E premte, 29.03.2024, 08:46 AM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Njerëzit e sinqertë gjithmonë thejnë barikadat

E enjte, 22.09.2011, 06:59 PM


NJERËZIT E SINQERTË GJITHMONË THEJNË BARIKADAT

 

Nga Selim M. Nëngurra

 

Nuk di të kem lexue diku, se njeriu shkruen per veten e vet në këtë formë, si do do të baj unë në këtë shkrim. Për ta ba shkrimin, kam arsye, sepse me 11 shtator u realizue diçka që as në andërr nuk do të kisha mund ta imagjinoja. Në zgjedhjet lokale në Norvegji, disa miq të mi norvegjez nga partia ma e madhe opozitare HØYRE PARTI (parti e djathtë, ku unë prej vitesh jam i angazhuem dhe anëtar), më zgjodhen si kandidat për këshilltar komunal. Kjo që do të shkruej ma poshtë, më këthen shumë mbrapa, në ditën e 17 majit 1989, kur unë, me shpejtësinë ma të madhe e me heshtje varri, përqafova gruen dhe tre fëmijët e vegjël, dhe mbasi vëllaj Ibrahimi më siguroi se askush nuk ishte në rrugë, dola dhe hyna në veturën e komshiut, z. Metush Malaj, i cili më voziti deri në fshat, të përshëndetësha me prindët, posaçërisht me babë Mustafën, për mos ta pa ma kurrë. Prej këtu shkova në Pejë dhe mandej me tren deri në Beograd e nga aty me autobus drejt e në Suedi. Nuk mund ta përshkruej atë rrugë të mundimëshme që bana me autobusin e SMALANDSBUSSEN të Perstorp të Suedisë, i cili ishte përplot me serb, që udhtonin për Suedi, ku ishin me vite puntorë me kontrata në mes Ulof Palmes (ish Kryeminister suedez) dhe Josip Broz Tito. Unë vetem e kujtoj atë udhtim, sepse as andërr nuk e kisha atëherë, se nji ditë, unë i ikuni nga Atdheu, unë shqiptari i vorfën, që iku edhe nga grueja dhe femijët për të shpetue jetën e tij, mbas 22 viteve, në nji qytet me 57.000 banorë, në Sarpsborg, qytet ky i shtetit ma verior të Europës, do zgjidhesha DEPUTET komunal. Tue përshkrue se si erdhi deri te zgjedhja ime, kujtoj edhe përjetimet e perplasjet e mia me organet dhe padrejtësitë të disa individëve në Norvegji. Më kujtohet dita e parë, saktësisht 28 nandori 1990, kur unë me gruen e tre fëmijë të moshës 9, 7 dhe 2 vjeç, me ndihmen e mikut azilkërkues, z. Mujë Mushkolaj, nga Deçani, Shefqet Buçaj, nga fshati Raushiq i Pejes, siedhe nji llapjani që quhej Shefki Mahmutaj, me nji kombi të markes FORD, i huazuem në RENTACAR, kalova kufinin ma verior Suedi-Norvegji nga Kiruna për në Narvik. Mbaj mend atë ditë me borë e ferfllanzë, sa frigohesha se asnji nuk do mbijetonte, por do rrokullisemi diku në thellsitë e liqenit ABISKO apo neper shkrepat e bjeshkes me të njejtin emen e askush nuk do t’i gjente ma as eshtnat tona. Muja ishte vozitës i zoti. Na të gjithë kishim frikë, ndërsa ai voziste me kujdes dhe na jipte kuroja që mos të kishim frikë. Arritem ma në fund në Narvik. Aty temperatura ishte minus 35 gradë dhe kishte mbi 2 metra borë. Duhej të zbritnim shpejt nga kombi, shoferi dhe shoqnuesit duhej të largoheshin sa ma shpejt dhe të këthehehin për Suedi. Po t’i zinin, do të rrezikonin t’i largojnin nga shteti për në Beograd dhe mandej dihej se çka mund t’u ndodhte. Ata do të akuzoheshin për kontrabandë me refugjatë dhe denimi ishte i ashper. Askush nuk do të besonte se ata jo vetem nuk më kishin marrë asnji lek per atë ndihem aq të madhe, por besa edhe shpenzuen nga xhepi i tyne për benzinë e për ushqim në atë rrugë të gjatë e të rrezikëshme. Zbritëm në sheshin e qyteti. Unë me shpejtësi mora valigjet dhe Petriti mori vëllajn e vogël në ngrykë. Shpresa ecte mbas meje, ndërsa zonja ime mezi ecte, sepse ishte e sëmuet. Pyeta nji plakë kalimtare se ku gjindej policia. Atë çast pranë nesh kaloi Mujë Mushkolaj dhe iku per në Suedi. Nuk munda me u përmbajtë pa ngritë dorën në shej falnderimi. Aty afer ishte stacioni policor dhe shkuem te dera. Ishte e dielë dhe kujdestari na u lajmrue permes nji mikrofoni që ishte në derë. Pritni pak, më tha. Unë kisha mësue bukur mirë suedishten. Dija se norvegjishtja e suedishtaj ishin të ngjashme. Mbas pak doli nji njeri i veshun me rroba civile, me xhins dhe nji xhemper me flamur norvegjez në gjoks. Na hapi deren dhe më ftoi mue mbrendë. Unë iu luta të futeshin në korridor grueja dhe femijet, ndersa ai do të më merrte mue në pyetje për azil, sepse ishtr ftoftë i madh. Janë të vegjel, i thashë, kurse gruen e kam të smuet. Po jo, ai më tha: Ec mbrendë ti e ata le të presin perjashta. Nuk asht ditë pune sot dhe nuk ban të hyni mbrendë. Pse keni ardhë sot, ditë e dilë, pse nuk keni pritë deri nesër?! Kisha pak përvojë nga Suedia me njerz të tillë dhe pashë se na kishte gjetë belaja me këtë njeri, që urrente me shpirt azilkerkuesit. Në këto dy shtete ka shumë policë që punojnë me emigrantët azilkerkues, por ata vet, po të kishin mundësi, asnji nuk do ta linin as nji orë në këto shtete. Nuk kisha mundësi të kundershtoja, hyna dhe vendosa të flisja sa ma i shkurt, për mos me mërdhitë fëmija jashtë. Mbas rutinës së zakonshe, pyetjeve se kush isha nga isha etjerë, unë i afrova policit dokumentat e identifikimit, që para nji viti m’i kishin dhanë organet suedeze, pasaporten e kam të Republikës së Sllovenisë i thashë, dhe ate e ka policia suedeze. Shpresoj se ju do ta kërkoni e do shihni se shenimet e identitetit janë të sakta. Ai filloi të fliste shpejt, jo gjithçka fliste e kuptoja, sepse ishte kontakti im i parë me gjuhen norvegjeze. I thash se nuk po kuptoj, dhe e luta per nji perkthyes. Këtu asht veriu i Norvegjisë dhe nuk ka shqiptarë, ka serb dhe po deshte ta sjell nji të tillë me tha polici. Më bani nervoz kjo formë e sjelljes së tij. Mirëpo, sado që kam nji temperament, u permbajta, nuk fola. Ai, mbas nja nji ore, më tha të dilja unë e të thërrirrsja gruen time, që ta intervistonte edhe ate. Dola dhe e thirra zonjen time. Ajo kishte merdhi. Pashë se Fan-Noli qante në ngrykun e vëllajt, Petritit, kurse se Shpresa ishte strukë në trupin e të vëllajt. I shkreti Petriti, mendova, po ai asht vetë fëmijë dhe tash po luen rrol mbrojtësi dhe kujdestari per motër e vëlla. Me zonjen time përkrahu u këtheva mbas, ndërsa femijët i lash jashtë. Ata merdhinin, por unë nuk mund t’i ndihmoja. Ai që duhej t’i ndihmonte, ai që duhej t’u afronte ngrohtësi e respekt, ai sillej si bishë. Më dridheshin nofullat nga inati, lutesha te Zoti të më ndihmonte e të permbahesh pa shperthye. U afrova te dera e zyres dhe papritmas ai polic mizor më pisket, ik ti jasht, me ty e kam krye punen. Po, more zotni, ia ktheva unë, por nese ti nuk thërret perkthyes, atëherë asgja nuk do mund komunikosh me këte, sepse kjo pos gjuhes së nanes nuk di asnji gjuhe tjeter. More ik e del jasht, më pisket ai dhe ngritet me shpejtësi e me kap per krahu e më largon në korridori perjashta. Per fat, nga inati ai harroi ta mbyllte deren dhe unë ma nuk mund duroja, e hapa me kujdes dhe i futa femijet mbrendë, se ata merdhinin. Derisa i bana vend fëmijëve në ndejset e korridorit, dëgjoj këto fjalë nga zyra e policit: Si e ke emnin? Heshtje, heshtje sepse ajo e shkreta nuk e kuptonte asnji fjalë. Si e ke emnin, a kupton ti moj! - piskati polici dhe dëgjova se diçka kërsiti, ai nga inati edhe deren e zyres e kishte lanë pak hapun dhe unë me të shpejtë u afrova dhe fillova të pergjojë nga plasa e deres se çka po ndodhte. Ai e shyu karrigen e vet mbrapa tue e perplasë per mur dhe t’i pisket zonjes time: Parlevu france, shprehen zidojq, parla italiano, du ispik inglish? A e sheh, unë i di shumë gjuhë, por nuk e di as nuk due ta di atë gjuhen tande të ndytë! Mund te ketë thanë edhe shumçka, por unë nuk degjova ma asgja. Me shpejtësi rrufeje hapa deren, kerceva mbi tavolinën e tij të punes dhe me sa pata fuqi e godita me shqelm drejt në turinjë dhe ai ra sa gjanë gjatë. Zonja ime kishte pasë fillue me qa nga frika, por tash ia leshoi të dënesë, edhe femija kapen piskamen. U ba tollovi, erdhen shumë policë, sa as sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se ku kishin pas qenë ata që erdhen aq shpejt. Më informuen se nga ai moment kisha statusin e të arrestuemit per sulm fizik të personit zyrtar. Zonja ime e femija dolen jashtë dhe aty pari kalon si dhuratë nga Zoti nji shqiptarë i mirë, i cili, po sikur na, me të njetjat halle, kishte ikë nga Resnja e Maqedonisë dhe kishte tash dy vite që jetonte në Narvik. Ishte Isa Hasani, i cili degjon femijët tue piskatë e dënesë shqip, tue thirrë, o babë, mos na merrni baben, çka do bajmë na tash. Ndalet ai njeri i mirë, i thotë zonjes time: A shqiptarë jeni, a?! Po, i thotë ajo, por paskemi ardhë në nji vend ma të keq se Serbia. Burri im u rrah me policin dhe tash e kanë marrë, nuk di çka do bajnë as me te as me ne e jemi tue merdhi. Isa kupton se ne ishim në rrezik, kupton se polici, që ishte shef i sektorit per refugjat në at qytet, gjithmonë kishte pasë sjellje të tilla raciste e arrogante me azilkerkuesit. Pra Isa Hasani e dinte nga pervoja se kush asht polici Øyvind Johnnsen. Prit këtu, i thotë zonjes time, vrapon me shpejtësi dhe mbas dy minutave vjen me nji veturë, i fut ata në te dhe i largon mbrapa ndërtesës së policisë, pra i fsheh nga policët per nji çast. Unë do të iku tash e ju rrini këtu në veturen time, u thotë Isa Hasani dhe vrapon shpejt në drejtim të qendres së qytetit. Sikur mban mend zonja ime , diku pas 10-15 minutave vjen Isa së bashku me nji zonjë. Ajo kishte pasë qenë avokatja Bjørg Havorstadt. Nga ai moment familja ime mirret në mbrojtje nga zonja avokate, por nga të nesermen në mbojtje të saj isha edhe unë dhe ajo më nxori nga paraburgimi me 29 nandor në oren 10.25 minuta. Na sistemuen në strehimoren e refugjatëve ALPINVEIEN 4 A. Narvik. Asht e çuditëshme për secilin të dëgjojë këtë histori. Kur më liruen, aty erdhi edhe plici Øyvind Johnssen me fasha rreth tyrinjëve. Mbaj mend se pat ndrrue fjalë të ashpra me avokaten Havorstadt dhe nuk mund t’i kuptoja se flisni me shpejtësi, taman perlaheshin. Di se avokatja i tha, ti nuk je ligji, ligji jemi ne, ti duhet t’i zbatosh ato që t’i lejon ligji e jo të sillesh si kauboj, ja ma në fund e ke marr ate që e ke meritue. Tash ik e pusho në shtepi e mos eja në punë me hundë të pergjakuna, se po i frigon kolegët me atë pamje. Derisa hyna në veturën e zonjes avokate, polici m’u afrue dhe e them sinqerisht se u frigova, thashë mos po më sulmon, mirëpo jo, ai njeri i lig, pa asnji dinjitet dhe pa asnji ndjenjë njerzore, më tha: Mbaje mend, zotni shqiptar, nuk do la gur pa levizë per me të pengue që ti dhe familja e jote të vendoseni në Norvegji. Unë qesha dhe i thashë: Të garantoj se unë do ta marr ljeqendrimin dhe do bahem qytetar i mirë i Norvegjisë. Por nese fitoj unë në këtë "bast" fjalesh mes nesh, çka do të bash ti? Unë do iku diku dhe ma kurr nuk do këthehem në Norvegji, më tha ai dhe më kthej shpinen. Mbas kater viteve, kur pata marr qendrimin dhe isha në krahinen Hedmark në qytetin Hamar, unë e pata thirr në telefon dhe i pata thanë; jam Selim Hasanaj dhe të informoj se sot unë e familja ime kemi marrë lejeqendrimin në Norvegji. Ti tash ik e shko në Beograd te Millosheviqi, se ai ka nevojë per kriminelë si ti. Dhe tash kush do të besonte se, mbas nji ballafaqimi kaq tragjik e mizor që diten e parë si shkela token e vikingëve, Norvegjinë, unë, mbas 21 viteve, do të bahesha deputet komunal i qytetit të katërt me madhesi në Norvegji. Ndoshta lexuesi do ta kritikojë këtë shkrim timin dhe do të thotë: Heu, ç’na u paska lavdue Selimi! Ama unë kurrë nuk do e baja këtë shkrim, sepse lajmin se kam fitue në zgjedhje, bile tue dalë personi i pestë me ma së shumti vota në komunë nga të gjithë kandidatët e të gjitha partive, ua tregova me letra private miqëve e dashamirëve, dhe kusherini im z. Zeqir Lushaj nga SHBA-të më tha ta baj publike këtë, ndersa unë i thash jo, jo se do më zihet per lavdatë kjo e unë nuk lavdohem, unë i la të tjeret të japin mendime per mue. Ama këtë herë e bana këtë sepse mu kujtue nji rast, nji intervistë e nji njeriu vetvrasese, pra njeriut që ka vra veten dhe vepren e vetë. Ai ishte musafir në emisionin e Milaim Zekes "PA RROTULLA" diku para 10-15 ditve. E kam fjalen per Salih Kabashin. E kishte pasë sjellë Milaim Zeka, me porosi të dikutj padyshim, per me ua ndersye të tjerëve, ashtu si ndersen njeriu i lig langojt kunder kalimtarëve, kur ata shkojnë rruges së vet. E percolla atë bisedë mes këtyne dy miqve dhe dy kolegve, dhe pash se sa fort njeriu po mundka ta vrasë veten. Tash kur po shkruej, betohem se më mbulojnë djersët, sepse qenka veshtirë të shkruesh realitetin e mjerueshem per nji person që me vite e pata idhull. Salih Kabashi e tha në programin PA RROTULLA edhe këtë; po e citoj: ...merre me mend zoti Milaim, nipi i Hajdin Pylles, nipi i Hajdin Pylles, e sulmon akademik Rexhep Qosjen, nipi i Hajdin Pylles, nji person që nuk egziston, por ashtu po tham unë, akademikun e sulmon nji analfabet....Dhe tash skjarim Salih Kabashit dhe lexuesit, nipi i Hajdin Pylles egziston dhe ai nuk asht analfabet, por asht gazetar, publicist, studjues me veper të botueme, asht familjar, burrë, baba, gjysh e mik i shumkujt i njerëzve me renome akademike e politike jo vetem në mesin shqiptar, por edhe këtu në Norvegji dhe ma në fund asht tash edhe DEPUTET I KOMUNES SË SARPSBORGUT. Jam unë nipi i Hajdin Pylles, Deputeti Selim Nengurra (ish Hasanaj). ********************* Kush je ti, Sali Kabashi? A e njeh kush Salih Kabashin si burrë e familjar? Nese po, le të ma deshmojë! A e njeh kush Salih Kabashin si babë, si mik, si vëlla?! Ti që të tjerëve u thue me plot inat e urrejtje edhe në programe ku nuk janë tema të flasesh per të tjeret, se qenkan nipa të këtij e atij dhe se qenkan analfabetë (rasti me mue), si nuk po kujtohesh se kur jam ardh me të vizitue në atë banesen mbas hotel LEVIT në Lublanë ti ishe strukë si miu në nji skutë dhe as bukë nuk kishe si duhet dhe jetoje në atë banesë që nuk kishte ma shumë se 2-3 metra katror. A ke harrue se mue më paten shkue lotet per atë gjendje që të gjeta. Jo, ti nuk mban mend asgja, se ti urren ata që të kanë respektue e të kanë dashtë. Ti ofendon njerëzit, i quen analfabetë, e po harron se vetë ke punue HAMALL në "Jugosllovenske Zheleznice", në magazinat e saj në Lublanë. Cila asht vepra jote, Salih Kabashi? Mos do me na shitë mend me ALTERNATIVEN, e REPUBLIKEN? Aty vertetë ka pasë shkrime të mira, por ato ishin shkrime të tjerëve e jo tuejt. Unë i kam të gjithë ata numra revistash, pikërisht këto ditë i kam shfletue dhe askund nuk pashë shkrim intelektual të Salih Kabashit. Pashë shamje e ironi, thumba e zgerdhimje, perqeshje e nençmime, bile të njerëzve që me veprat e tyne kanë hy në pavdeksi. BABA DIMNI (per Prof. Hajrullah Gorani), SHALLI DINJITOZ.. (per Shejtin Ibrahim Rugova), SALA LEGENI (per Sali Berishen) etj etj maskarallaqe e magjuphane të fjalorit të komshijve të tu Tarllamishve të Gurrakocit. Apo të Hamide defatores, që poashtu e ke pasë komshij? Ti thue me ofendim Hajdin Pylla, ndërsa po harron se ti je Salih Badolli. Hajdin Pylla ka qenë burrë, ka qenë luftetar i denjë per të drejta e liri të popullit të tij dhe ka luftue kunder pushtuesve krah kaçakëve të mirnjohun Bajram Çetina e Zymer Bruqi, por ai nuk ishte Hajdin Pylla, por Hajdin Mustafa, nip i Mustafë Hasanit të famshem nga Jabllanica e Madhe . Kjo nofka PYLLA u ka mbet per shkak se nji nuse e familjes së të prave të mi, (malësore me origjinë) në prezencen e argatëve në arë, paska pas thanë PYLL e jo mal sikur se thonë podgurasit. Kjo paska pas shkaktue zgerdhimje nder argat dhe nga ai moment shumkush me shpirt të lig, e shpirt ngucakeq, me shpirt katil dhe i panjerzi e pamoral (sikur Ti tash Salih Kabashi) i ka perqesh nipat e pasardhesit i Mustafë Hasanit (jo babait tim, por gjyshit të tij). A nuk bahesh burrë e të na spjegosh, per mue edhe per lexuesin, se pse je ti Sali Badolli?! Unë këtu i drejtohem edhe djalit tand, tezakut tim, i cili me fjalet e tua më ka pasë ba nji kercënim diku para nja dy viteve. Nese je trim e djalë i mirë, o lum tezaku, ma së pari mbyllja gojen babë maskarallakut tand e i thue mos t’i ngucë njerëzit, mos t’i sulmojë miqët e dashamirët, se nga ata as ai e as ti nuk keni asnji rrezik. Ju, Ti dhe baba yt Salih Badolli, nëse jeni trima sikur shiteni e keni rastin me e tregue trimninë me gjeneralin e shikut Muhamet Mavraj, i cili ( vet apo me njerzit e ti të SHIKUT )e ka rrah si feminë Salihin dhe e ka hudhë në rrugë si stervinë. Mos u merrni me mue as me Hajdin Pyllen, se as unë nuk jam Salih Kabashi, unë jamë Selim Mustafa, tanë jeten kam punue e jetue me djersen time dhe kam familje të shendoshë, kam shtepi e banesa në Norvegji, në Istog dhe së shpejti edhe në Shqipni do kemi shtepi. Pra unë sado analfabet (simbas akuzes tande joqytetruese, o Salih Kabashi ) jetoj si njeri dhe nuk më mungon asgja. Nuk flej në kasolla si ti që je (simbas mendjes tande) akademik, intelektual, trim e puntor. Po ta kishte dijtë Salih Kabashi se njerëzit e sinqertë, të urtë, puntorë e të ndershem nuk ka barikadë që i ndal në rrugen e tyne jetsore, ndoshta nuk do ishte sot ky Salih Kabashi nji figurë që dukej ma shumë si kufomë, si kufomë të cilen njeriu dredhaq dhe misterioz, mik i shumë SHIK- asve (në mos qoftë edhe vet oficer i SHIK-ut ), Milaim Zeka e kishte sjellë në TV per tja ba ssssss...kape kend mundesh dhe ku të mundesh. Salihi i mjerë, veç të tjerave, shkoi e ia ngjiti gjyshit tim, që ka ikë në amshim në vitin 1952, pra e kafshoi si langojt që kafshojnë në prapanicë. Nuk sulmohen njerëzit e vdekun, o Salih, i mjeri ti per veten tande. Unë pra, me sinqeritetin tim dhe me luften time të ndershme me jeten dhe problemet e kënaqësit që i afron ajo, kalova barikadë mbas barikade, dhe ja tash jam Selim Nengurra, Deputet në Sarpsborg të Norvegjisë.



(Vota: 53 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora