Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Allafranga…!

| E merkure, 21.09.2011, 07:36 PM |


Shtëpia në kodër, tu Blini i Grisë, (Foto: Kolë Progni)

 

 

ALLAFRANGA…!!

-Fletë ditar, Gri 21 gusht 2011-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

!

Në oborr, nuk hyhej,

Gjithkund, kaplue therrat!

Kapërcyem trinën, hala-hup,

Si të burgosurit, mbi telat.

 

Nga mbretëria e ferrave,

Në pulpë, m’u ngul një gjëmbaç,

Duhej, një dëshmi, aty, ku u rrita,

Dënim më të lehtë, nuk ka se kaq!

 

U solla, një herë oborrrit,

Me “shoqruesit” e mi, si të mpirë,

Nuk desha, as nuk hyra brenda,

Pse-hen, kush don, e kupton mirë!

…!

E kreva denimin, me dy pika gjaku,

(-Allafranga, ma, të mos na vish !!),

E mbyllëm vizitën dy orëshe, te Shabani,       1)

Ku na priste…, gjel-kokoshi, mbi qervish !      2)

                        ./.

1.Shaban Ademi, -djali i axhës, qendrestari i vetëm i trollit të vjetër të Selmanve të Grisë.        

2.Qervish,-gatim karakteristik i Tropojës. Miell misri, pak gjalp dhe lëngu i pulës.