E enjte, 25.04.2024, 08:40 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII)

E premte, 23.09.2011, 08:04 PM


EUROPË:  “TURKU  NË  SHQIPNI…  SI  GJARPËNI  NË  GJI !”…

 

(Pjesa e Tremëdhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Atëherë kur njeriu fillon me kuptue dhe njihet me njerëzit e parë Adamin e Even, atë ditë njeh edhe gjarpnin...i lidhun lak rreth degës së mollës. Të gjitha veprat e artit nuk e përjashtojnë këte zvarranik të mnershëm, që kercnon pa mëshirë njeriun... Asht edhe aq i vjetër në kulturën e popujve sa vetë ata, mbasi gjithmonë asht i pranishem ndër thanjet e vjetra dhe të reja popullore. Dikur shqiptarët veçonin bollat tek të cilat ata kishin krijue një ide krejt tjeter nga “besa” e gjarpnit... Kur ishe fëmijë kam pa një ditë një zhapi dhe një gjarpen që ishin në një gem ferrmane, ku zhapini i hidhte nga goja e vet gjarpënit një lang të verdhë si spruc e që binte në gojen e gjarpënit, i cili e kaperdinte ate. Mësova nga ma të vjetrit se zhapini i jepte helmin gjarpënit... Rreziku i tyne asht i përhershëm!

Një veper tjeter arti që ka edhe ajo gjarpënin asht “Zoja e Paperlyeme”, e cila i ka shkelë koken gjarpënit...Aq ia ka zanë me kambën e Saj të zbathun sa tash dymijë vjet nuk mundet askush me dyshue se Zoja nuk e ka gjithmonë nën kambën e Saj...

Nga prania e tij gjithmonë afer njeriut nganjëherë na duket se nuk asht aq sa na e paraqesin njerzit e dijtun rrezikun e gjarpënit. As dervishët nuk ia kanë frikën fare. Kam pa edhe nga ata që lozin me gjarpënin, madje edhe pse i kafshon nuk i sjellë vdekjen atij. Kjo varet nga dy shkaqe se gjarpënit i asht hjekë helmi me copë pelhure leshi ose njeriu që e mban ndër duer ka marrë me kohë disa doza helmi dhe ka krijue imunitetin ndaj tij.

Edhe sot ka farmaci që vazhdojnë me ruejt shishet e vjetra prej porcelani mbi të cilat asht figura e gjarpënit, që tregon rrezikun e madh që mund të sjellin pakujdesia e një njeriu tue prekë atë material të helmët që ruhet ndër ato shishe të kyçuna në raftin e tyne.

Klerikët katolikë nuk e predikojnë kurrë “pajtimin e njeriut” me gjarpnin, madje edhe e shpjegojnë arsyen e mosbesimit ndaj tij...Ata thonë se asht i pabesë! Edhe Populli Shqiptar gjarpnin e ka konsiderue gjithmonë anmik të vetin, dhe çdo anmik e ka quejtë kurdoherë dhe kudo “gjarpën”! Çka të sjell gjarpni, të sjell edhe anmiku!...

E cili mund të jetë gjarpni ma i madh i një njeriu? – Gjarpni ma i rrezikshëm dhe vdekjeprues i një njeriu asht ai që kafshon dhe helmatisë Atdheun e Tij! Shqiptarët janë ndër Shtetet ma të vuejtuna dhe të shtypuna nga helmatisja e kafshimit të gjarpnit, i cili i ka çue deri në grykën e vorrit nën rrasen e randë të robnisë...E ky gjarpën ishte ai që e kafshoi  në Janar 1468...Ishte dhunuesi e robnuesi i pashpirtë i quejtun Turk!

Gjarpijtë që kafshuen Shqiptarët ishin të disa llojeve të panjohuna për ta. Ishin nga ata që quhen gjuejtës, vrasës, helmues, kobra dhe shtërngues... e këta të fundit ndonjëherë janë shumë ma të mnershëm se ata që të kafshojnë e të mbysin për 10 minuta, mbasi këta të lidhin dhe vijnë tue të shterngue derisa të marrin shpirtin përngadalë. Ti e sheh veten se nuk ké asnjë shpresë me kenë i lirë prej tij, po edhe sheh, siç thotë Populli: “Vdekjen me sytë tuej, pa mujtë me ba asgja, madje as me vra veten”...Ata që i zuni agimi i Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912, mujtën me tregue se Shqipnia shpetoi nga gjarpëni shekullor që përfyti e pat rropatë përtokë. U çue ndër kambët e veta, ndonse helmin e kishte në trup e ma fort se në trup ndër trû! Shihej se ecë e marrakotun, por Shpresa tek e ardhmja e bante me kenë ma optimiste se vetë realiteti i kenjes së Saj “shndosh”!... Djelmët e Saj nuk u dëshpruen, madje edhe u bashkuen rreth votres e prap menduen për Atdhé... I rrethuem nga tradhëtarët, Atdheu filloi me pa rrugën pak ma kjartë, por shtigjet i kishte të mbylluna, aqsa, po mos të ishin Njerëzit e Saj të dijtun e Trima, permbysej edhe njëherë në greminen turke...Në kjoftë se kthehemi plot njëqind vjet mbrapa e shohim rrugën e shkelun nga Dedë Gjo’ Luli, pranë gjurmave të opingave të Tija janë gjurmët e Françeskanëve Shqiptarë, po askush pothuej nuk i kujton ato ditë të Prillit 1911...Ndokush që mund t’ i zanë në gojë e mbyllë biseden: “Kjoftë për atëherë!”.

