E enjte, 18.04.2024, 11:31 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nam për keq

E merkure, 21.09.2011, 08:04 PM


Agron Hasbajrami, Arid Uka e Hysen Sherifi, përveç etnisë, i bashkon edhe diçka tjetër. Të tre shqiptarët aktualisht ballafaqohen nga drejtësia amerikane e gjermane si të përfshirë në akte e planifikime terroriste. Një prej tyre i ka pranuar akuzat e rënda.

 

Nga Jeton Musliu më 21 shtator 2011 në ora 08:44

Një në Frankfurt të Gjermanisë, tjetri në Karolinën e Veriut në SHBA apo një tjetër në Brooklyn të New Yourkut. Edhe pse nuk kanë ndonjë lidhje ndërmjet vete, të tre këta persona, përveç që i bashkon nacionaliteti, sepse janë shqiptarë, ata i bashkon edhe fakti se janë të akuzuar për vepra të rënda që ndërlidhen me terrorizmin.

 

Agron Hasbajrami

Rasti më i fundit është Agron Hasbajrami, një shqiptar, me nënshtetësi amerikane, i cili akuzohet nga prokurorët në New York për terrorizëm si dhe për ndihmë financiare për xhihadistët në Pakistan. Ai akuzohet se sulmin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dashur ta kryejë pikërisht në më 11 shtator, në dhjetëvjetorin e sulmeve mbi dy kullat binjake.

 

Organi i akuzës e ngarkon shqiptarin 27 vjeç me banim në Brooklyn të shtetit të New Yorkut në SHBA se i kishte dërguar 1 mijë dollarë një personi, i cili dyshohet se përfaqësonte një organizatë xhihadiste në Pakistan. Përveç kësaj, që ata kishin pasur ndërmjet vete, kishin folur edhe me kode duke përdorur shprehjen si “të martohem me vajzat në parajsë”, që sipas prokurorëve, nënkuptonte për planin e tyre për të udhëtuar drejt Pakistanit e për t’iu bashkuar grupit për martirizim. Madje akuza pretendon se kjo është më se e vërtetë duke marrë parasysh se në shtëpinë e tij, është gjetur një shënim ku shkruhej “mos prisni pushtimin, është koha e martirizimit”.

 

Sipas prokurorëve, Hasbajrami ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara në shkurt të vitit 2008, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar JFK të New Yorkut, vetëm pesë ditë para 11 shtatorit. Në atë moment, ai kishte blerë një biletë drejt Turqisë, e që më vonë të udhëtonte drejt Pakistanit. Hasbajrami të h0ënën ka pranuar para gjykatës njujorkeze të gjitha akuzat, duke thënë se dëshironte t’iu bashkohej grupeve terroriste ngase besonte se kjo ishte rruga më e mirë për jetën e tij në botën e amshuar. Nëse ai shpallet fajtor, mund të dënohet deri me 15 vjet burg.

 

Arid Uka

Procesi gjyqësor kundër Arid Ukës, shqiptarit nga Kosova që jeton në Gjermani, ka filluar javën e kaluar. 21-vjecari që dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit dhe plagosi rëndë dy të tjerë, derisa ata shkonin me mision në Afganistan, ka thënë se aktin e kishte kryer pasi ishte xhindosur kur në internet kishte parë një video se si ushtarët amerikanë përdhunonin një grua myslimane.

 

Ndonëse prokurorët kanë treguar se nuk ka ndonjë dëshmi që vërteton lidhjet e Ukës me ndonjë grup terrorist, megjithatë ata janë të bindur se ky rast tregon se për një rritje të rrezikut nga persona të tillë që njihen si “ujqit e vetëm”.

 

Procesi gjyqësor ndaj Arid Ukës, me prejardhje nga Mitrovica, do të vazhdojë me 5 tetor, ndërkohë që ai mund të marrë një dënim më të ulët, meqë është duke bashkëpunuar me autoritetet. Përndryshe, në rast se do të shpallej fajtor për krimet e bëra, dënimi ndaj tij do të ishte burgim i përjetshëm.

 

Hysen Sherifi

Procesi gjyqësor kundër Hysen Sherifit dhe disa personave të tjerë, të gjithë shtetas amerikanë me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, në tërësi ka filluar që nga fillimi i këtij viti.

 

Por derisa Daniel Patrick Boyd, baba i dy djemve, Dylan dhe Zakria Boyd janë rrëfyer para gjykatës, zyrtarë të Prokurorisë së Karolinës së Veriut kanë thënë për Express se nga dita e hënë, të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe Hysen Sherifi, Mohammad Omar Aly Hassanin dhe Ziyad Yaghi.

 

Edhe më tej, duket se është vështirësuar pozita e kosovarit si i dyshuar në këtë rast. Kjo pasi Patrick Boyd dhe dy djemtë e tij kanë pranuar fajësinë. Përveç kësaj, Sherifi nuk ka avokat të tij të paguar, por është duke u mbrojtur nga një i caktuar me detyrë zyrtare nga Gjykata. Ai dhe të tjerët janë arrestuar në vitin 2009 në Karolinën e Veriut dhe akuzohen se janë përfshirë në planifikime dhe mbështetje të grupeve terroriste.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora