Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet aktorja Hajrie Rondo: “S’më besohet se kam dalë në pension”

| E hene, 19.09.2011, 07:57 PM |


Hajrie Rondo në pension, e bija merr kupën në Festivalin “Apollon”

 

Trishtim për pension. 10 herë gëzim për cmimin e Kleas

 

Nga Albert ZHOLI

 

 Takimi këtë radhë me të, jo si shumë takime të tjera, kaloi në një  atmosferë disi pezmatike. Nuk kishte atë humorin e mëparshëm, por energjitë dhe kujtesa s’njihin kurbë rënieje.  Ajo, e sapo dalë në pension se besonte se tashmë nuk do të shkelte çdo mëngjes në dyert e bukura të Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit. Plot 40 vjet në atë atë teatër, ajo ka ndarë me atë skenë dhimbjet, gëzimet, hidhërimet, trisshtimet, arritjet, vlerësimet, rritjen e fëmijëve, dasmën e saj, rolet e pafundme. Lëvizjet nëpër tërë Shqipërinë. Ajo flet dhe një psherëtimë i del pa dashje. Jo se ajo tashmë s’do të jetë më në skenë (pasi edhe në këtë moment po luan një film) por për të vetmen arsye  se do të thyejë rregullin e jetën 40-vjecare, shtëpi-teatër. Qesh, por edhe loton kur thotë se si I duket që tashmë nuk do të vrapojë në mëngjes për në punë, por atë orë do të gjerbi kafenë në shtëpinë e saj me të shoqin, ndoshta dhe vetëm pasi ajo është gjithmonë në lëvizje, Tiranë-Fier-Himarë-Delvinë (qyteti i lindjes). Por kur e shikon me ato energji, se beson që Hajria ta njohë këtë emërtim, pasi ajo ëndërron, dashuron me të njëjtën forcë sërishmi teatrin, filmin.

 

E beson  Hajria që sot e tutje është në pension?

 

E besoj dhe se besoj. E besoj  se duke ju referuar moshës plot 60-vjeç, them se sipas ligjit, pensioni do të trokiste dhe një ditë tek unë sepse nuk  bëhet përjashtim për Hajrien. Por dhe pse kanë kaluar disa kohë nuk më besohet se jam në pension. As vetë nuk e di pse s’më besohet. Kur çohem në mëngjes. Menjëherë më shkon mendja se jam vonë për në godinën më të bukur në botë. Tek godina e teatrit “Bylis”, por kujtohem, buzëqesh me vete dhe ulem dhe bëj kafenë aty në shtëpi, larg miqve dhe kolegeve.

 

Sa vjet kontribut ka dhënë Hajria në këtë teatër?

 

Plot 40 vjet. Afërsisht gjysëmm shekuli, dhe këto nuk janë pak. Ti numërosh ndoshta dhe lodhesh pasi në atë teatër unë kam hyrë 20 vjece. Ajo ndërtesë  është bërë pjesë shpirtërore e pa spjegueshme, e karierës time. Nqs do ti mbledhësh orët më të shumta të jetës janë pikërisht në atë godinë dhe jo në shtëpi. Kishte raste që ne rinim dhe 14 orë në teatër pra orët më të shumta i kemi kaluar aty. Dhe jo vetëm unë, por edhe kolegët dhe koleget e mia. Sidomos në vitet e sistemit komunist, ku kërkohej numër shfaqjesh, kërkohej orar tepër korekt në mëngjes (orët jahsët punës nuk merreshin në konsideratë), kërkoheshin shfaqje në fshat, punë paralele, xhirime në film, një sërë aktivitetesh jashtë programit të teatrit, kjo ka qenë jeta ime në Fier. 

 

Në sa aktivitete bënit në vit?

 

Mund të them mbi 20 ku punoja edhe si moderatore edhe si aktore . Pra jeta jonë ka qenë një maratonë e gjatë artsistike nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe ndaj pensioni s’më besohet.

 

Aktorët që kanë punuar me ju dhe miq të ndryshem thonë se edhe ata se besojnë se ke dalë në pension..

 

Ka dy përcaktime, kur flitet për pension su besohet nga ana vizuale dhe nga ana artsitke se do tu mungosh. Do të dëshiroja të jenë shprehur të dyja pasi, unë në këtë moshë ndihem më e pjekur dhe kam po atë fuqi. Skena nuk më ka lodhur por më ka bërë më të fortë. Pensioni erdhi në moomentin kur e ndjej veten më të kompletuar, më e sigurtë, si ajo vera që rri në bute (kështu I themi ne andej nga Delvina), që sa më shumë të qëndrojë në bute aq më e ëmbël, aq më ë mirë, aq më e pranushme bëhet (kjo edhe për kolgët e mi në këtë moshë).

 

Fuat Boci një nga artistët më të mirë të Fierit më tha “Hë mos më tremb tani. Ti po bën shaka, sit ë thanë kur të thirrën. Si ka mundësi, a ka Hajrie tjetër të të zëvëndësojë”!

 

Meqënëse dolët në këtë pyetje, vërtet kush do ta zëvëndësojë Hajrien?

 

Atë se di. Unë s;mund ta absolutizoj veten. Nuk them kurrë që jam e pazëvëdësushme në llojin tim. Mundet të ketë, pse jo. Dalin talente të reja. Koha ecën. Ajo bën të vetën.

 

Një jetë në teatër po aq dhe në Fier. Si jeni ndjerë në Fier?

 

Si në shtëpinë time. Fierakët janë mikpritësa, janë artdashës, janë të butë. Eshtë një popull që ta vë notën tamam.  Ai popull di të vëjë notën tamam.

 

Mendoni se po të ishit në Tiranë do të kishit të njëjtën famë që kishit në teatrin e Fierit?

 

Besoj se po. Aktori që është I talentuar edhe në një humbëtrirë të jetë do ta shpalosë talentin. Por Tirana  ti deklaron vlerat më mirë. Në Tiranë mund të marrësh emër pa bërë emër. Unë kam qenë larg metrpolit, larg klaneve  por besova tek një zot, tek puna ime. Aftësitë e mia. Tek ambicia ime.

 

Keni qenë shumë ambiciose, në çkuptim?

 

Sigurisht! Por një ambicie sa e lejojnë normat e mia, brenda aftësive të mia. Pa ambicie nuk mund të përparosh, Nuk them një ambicie të verbër, pa thelb, pa aftësi, nëj ambicie intelektuale, që të motivon në emër të së mirës për përparim. Lajtmotivi im ka qenë dhe mbetet “Punë deri në rraskapitje, durim deri në çmenduri”.

 

Je ndierë ndonjëherë e lodhur në skenë?

 

Mua nuk më ka lodhur ndonjëherë puna, porn ë momente të veçanta, shumë të veçnta më kanë lodhur, të paaftët, klanet. Sot i paafti është rreziku më i madh. Në skenë sa hyja në rrol i thosha vetes “Hajrie hyj në garrë për të dalë e para”. Me ambicie profesionale. Ambicia profesionale nuk është turp, sidomos në art.

 

Ju jeni ftuar në shumë filma apo teatro në Tiranë. Këto ftesa kanë ardhë në bazë njohjeve të tua, preferencë e regjisorëve apo aftësisë aktrore?

 

Nëë tetatër askush s’të merr  vetëm për sytë e bukur. Ashtu mund të marin njëherë si figurante. Pastaj… Ndaj unë them se para kanë qenë aftësitë dhe së dyti preferencat e regjisorëve, Unë kam punuar dhe s’kam pasur asnjë njohje të veçantë me regjisor. Pra qëndrojnë këto dy të fundit. Psh si mund ti vejë mendja të madhit Anagnosti  kur më mori në filmin  “Përrallë nga e kaluara?!”, apo tek Zef Mosi I estrardës së Sarandës dhe e fut në roline Maliq beut ku Zefi bëri rol pikant. Por unë kisha bërë një rol më parë me Anagnostin, sikundër kisha luajtur role që në Akademine Arteve. Dua të theksoj se qysh në Akademi regjisorët i piketonin talentet. Qysh në fillimet e mia  kam luajtur   një pjesë të Gogolit, rol karakteri, vënë në skenë nga profesori I nderuar Birçe Hasko. Por edhe “Gjëmimi i atij dimri” I Teodor Laços kaq qenë një rol I  spikatur. Njëherë në nëj Festival kam lujtur dy role si rolin e Rruzes, një plake labe tipike, e sertë por krenare dhe e dashur që nuk e jepte veten. Këto ishin rolet e fillimit që më hapën rrugën e suksesit.

 

Plot katër dekada në skenë. Ke ndonjë peng?

 

Peng! Kam  peng që nuk kam lujtur ndonjë pjesë të Brehtit, apo rol të antikitetit grek. Këto janë dy pengje. Ndrësa me rolet e autorëve shqiptarë jam pa pengje.

 

Tashmë vajza juaj Klea po bën një emër në teatër. Klea ka të njëjtën natyrë si ju në skenë?

 

Nqs do të rreshtoj  disa vlera të Kleas do të duket si mungesë modestie por, më duket se tani është dhe momenti ti them. Ndoshta dikush do të thotë sigurisht krraba tërheq nga vetja jote, por, Klea kur  do të shkonte për të konkururar pëe aktrim I kam thënë vetëm një fjalë “ Hyr me emrin tënd s’do të thuash kurrë se jam vajza e Hajrie Rondos”. Ajo konkuroi për regjisurë dhe për aktrim dhe fitoi për të dyja. Ajo zgjodhi aktrimin.  Klea ëshët rritur më teatrin pasi unë e mirrja gjithmonë me vete. Ajo është rritur në hepat e skenës ku, kur unë interpretoja, ajo thoshte pas peredeve “mama. Kam uri, apo mama kam ftohtë? Ajo në prova kishte raste që mësonte përmendsh dhe tekstin tim. Mund të them se ajo më korigjonte ndonjëherë dhe tekstin. Kontakti i parë me rolin, tekstin isha unë, kontakti i dytë ishte Klea. Ajo është sharmante në skenë, ka lirizëm. Në rolin e fundit të Marisë tek “Salla e banjos” ajo ka luajtur rolin  më të bukur. Ky rol do të jetë rol referimi për të. Me këtë rol ajo në Festivalin “Apollon-10” mori çmimin e parë për rolin e karakterit.  Në këtë rol e besuar nga regjisrja Inis Gjoni  ajo nxori një rol të veçantë. Ditën e dhënies së çmimeve Klea sishte në Fier. Kupën e saj e mora unë me lot në sy. U gëzova dhjetë herë më shumë se sa ta kisha marrë unë këtë çmim. Kur I komunikova  çmimin ajo se besonte.

 

Kur filloi të spikasë teatri i Fierit?

 

Me ardhjen e Pëllumb Kullës. Ardhja e tij ka qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.  Ai erdhi në kohën që sapo ishte hapur teatri I Fierit. Ishte shansi I Fierit që Pëllumbin e caktuan aty. Ai nuk  u shfaq vetëm si librettist apo si letrar por edhe si regjisor. Prurjet e tij letrare ishin pikante, me humor të hollë, elegant. Karakteret e veprave të tij janë shumë të spikatur dhe kanë lënë dhe gjurmë edhe sot. Ai  ka dhënë një kontribout madhor si në teatër edhe në estradën e Fierit. Kur unë isha Drejtore në teatrin e Fierit në vitin 2003 e ftova pas 15 vjetësh në Fier ku ai vuri në skenë veprën “Kërcuri?. Një vepër që solli atmosferë. E arrirë artsikisht por edhe në skenë. Kjo vëpër ku edhe unë kisha një rol të mirë është filmuar shumë bukur.

 

Hajrija lëviz Fier-Tiranë-Himarë-Delvinë, s’ndiheni e lodhur?

 

Aspak. Në tiranë kam fëmijët, në Himarë bashkshortin si trainer i volebollit të femrave (nënkampion), dhe në Delvinë ku kam nënën. Se kuptoj veten pa lëvizje.  Se ndjej lodhjen kur lëviz. Unë kam ikur 18-vjeçe nga Delvina, jam martuar në Himarë. Lëmin e kam fshirë në Fier. Ndihem mirë në këto katër qytet. Në Himarë qetsohem, pasi në lagjen kala është magji. Fisi I burrit tim është me emër në atë zonë. Aty merrem me lulet, mbledh ullinjtë, kam një kopësht. Aty më vijnë dhe dy mbesat, dy vajzat e fëmijëve.

 

Kur ëshët ndier më keq Hajrija, në skenë  në ndonjë rol apo kur ju thanë dole në pension?

 

Kjo e fundit. Fjala pension nuk është dhe kaq e bukur. Duket sikur je më e plakur, sikur do të shkëputesh shpirtërisht nga skena, sikur do të harrojnë. Merr një status tjetër, por falë zotiti tani kam shumë kërkesa. Tani  jam duke u përgatitur për një rol të një filmi të vëllezërve Budina, me temë emigracionin. Por jam e kërkuar sërish dhe në Fier. Jam e ftuar për të leuar tekste të ndryshme, apo si moderatore. Por sdua ta besoj se jam në pension. Nga ana tjetër të duket se pensioni të bën nder, je më e lirë, e pa kufizuar, pasi puna të lidh.

 

Disa nga rolet tuaja në shkollë?

 

Mulliri i Kostë Barbit ishte roli im i parë. Ishte roli i një vajze, ku tema e dramës ishte nga LANÇ.  Isha në vit të dytë. Ky rol duket se më hapi rrugën e skenës. Në fillim ndieja stepje. Pastaj… “Mosha e Bardhë” e Mihallaq Luarasit. Në këtë dramë kisha rol kryesor, sërishmi rolin e një vajze. Nga roli në rol e ndjeja veten më të sigurt. Tek “Regjizori”  i Gogolit që e vuri në skenë Birçe Hasko, kisha një rol karakteri. Gruan e një mekaniku. Kishte një rebelim kjo grua pasi i kishin hequr burrin nga puna. Në përgjithësi gjatë studimeve kam luajtur role karakteresh.

 

Pedagogët sigurisht luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e studentëve, kryesisht në aktrim. Ç’do të thoshit për pedagogët tuaj?

 

Do veçoj Drita Agollin dhe Birçe Haskon. Drita ishte një pegagoge kërkuese. Punonte shumë me studentët. I njihte shumë mirë elementet e historisë së aktorit. Ndërsa Birçja ishte shumë kërkues. Serioz. Por edhe njerëzor. Nuk të falte në mësim, por të jepte gjithçka dinte. Fliste me kompetencë. Të gjithë ende thonë “lum ata ata që 4 vjet i shoqëron pedagog Hasko”. Stundentët që dalin nga Birçja janë shumë konkretë. Studentët e tij  krijojnë marrëdhënie të vërteta, janë shumë njerëzor…

 

Filmografia

 

Dhimbja e dashurise (2008) TV

Tifozët (2004) - (TV)

Borxhliu (1999) - (TV)

Dashuri në krisma - (1997) (TV)

Gjithë fajet i ka paraja - (1996) (TV)

Pesha e kohës - (1988)

Një vitë i gjatë - (1987)

Përrallë nga e kaluara - (1987)

Kush vdes në këmbë - (1984)

Nëntori i dytë - (1982)