Gjergj Kastrioti kur erdhi ndër Trojet e Babës së vet pat thanë: “Lirinë nuk ua solla unë, até e gjeta këtu në mes T’uej!”...Na dukej shumë thanje modeste dhe e thjeshtë, aqsa ishte edhe vetë i Madhi Udhëheqës i Popullit Shqiptar! Nëse do të ulemi para një fotoje të Portretit të Tij dhe të ngulim sytë në buzët e Tij...kemi për të vrejtë se Ai edhe sot përsëritë po të njajten thanje si atëherë, edhe pse kanë kalue ma shumë se 500 vjet. Kjo domethanë se Ai e di mirë që shumica e Shqiptarëve e kanë harrue thanjen e Tij...e né do të na duket se me të vertetë edhe sot me ardhë Ai Burrë, prap “Lirinë Ai do ta gjejnë këtu mes nesh!”... Atëherë kur Gjergj Kastrioti e tha atë thanje historike...gati askush nuk e kuptoi se me çfarë qellimi e tha. Ai vinte nga Stambolli i veshun me rroba turke... dhe kur vuni kamben në Token Shqiptare, provoi se “Liria ishte ndër shpellat Ilire...” Ai e gjeti me të vertetë këtu, sepse buka e një dhunuesi e pushtuesi si ai turk, nuk mund të ushqente në Gjakun dhe Shpirtin e Gjergjit as ma të voglen shkëndi të Lirisë. Ajo ishte kafshatë e ngjyme në gjak të helmatisun që kishte vorrosë vllaznit dhe bashkatdhetarët e Tij...Ai nuk kishte kurrë mundësi me u ushqye as materialisht as shpirtnisht nga buka me helmin e një gjarpëni turk që vetem rranonte, dhunonte dhe hapte vorre në çdo vend ku vente kamben. Ai erdhi në Arbërinë e vet i etshem për Liri dhe posa u ulë ndër gjunjë tek prroni me pi ujë me dy grushtat me pluhunin e Dheut të Bekuem ...Ai ujë i kulluem me të cilin një ditë kur i pat la ballin dhe “N’ Emen t’ Atit...” mori Emnin Gjergj, ju ngjesh për parzem dhe gjoksi ju mbush me ajrin e Bjeshkëve, që Veriu solli furishem në Kështjellen e Krujës Fisnike!

Asht kjo arsyeja që mbasardhësit e dhunuesit e përgjakshem kerkojnë edhe sot me shue çdo veper mbi të cilen u ngrit Miti i Tij...Një perandori turke gjarpijësh kobra të Azisë u permbys para Shpatës së Tij... Princi i Legjendave të Arbënisë rrokollisi me turp çallmat turke ndër ujnat e gjelbërta të knetave që qelbeshin nga kufomat anadollake. Edhe kuajt e tyne ngordhën kur ju afruen flamujve të zhigatun me gjysëmhanën me yll...E në se nuk besoni pranë kafkave turke germoni se aty janë edhe kokat e pashallarëve me rrashtat e kuajve të tyne që vazhdojnë me lotue edhe sot për ngordhjen nga shpata Shqiptare.

Turqia e po atyne sulltanëve mendon se jemi në vitin “2000 e pak”! Historia e tyne gjithnjë kishte shpresat e veta tek “2000 pa pak ose 2000 e pak...”

Nëse Bota edhe njëherë do të rrokulliset nën shpaten turke, atyne mendja u shkon se “ringjallja” e shpirtenve të këqijë do t’ i ndihmojë me marrë hakun e vjeter!

Rrokullisja e Globit mos harroni se do të nxjerrin nga toka Até që presin tash 500 e sa vjet pa u thye e ndryshkë Armët e Tija të Muzeut të Vjenës...

E atëherë edhe Europa ka me u kujtue se prap po vjen koha që ka nevojë për Té!..

Edhe Gjergji ka me i këputë prap koken gjarpënit, që Ajo Europë sot ka në gji!..

 

Vazhdon...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar Fritz Radovani: Pse na quejti Hrushovi ''Narodnij musliman''?!... Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla S.J. Fritz Radovani: Gjenocidi komunist Fritz Radovani: Çfarë besimi je ti?... Fritz Radovani: Tiranët nuk vdesin!... Fritz Radovani: Majmuni i doktor Mokinit...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora