E enjte, 18.04.2024, 08:11 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Me rastin e 77-vjetorit të vrasjes mizore të albanologut kroat Dr. Milan Shufflay

E hene, 18.02.2008, 08:04 PM


Me rastin e 77-vjetorit të vrasjes mizore të albanologut kroat Dr. Milan Shufflay

Mr. sc. Kadri Osmani - Mani

KONTRIBUTI I MILAN SHUFLAY-t NË FUSHËN E HISTORIOGRAFISË SHQIPTARE E TË ALBANOLOGJISË

MILAN SHUFLAY
9.11.1879-18.2.1931

Milan Shufflay
Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivomë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1. Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2. Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli...) është imi, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli...) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqësisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë SHQIPËRINË ETNIKE  cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare.
Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është- Serbi!!
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara,  si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku...), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombëtare; në mënyrë që të mos lëmë shteg të quhemi mosmirënjohës.
Me atë rast, zotërinjtë Albert Einstein & Heinrich Mann, shkruajnë:  
“APEL ME?UNARODNOJ LIGI ZA LJUDSKA PRAVA-APEL LIGËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT”- 125, AVENUE DE WAGRAM, PARIZ:
  Fort të nderuar miq!
Ne nuk mund të bëjmë lëshim e të mos ia tërheqim vërejtjen Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ngjarjen e 18 shkurtit të këtij viti [1931.] e cila i solli vdekjen shkencëtarit kroat dr. Milan Shufflay.
 Kur ky shkencëtar ditën e cekur po shkonte në shtëpi, ishte në një rrugë të Zagrebit, kur është sulmuar pas shpine, dhe sipas burimeve tona, e plagosin rëndë me shufër hekuri. Dhe ditën tjetër vdes nga plagët e rënda, kurse më 22. shkurt varroset në Mirogojë pranë martirëve kroatë.
Profesori Milan Shuflay ishte i njohur me punimet e veta të shumta shkencore. Megjithatë, gazetat e Zagrebit nuk guxonin të lajmëronin për veprimtarinë e këtij shkencëtare, madje edhe lajmin e vdekjes qe konfiskuar, kurse as shprehjengushllimet nuk guxohej t’i përgatisnin. Nuk qe e lejueshme as të shpallet koha e varrimit, kurse qe e ndalueshme të theksohet flamuri i pikëllimit në gjysmështizë në ndërtesën e Universitet. Rinia shkollore, e cila mori pjesë në përcjellje në kortezh, shteti policor i përzuri nga Zagrebi, kurse flamurin trengjyrësh kroat, me të cilin ishin të rrethuara kurorat, i mënjanuan.
Emri i vrasësit, Branko Zwerger, ishte i njohur. E njohur ishte edhe organizata të cilës i përkiste vrasësi ("Mlada Jugoslavija"). Ishte e ditur se vdekja ishte me marrëveshje në natën prej 11. deri 12. shkurt në banesën e prefektit të qytetit, gjeneralit Belimarkovi?a. Tek ajo marrëveshje merrnin pjesë anëtarët e organizatës "Mlade Jugoslavije" Brki?, Godler, Mar?ec dhe vrasësi Zwerger. Edhe përkundër kësaj, policia zagrebase zyrtarisht lajmëronte më 19. shkurt se kinse kryesi i krimit nuk dihet.
Vrasjes së Profesorit Shuflay i paraprinë faktet vijuese:
1. Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, iu është dërguar një vargu personaliteteve të ndryshme– ashtu udhëheqësve  dr. Vladku Ma?ku, dr. Anti Trumbi?u, dr. Mili Budaku, profesorëve të universitetit dr. Filipu Lukasu, dr. Davidu Karlovi?u, dr. Milanu Šufflayu e të tjerëve– letra kërcënuese me nënshkrim "Za kralja i otadžbinu"-Për mbretin dhe atdheun), me të cilat i lënë në përgjegjësi me kokat e tyre personale dhe me jetët veta e të familjeve të tyre, po që se në kohën e qëndrimit të mbretit në Zagreb ndonjë protestë apo demonstratë.
2. Kësaj organizate terroriste, e cila mban emrin publik "Mlada Jugoslavija" mbreti Aleksandër i ka mbajtur fjalim publik, me të cilin tha për mënjanimin e deputetëve të zgjedhur kroatë, që ka zbatuar. Me fjalët: "Unë i kam mënjanuar deputetët", ai vetë e dha nxitjen respektivisht urdhëresën se me mënjanimin e tij formal nga parlamenti do duhet të kalohej në mënjanimet fizike, pra të likuidimit përfundimtar. Si shembull do të vlente 20. qershori 1928., kur në parlamentin e Beogradit janë likuiduar udhëheqësit kroatë.
Delegacioni i popullit kroat i përfaqësimit që më 25. janar 1930 ia dorëzoi Ligës së popujve në Gjenevë memorandumin, i cili njëherazi i qe dorëzuar edhe shteteve dhe organizatave të gjitha shteteve të kulturuara, duke ua tërhequr vërejtjen për gjendjen në Kroaci. Me këtë memorandum përpara gjithë njerëzimit ngrihej akuza kundër nëpunësve të shtetit të mbretit të Serbisë si kundër tmerrit dhe lemerisë, që qeveria po i bën mbi popullin kroat. Siç tregojnë faktet, këto tmerre nga ajo kohë ishin edhe më të mëdha.
Duke marrë parasysh këtë gjendje te tmerrshme, ne po ju lutemi, që Liga Ndërkombëtare të marrë të gjitha masat që këtij pushteti të dhunshëm t’i jepet fund.
Nuk guxon të heshtet kur vrasjet përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Nuk guxon të heshtet kur vrasësit madhërohen sikur heronj popullorë.
Mendojmë se vetvetiu Liga Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e ka detyrë që të apelojë te të gjithë ata të cilët i çmojnë të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, që t’i kundërvihen kësaj llahtarie që po zotëron në Kroaci, të ngritin protestën më solemne. Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, ku ekzistojnë degët e Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e kanë për detyrë të dalin si mburojë përpara këtij populli liridashës dhe i qytetëruar. Ne e presim vendimin tuaj dhe ju përshëndesim.

---------------------------------------------------------
Këtu është vendi i përshtatshëm të theksohet se po në parlament në Beograd, qe helmuar në kafe deputeti i Shkupit, Kolë Bojaxhiu, babai i Nënë Terezës dhe nga hemorragjia e brendshme ka vdekur për katër ditë, ngase helmi kishte qenë aq i fortë, sa që ia kishte gri e shkatërruar rropullitë, pa pasur mundësi t’i ndihmonin as mjekët!
Me sa dimë, derimëtash për këtë albanolog janë botuar këto libra: dr. Milan Shufflay: SERBËT DHE SHQIPTARËT, “Rilindja”, Prishtinë-1968; SERBËT DHE SHQIPTARËT nga Sh. B. Bargjini, Tiranë-2002; në kroatishte nga Darko Sagrak: Dr. MILAN pl. ŠUFFLAY HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA, Zagreb-1998; Milan Šufflay: KONSTANTIN BALŠI?, Zagreb.
Mendojmë se kjo në shqipet është pak dhe duhet të bëjmë më tepër për këtë kolos. Ngase shkak i drejtpërdrejtë i atentatit ishte vizita e gjuhëtarit në Tiranë, dhe fill me t’u kthyer në Zagreb, ndodhi vrasja!! Mbretëria serbe nuk honepste gjurmime albanologjike e historike që do të vërtetonin autoktoninë shqiptare në Kosovë!
Dr. Milan Suflay, është historian kroat, njëri nga themeluesit e albanologjisë dhe romansier i parë i romanit diturorfantastik kroat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora