKU

 

Në Kosovë por edhe në Shqipëri opinioni publik është përfshirë në polemika për deklarimin fetar dhe etnik në regjistrimin e popullsisë . Komunitetet fetare, si dhe aktorë të ndryshëm të jetës publike, po i shprehin shqetësimet e veta mbi mundësit e fabrikimit manipulativ të rezultateve të  cilat do të mund të përdoren ne mënyrë të përshëndetshme nga grupe të  ndryshme shoqërore, Të dhëna të tilla krijojnë mundësi për debate të ndryshme mbi lojra shifrash, të cilat ne ballkanasit i ushtrojmë prej kohësh, pra prej krijimit të kombeve tona. Që nga koha kur filluan përpjekjet për coptimin e Perandorisë Osmane, shënimet fetare dhe ato etnike të ofruara  nga kancelari të ndryshme, janë luhatur në përmasa kontrastuale në varësi të interesave politike të përfshira në rajon. Lufta për numrat ka qenë një prej betejave më të preferuara të qarqeve intelektuale e politike nacionaliste Ballkanike, të cilat kanë ndërtuar legjimitetin e veprimtarisë së tyre të mbrapshtë, që ka shërbyer për të ndezur konflikte dehumanizuese  të shifrave. Statistikat në rajon, asnjëherë nuk janë konstatuar objektivisht nga realiteti, por çdo herë janë prodhuar  politikisht, në funksion të interesave  dhe orekseve etnike e teritoriale. Beteja për shifrat për prodhimin e tyre, është zhvilluar ne dy mënyra, ose nepërmjet të fabrikimit të tyre, duke nxjerrë të dhëna të manipuluara, ose nepërmjet veprimtarisë gjenocidiale dhe spastrimeve etnike, q ë janë përpjekur që të krijojnë mjedisin etnik të munguar,gjë që ka rezultuar në një kosto tragjike mbi jetët dhe fatet e njerëzve, por edhe mbi destabilitetin që vazhdon të qëndroj pezull mbi qiellin ballkanik. Unë mendoj se politikë, e grupe lobingjësh diplomatike, gjë që tregon se kjo mendësi akoma nuk është shkulur prej trurit të mpirë të popujve të këtij rajoni. P.SH. Grekët akoma vazhdojnë të interesohen për  këto shifra në Shqipëri, duke këmbëngulur se ky regjistrim do t'ia ofrojë Shqipërin me standartet  evropiane, ndonse këto standarde akoma vetë nuk i ka plotësuar. Ata, madje nuk kanë nguruar t'i kërkojnë këto pakica edhe ne botën e të vdekurve, duke fabrikuar në jug të vendit varreza dëshmorësh imagjinarë me eshtra të konvertuara shqiptarësh. Në anën tjetër serbët e maqedonët po orvatën të krijojnë pakica rishtas duke rekrutuar etnikisht, boshnjakë e vllahë. E një gjë e tillë po ndodhë edhe tek ne në Kosovë,ku grupe të hsumta orvaten t'i fryejnë përqindjet e tyre për tu mbajtur me paterica, ne mënyrë që mund të justifikojnë vetvetën në nji shtet, që teksa është shpallur paraprakisht multietnik, mbetet tash të prodhojnë etnitë. Pra të gjithë e dijmë se në kushte të tilla, regjistrimi i etnisë dhe fesë nuk është një punë e menqur. Lidhur me këtë në Kosovë në një kohë kur ka diskutim, demokraci, tolerancë, mbi aktivitetin e misionarëve të shumtë të cilët po përfitojnë nga gjendja, në kushtet e një tranzicioni kulturor, për të krijuar komunitetet e tyre. Qeveria mendon se politikanët mund t'i orientojë nepërmjet statistikave mbi fetë. Në vend që ajo të mendojë për t'i zgjidhur problemet duke stimuluar dhe promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve etnike dhe fetare, duke garantuar hapësirën publike dhe ate te të drejatve për këto komunitete, Qeveria jonë vendos të hartojë statistika që shërbejnë vetëm si armë për të përforcuar sherrnajën midis tyre. Prandaj, pasojat e këtij angazhimi mund të marrim me mend. Që tani mund të themi se vendimi për një regjistrim të tillë ka dhënë shenjat e para  të lëvizjeve të ndryshme ne forma të ndryshme etniko-fetare. Prandaj, lejimi apo grupimi por ndoshta edhe stimulimi i njeri njerëzve të tillë nga fonde të ndryshme .., do ta destabilizoj jo vetëm Shtetin e Kosovës, por edhe ate të Shqipërisë. Shtypi gjerman i ditëve të fundit rëndësi të madhe i ka kushtuar zhvillimit të ngjarjeve duke shtruar pyetjen  "sa islame është Kosova". Ne këtë pyetje përgjigjet, Profesori i sociologjisë, ( dikur ishte  rektor i Universitetit të Prishtinës), dhe vazhdon: "Në Kosovë, kam qenë përgjegjës për arsimin dhe edukimin. Dhe që në atë kohë me mua është biseduar se  a mund të bëhej islami feja shtetërore në Kosovë. Këtë bisedë jo që nuk e kamë përkrahur unë por kjo  është refuzuar nga pjesa më e madhe e kosovarëve, sepse islami ishte feja e Perandorisë Osmane dhe në këtë mënyrë e kolonialistëve. Pra, islami nuk ka rrënjë të thella në Kosovë. Por islamizmi është shumë i përshtatshëm për të krijuar identitete afatshkurtra, kështu që nga fe kthehet në ideologji. Prandaj ne nuk flasim për islam por për islamizëm. Islamizmi nuk mund të merret seriozisht nga pikëpamja fetare, por ai duhet marrë seriozisht nga pikëpamja politike, nga ajo kriminale, po ashtu si të krishterët fundamentalë në SHBA që janë të gatshëm të bëjnë vepra të shëmtuara nuk kanë lidhje me krishtërimin. Megjithatë, ata i referohen fesë".

 

Përveç kësaj "Grupet e ekstremistëve përdorin fenë nganjëherë, për të përligjur dhunën. Kjo nuk është tipike për islamin as për ndonjë fe tjetër." Prej shumë vitesh, thotë Professori Daxner feja fillestare popullore islame, ka qenë shumë dekada e dobët në Ballkan. Në kuadër të luftërave pas vitit 1991, dhe pas intervenimit në Kosovë 1999, ka pasur misione të përforcuara islame si nga ana e drejtimeve sunite dhe vahabiste, ashtu edhe nga ana shiite. Në një kontekst më të gjërë dhe të thjeshtuar, do të mund të sillnim pakuptueshmërinë që ekziston mes perëndimit dhe islamizmit, si dy dogma të cilat në ditët e sotme janë në nivelin më të keq të marëdhënieve, mbase që prej kohës së kryqëzatave. Duam apo s’duam ta pranojmë tashmë është bërë e zakonshme të dalim në përfundimin se bota islamike dhe perëndimi janë zhytur në një cikël të intensifikuar të konfliktit politik dhe kulturor dhe burimi kryesor i këtij rivaliteti është natyra e raporteve të Amerikës me Lindjen e Mesme, më saktë konflikti izraelito - palestinez dhe politikat e ringjalles së islamizmit në botën arabe.

Këto lloj interepretimesh dhe perceptimesh kanë prodhuar frikëra tek popullatat që po shpërfaqen në nivele të ndryshme, që nga rritja e nivelit të sigurisë për shkak të sulmeve terroriste në vendet e perëndimit, e deri tek përjetimi i një armiqesie të thellë në disa vende të botës arabe, iI cili shkon deri në aktet terrorise të cilat në radhë të parë po marrin jetën e mijëra qytetarëve muslimane. Ky nivel i acarimit të raporteve dhe hakmarrjes shkon madje edhe përtej parashikimeve të vetë Samuel Huntingtonit, autorit të famshëm por njëherësh edhe shumë të kritikuar për teorinë e tij apo mitin mbi përplasjen e qytetërimeve.

E pra natyra e të shikuarit dhe perceptuarit bardhë e zi, nga popullatat përkatëve, e një sistemi tepër kompleks marëdhëniesh mes këtyre dy qytetërimeve, mund të thuhet se është në një nivel të lartë pakuptueshmërie reciproke…

Po pse rrezikon që të na instalohet në Kosovë një pakuptueshmëri e tillë dhe cila do të ishte përmbajtja e saj?

Për të kuptuar këtë duhet që në radhë të parë të japim një kuptim të saktë të termit kuptueshmëri. Kuptueshmëria është një marëdhënie mes njohjes dhe objektit të të kuptuarit. Kuptueshmëria me pak fjalë përmban mundësi dhe dispozita ndaj një objekti të njohjes së mjaftueshme për të mbështetur një sjellje inteligjente. Ndërsa pakuptueshmëria është e kundërta.

Pakuptueshmëria është proces i papërfunduar i njohjes së objektit fizik apo abstrakt, konceptit apo mesazhit të tjetrit, i cili për pasojë është i pamjaftueshëm për një përgjigje inteligjente ndaj këtij objekti. Ky proces i papërfunduar i njohjes prodhon frikën nga e panjohura, e cila është një nga frikërat më të mëdha të njeriut e me të cilën ka manipuluar në radhë të parë feja. Në të vërtetëtë dogmat fetare, pa përjashtim i kanë rrënjët tek koncepti i së panjohurës dhe frika që ajo prodhon tek njeriu. Vetë koncepti për Zotin dhe ekzistencën e tij, është tentativa për t’i dhënë përgjigje të panjohurës.

Duke mos pretenduar për ndonjë përkufizim filozofik, në rastin e temës sonë pakuptueshmëria është një gjendje psiko-sociale që bart paragjykime dhe keqkuptime, të cilat mund të shndërrohen në një rrezik të madh në rast se kurba e njohjes së tjetrit nuk fillon të lëvizë në drejtim të kundërt me atë të së panjohurës.

Në rast se flasim me gjuhën e ngjarjeve aktuale në Kosovë, debatet për lirinë fetare, janë mure që ngrihen në mënyrë artificiale ose të qëllimshme , në mënyrë që të prodhohet një konflikt që ka si synim arritjen e disa interesave të caktuara, qofshin ato politike, qofshin ekonomike.

Polarizimi i skajshëm i debatit nuk është gjë tjetër vetëm rritje e nivelit të pakuptueshmërisë mes dy palëve. Ndjeshmëria e madhe, kundërshtitë, reagimet hiperaktive dhe deri agressive, një nivel i organizimit deri në mobilizim sa herë flitet për fetë tentojnë të zëvendësojnë parametrat e një debati normal ku palët kanë një nivel më të madh të pranimit të argumenteve të tjetrit.

Në të vërtetë debati që po zhvillohet është përjashtues dhe arsyet janë të qarta për këtë: bëhet fjalë për importimin e një kulture besimi, ritesh, zakonesh dhe veshjesh krejtësisht të tjera nga ato që për shekuj me radhë kanë qenë e pranishme në Kosovë.

Pra në radhë të parë pakuptueshmëria duhet të trajtohet nën dritën e kontekstit historiko- shoqëror, duke iu dhënë përgjigje të tilla pyetjeve se cfarë janë myslimanët e Kosovës, cili është niveli i tyre i besimit, cfarë roli ka luajtuar ai nëpër shekuj, cilat kanë qënë raportet e tij me fetë e tjera në Kosovë?

Nëse iu referohemi burimeve më të besueshme historike dhe të pranuara botërisht, konvertimi i shqiptarëve nga feja katolike në atë muslimane ka ndodhur në mënyrë masive në shekullin e 17 dhe 18, për arsye të ndryshme, si ato ekononike, ushtarake etj. Në të vërtetë shqiptarët janë populli I vetëm i madh në ballkan, nën pushtimin e perandorisë osmane që u fut një process të tillë konvertimi fetar, rudimentet e të cilit i gjejmë edhe në ditët e sotme në fenomenin e kriptokatolikëve (katolikë të fshehur) apo laramanëve sic njihen nga populli. Ky fenomen në fakt është një dëshmi e gjallë se konveritmi nga katolikë në muslimanë ka qenë jo i vullnetshëm por i imponuar nga pushtuesit dhe rrethanat që ata krijonin.

Islami që ka mbizotëruar në Kosovë e Shqipëri, kryesisht sekti sunit, ka qenë i një natyre më të butë; shqiptarët ia kanë përshtatur atë mjaft traditave dhe zakoneve të tyre dhe I tillë ka ardhur deri në ditët e sotme.

Duke mos dashur të futem në faktorë të tjerë historikë të cilët padyshim që kanë rëndësi të madhe, si pushtimi serb në Kosovë, rreziku nga copëtimi, lindja e idesë së kombit dhe ngjallja e ideologjisë kombëtare nga Rilindasit, shqiptarët muslimanë personifikojnë atë që sot quhet islami evropian. Bashkëjetesa më të dy besimet e tjera fetare, katolicizmin dhe ortodoksizmin nuk ëhstë ndonjë rastësi por produkt i vetë kujtesës historike të shqiptarëve, e cila padyshim ka prodhuar një nivel të lartë të kuptueshmërisë mes komuniteteve fetare të butë; shqiptarët ia kanë përshtatur atë mjaft traditave dhe zakoneve të tyre dhe I tillë ka ardhur deri në ditët e sotme. Padyshim pjesa më e madhe e muslimanëve të Kosovës janë besimtarë, (në një nivel të caktuar,) frekuentojnë objektet e kultit (kjo në masë gjithnjë e më të vogël) dhe kremtojnë festat fetare. Veshjet tradicionale, sidomos gratë në moshë nëpër fshtara janë të ngjashme me ato që mbajnë në Turqi nëpër zonat rurale, të cilat me ndërrimin e brezave po zhduken e zëvendësohen me veshje të stilit perendimor. Ky peisazh I cili ka pësuar ndryshime të mëdha me rritjen e nivelit arsimor tek shtresat e popullatës, tashmë duket se është “pasuruar” si në aparencë edhe në përmbjtje. Një komunitet jo dhe aq i madh, edhe pse nuk ka statistika, por në rritje të vazhdueshme, predikon një lloj tjetër islami, bart një tjetër lloj veshjeje dhe ka një mënyrë tjetër komunikimi. Të nxitur kryesisht nga shkaqet ekonomike, rryma të islamit radikal ia kanë dalë mbanë pas luftës të rekrutojnë më qindra të rinj, t’i indoktrinojnë dhe në këtë mënyrë të krijojnë një hendek mes tyre dhe islamit tradicional. Një hendek i cili nuk ëshstë tjetër vecse një refuzim i tjetrit që është ndryshe e që sot ka arritur në nivelin më të lartë, atë politik ku synohet të imponohen ligje që do të conin në përmbysjen e të gjitha vlerave të ndërtuara nëpër shekuj.Ky hendek pra po e sjell gjithnjë e më shumë shoqërinë në Kosovë në një moment përçarës që mund të përkufizohet me nocionin e thjeshtë “ ne dhe ata,” ka palët qëndrojnë në të dyja anët e llogores, ballë përballë me argument të papajtueshme.

Njëra palë, pra ne nuk i kupton ata që dalin në rrugë dhe protestojnë për shamia, nuk e kupton mënyrën e tyre të veshjes, paraqitjes, lutjeve, kërkesat, mentalitetin, qëllimet, botën e tyre. E panjohura për ne është: kush janë, çfarë përfaqësojnë, kush qëndron pas tyre, çfarë planesh kanë për Kosovën dhe a e rrezikojnë identitein tonë? Pala tjetër pra ata nuk kuptojë konceptet tona, mënyrën e sjelljes, kulturën, reagimet, refuzimet, botën tonë. Natyrisht këtu nuk bëjnë pjesë ata që financojnë e nxisin këtë konflikt ideologjik, por masat e thjeshta që përfshihen në mënyrë të pavetëdijshme në ndërmarrjen radikale.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora