E enjte, 28.03.2024, 08:49 PM (GMT)

Kulturë

Flet skenaristi i filmit “Kapedani” Skënder Plasari

E enjte, 22.09.2011, 05:39 PM


Kam peng skenarin e filmit  ”Humanizmi”

 

Tek filmi “Shtigje lufte” heroi duhej të ishte masovik

 

Nga Albert ZHOLI

 

Filmi “Kapedani” pa diskutim është një ndër filmat më të spikatur shqiptar. Edhe sot ai shikohet me ëndje nga të gjitha grupmoshat. Një film ku regjia dhe skenari kanë gjendur përputhje të plotë. Eshtë punuar në harmoni. Skënder Plasari skenarist i më se pesë filmave rrëfen se si punoi për “Kapedanin” por edhe si bashkskenarist i filmit “Shtigje lufte”. Sipas tij vetëm nëj bashpunim i ngushtë regjisor0skenarist mund të ccojë në një realizim perfekt të një filmi artistik.

 

Cili skenar i juaji ka ngel paksa i parealizueshëm sipas idesë tuaj në bashkpunimin skenarist-regjisor?

 

Tek filmi “Shtigje lufte”! Një film intersant. Unë jam bashkskenarist në këtë film. Ideja jonë ishte që të kishte një hero pozitiv që kishte emër në luftën nacional-çlirimtare. Por athere skenari kalonte në disa filtra. Nuk u pranua që të dilte heroi pozitiv, pra një hero. Pati një ndryshim në skenar ku në plan të parë duhet të dilte heroi masovik, heroi i përbashkët, heroi popullor. Pasi në luftë një hero duhej të kishte dhe ky duhej të ishte Enver Hoxha. Filmi në kohën që u realizua u vlerësua maksimalisht por unë edhe sot jam i mendimit që dhe regjisori nuk bëri atë ç’ka mendonte. Nuk u gjet ajo përputhja në ide dhe në veprim dhe kjo jo për mos dëshirën tonë, por të ndërhyrjes nga komisioni i vlerësimit për ndryshime në tekst, në skenar. Ne kishim tjetër ide si skenarist.

 

Ju keni bërë dhe skenare për kinokomedi. Po kjo gjini si është vlerësuar brenda jush?

 

Do thoja dy nga skenaret e kinokomedive si “Odisea e tifozave” dhe “Duke kërkuar pesë orarshin”. Dy skenare që për mua nuk u ngjitën në skenë në idenë e mendimit apo të skicëidesë time. Kjo gjini është e vështirë pasi humori kërkon më shumë punë dhe gjetje si nga ana e regjisë edhe e skenaristit, pasi nuk është e lehtë të bësh të qeshësh një publik të kulturuar.

 

Ke ndonjë skenar që të ka ngel peng, që nuk ëshët vënë në skenë?

 

Po. Kam një skenar shumë interesant. Flet për ndihmën e madhe që i ka dhënë populli ynë ish ushtrisë italiane në Shqipëri, pas kapitullimit të fashizmit. Shumë ushtarë u inkuadruan në radhët e luftës nacional-çlirimtare, por shumë të tjerë u mirëpritën nga familjet shqiptare. I pritën dhe i strehuan. Shumë prej tyre filluan edhe të punojnë nëpër familje. Në atë kohë ne familjarisht ishim në Qeparo. Unë isha i vogël dhe në një pyll aty afër pashë një ushtar Italian të fshehur. U thashë në familje dhe ne e ofruam në shtëpi. Ai ishte kirurg. Në Qeparo hapi një dhomë si infermieri. I ndihmonte shumë fshatarët. Por pas thirrjes që bënë anglezët që ushtarakët e lartë italianë do ti merte nëj nëndetëse që do vinte në zonën e Himarës ai donte të largohej. Largimi qe fatal pasi nëndetësja ishte gjermane dhe i vrau të gjithë ata që kishin mundur të afroheshin në vendin e pritjes.

 

Cili ishte mesazhi i këtij skenari?

 

Hmanizmi i pashembullt i popullit shqiptar. Një humanizëm që pak popuj mund ta kenë bërë në luftë. Popujjt janë viktima të politikës s’janë ata nismëtarët e luftrave.

 

Përse nuk u realizua ky skenar?

 

(Qesh). Pasi komisioni i aprovimit e quajti humanizëm borgjez. Humanizëm i cili nuk duhej të përmendej. U çudita. Si mund të ndahej humanizmi në socialist apo borgjez?!

 

Po sot a e ke paraqitur  në institucionet filmike këtë skenar?

 

Jo. Por para disa vitesh ja dhashë për ta lexuar një profesori të aktrimit nga SHBA. Ai jep mësim në Universitetet europiane të përgatitjes së aktorëve. Ai e mori dhe e lexoi duke më dhënë vlerësime dhe duke shfaqur habi pse është lënë pas dore. Ky është fati i këtij skenari.

 

E keni peng këtë skenar?

 

Sigurisht. Ka ngjarje, ka dialog. Ka hapësirë. Ka mesazh. Por vetë koha e ngjarjeve është interesante. Dihet tashmë se çfarë gjurme kanë lënë tek popujt lufta e dytë botërore.

 

Kur e shikoni pas kaq vitesh a mendoni se do duhej të ndryshonit diçka tek Kapedani?

 

Se besoj. Për skenarin e atij filmi kam punuar me shumë përgjegjësi. Ka dhe skenare që them me të vërtetë që duhen bërë ndryshime, por jo tek Kapedani. Me kohën ngjarjet sjellin tjetër atmosferë, të tjera këndvështrime. Koha bën që shumë skenare ti mendosh ndryshe. Por “Kapedani” mbetet kapedan.

 

Gjatë xhirimit a është hequr ndonjë pjesë nga skenari që ju parashtruat?

 

Vetëm nëj pjesë e vogël. Mund të ishte një moment disa sekonda kur Kapedanit do ti lanin këmbët. Kjo u hoq për arsyen se Kapedani do të dukej si Pashallarët dikur. Por kjo nuk ndikoi në cilësinë e filmit.

 

Kur quhet i realizuar një film sipas një skenaristi?

 

Athere kur ideja e skenaristit vihet në skenë nga regjisori me atë imagjinatë të skenaristit. Vetëm athere filmi mund të quhet i arrirë. Pra kur skenaristi fillon dhe pjek idenë në kokë sjell dhe pjesë të skenës. Një bashkpunim I frytshëm dhe scenarist regjisor, plotësimi i ideve dhe emndimeve të njëri tjetrit sjell një film perfekt.

 

Si ka qenë bashkpunimi juaj me regjisorin Fehmi Hoshafi?

 

Ka qenë një bahskpunim I frytshëm megjithëse Hoshafi është i vështirë si tip. Ai është kërkues, këmbngulës por ndonjëherë I nxituar. Kma pasur një debat të vogël (qesh) për një moment në nëj dialog të skenarit. Kur unë po i spjegoja qëllimin dhe idenë time ai kundërshtoi një moment..

 

A doli i plotë Kapedani në film?

 

Ndoshta ndoshta doja të thoja që doli pak më autoritar, por i realizuar me sukses. Regjia dhe skenari kishin përputhje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora