E marte, 23.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Editorial

Kastriot Frashëri: Faleminderit Amerikë, Mbretëri e Bashkuar, Kanada dhe Europë për lirinë e popullit të Kosovës!

E hene, 18.02.2008, 09:12 PM


Faleminderit Amerikë, Mbretëri e Bashkuar, Kanada dhe Europë për lirinë e popullit të Kosovës!
   
Nga Kastriot FRASHËRI*

  

Kastriot Frashëri

Kosova përjeton sot orët e fundit të ndarjes njëherë e përgjithmonë nga robëria dhe drama e përditshme, pothuajse shekullore, e banorëve të saj nga represioni dhe genocidi i organizuar shtetëror serb. Sot ajo është në festë. Është independenca e saj. Një festë e merituar dhe e ardhur mes dhimbjesh, masakrash, lotësh dhe në fund shkatërimit total të saj, që mori fund  në vitin 1999 me largimin e policisë dhe ushtrisë okupuese serbe falë ndërhyrjes vendimtare e të shumëmirëpritur të komunitetit ndërkombëtar dhe trupave ushtarake të NATO-s.
  
  Të gjithë jemi të vetëdijshëm si komb, se rruga e gjatë dhe e vështirë që përballuan dhe kaluan vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës për të arritur deri më sot dhe për të jetuar dhe gëzuar të lirë në trojet e tyre etnike, nuk mund të realizohej pa ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të Komunitetit Ndërkombëtar, me në krye qeverinë e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, BE- së, Kanadasë dhe organizmave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Pas këtij akti, autorëve të korrigjimit të gabimeve dhe padrejtësive të shkuara historike duhet t?u jemi mirënjohës, për gjithë atë çfarë kanë bërë për shqiptarët, në ditët e tyre të vështira dhe për të ardhmen.
  
  Në këtë ditë kur është vendosur që të finalizohet ky proces i gjatë dhe i vështirë për të zbatuar sa më drejt vullnetin e përcaktuar të popullit dhe klasës politike të Kosovës për shtet të ri dhe të pavarur, lypset qetësi dhe maturi nga të gjithë për të treguar se jemi një komb i qytetëruar europian. Është e rëndësishme që në këto momente të demonstrojmë botërisht si komb vetëpërmbajtje dhe urtësi politike, për të treguar edhe një herë se janë respektuar institucionet e UNMIK-ut dhe se kosovarët kanë ndërtuar institucionet e tyre, të dala nga zgjedhje të ligjshme. Përvoja e fituar, tashmë është një garanci më shumë dhe një rrugë e hapur drejt vetqeverisjes dhe forcimit të institucioneve të Kosovës së pavarur.
  
  Tashmë që u hodh ky hap për kosovarët, është koha që të mendojnë dhe punojnë më shumë që shteti dhe vendi i tyre i ri të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, prandaj ata kanë kërkuar që prezenca ndërkombëtare civile dhe ushtarake të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa vjet të tjerë për të ndihmuar në konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të brishta dhe ekonomisë vendase, si dhe në integrimin e saj të shpejtë në strukturat euroatlantike.
  
  Me këtë rast ne shqiptarët duhet të falenderojmë dhe t?iu shprehim mirënjohjen tonë gjithë institucioneve ndërkombëtare, OKB, qeverisë Amerikane, Bashkimit Europian, NATO-s, Presidentit Athisari, për kurajon dhe vendosmërinë e tij dhe mjaft organizatave të tjera ndërkombëtare që i hapën rrugën pa kthim çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
  
  Qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar në këtë proces të gjatë dhe të vështirë prej afo një dekade, se zgjidhja e statusit dhe të së drejtës së tyre do të bëhet plotësisht në përputhje me aktet dhe ligjet ndërkombëtare, respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimet demokratike dhe se kjo zgjidhje do t?u sigurojë multietnicitet të qëndrueshëm banorëve të saj, për ti shërbyer paqes dhe stabilitetit të mëtejshëm rajonal.
  
  Dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të harrohen të gjithë ata që punuan, luftuan dhe dhanë jetën për realizimin e kësaj ëndre shekullore, pa lënë mënjanë falenderimin për gjithë ata individë, personalitete, elita intelektuale dhe akademike, universitete dhe qendra ndërkombëtare studimore nga gjithë anët e botës së qytetëruar që vunë përpjekjet e tyre dhe kontribuan për realizimin e kësaj ditë të veçantë dhe të begatë për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar. Falenderimi u takon të gjithë atyre që punuan me përkushtim nën drejtimin e administratës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe realizuan krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të sapokrijuara kosovare, drejt standardeve demokratike. Kjo është rilindja në hapësirat mbarë europiane. Tani është rradha e klasës politikë të saj për t?i dhënë Kosovës frymë europiane.  
  
  Edhe një herë falemiderit Amerikë, Mbretëri e Bashkuar, Europë, Kanada, që lejuat dhe i dhatë mundësi popullit vëlla të Kosovës të vetëvendosë për lirinë e munguar. Thank you United States of America, United Kingdom,  European Union, Canada ...!
  
*Drejtor, Instituti i Çështjeve Kombëtare


 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora