E enjte, 28.03.2024, 06:32 PM (GMT)

Editorial

Ylldije Sulka: Riformatizimi i jetës politike është zgjidhja e ngërçit politik

E diele, 18.09.2011, 03:59 PM


Riformatizimi i jetës politike është zgjidhja e ngërçit politik

 

Europa dhe bota demokratike e përkëdheli komunizmin ndaj duhet ta bëjë sot atë që s’e bëri në 1992 kur duhet të rehabilitonte dhe integronte tërësisht antikomunistët e vërtetë

 

LETËR E HAPUR

 

USA, BE, OSBE, Kombeve të Bashkuara, vendeve anëtare të NATO, botës demokratike, ambasadave të huaja në Tiranë

 

Nga Ylldije Sulka

 

Kaosi i sotëm në Shqipëri ka një arsye të vetme: nuk u riformatizua jeta politike dhe shoqërore që në vitin 1992 dhe nuk u rehabilituan të persekutuarit politikë si u veprua në vende demokratike si Gjermania.

 

Në Shqipëri, me rënien e komunizmit, ish-komunistët e djeshëm u kthyen në neokomunistë të cilët po mbajnë dhe trashëgojnë pushtetin.

 

Dhe kjo u bë mbi një alibi mjaft dinake.

 

Që në fillim u trumbetua me forcë se ish – të persekutuarit politikë do (të mund) t’i vrisnin komunistët.

 

Dhe qarqe të ndryshme demokratike në botë që kishin forcë për të kërkuar llogari në vend, kërkuan të bëjnë veprimin kalorsiak të nderit i cili e trajton me dinjitet kundërshtarin. Por në këtë rast, kasta komuniste shqiptare nuk ishte dhe nuk është aspak me ndjenja fisnike që të dijë të vlerësojë veprime kalorsiake.

 

Pas kësaj, pa humbur kohë, komunizmi filloi duke hapur gropën e zezë të pushtetit, krimit e të korrupsionit.

 

Së pari filloi me imponimin e ligjeve kriminale ndaj qeverive të djathta (sepse qeveritë e majta nuk kishin nevojë për imponime), duke përdorur çdo mënyrë.

 

Në këtë mënyrë u realizua plani kundër shtresës së të përndjekurve politikë në Shqipëri që të mos kishte rehabilitim të përhershëm të kësaj shtrese.

 

Sipas tyre, pushteti ekonomik sjell atë politik.

 

Pra, nuk ka kthim të pasurive.

 

Si rrjedhojw e kwsaj u aprovua ligji 7501, i cili ishte as më shumë e as më pak, një neoreformë si neokomunizmi.

 

Po ashtu, teza e hakmarrjes, bëri efektin e vet sepse bota nuk e njihte shtresën fisnike të shqiptarëve që kishin vuajtur nëpër burgje.

 

Ata, të burgosurit dhe të dënuarit e djeshëm të ndërgjegjes, kurrë nuk e kishin ngritur dorën që të bënin vëllavrasje për të marrë hak ndaj hetuesve dhe persekutuesve të vet.

 

Ata (ish) të persekutuar, besojnë në drejtësi e ligj dhe do të besojnë përherë.

 

Kjo shtresw e vuajtur nëpër burgje, u la siç ishte që vitin 1945, pra edhe pas viteve 1990, edhe pse përfaqësonte e përfaqëson edhe sot më së miri aspiratat kombëtare.

 

Dhe sa i përket punës në drejtim kombëtar të klasës politike të sotme, të gjithë e dimë se sa pak ose aspak është bërë në këto 20 vite.

 

E ndërsa bota demokratike po njeh çdo ditë punën pseudokombëtare, shtresën antikomuniste nuk e ka njohur dhe nuk e ka parë nw përkushtimin e saj në jetën aktive shoqërore e politike.

 

Të persekutuarit e djeshëm e të sotëm, kanë qenë dhe janë më properëndimorët dhe proamerikanët edhe atëhere kur për një fjalë apo gjest properëndimor pushkatoheshe apo hyje në burg.

 

Ndërsa sot, 20 vjet pas rënies së komunizmit, kjo shtresë është lënë në skamje të tmerrshme dhe trajtohet me padrejtësinë më të madhe.

 

Mungesë vëmendje, mosnjohje të problemeve, tradhëti apo padrejtësi?!

 

I drejtohem botës demokratike pasi qeveritë e djathta nuk munden të bëjnë dot asgjë sepse janë të imponuara nga klane e direktiva.

 

Askush nuk thotë dot të kundërtën.

 

Pasardhës të familjeve me taban kombëtar, shtresa e të persekutuarve është luftuar përherë dhe nuk është lënë rastësisht në mëshirë të fatit dhe të neokomunistëve.

 

Dhe në këtë mënyrë, (ish) të përndjekurit politikë të Shqipërisë, po vuajnë në kurriz teza të tipit “KATOVICA”.

 

Planet kriminale të hartuara para se sistemi komunist të binte, janë dhënë si detyrë dhe kanë gjetur zbatim.

 

Në atë kohë, është thënë fare hapur se komunistët do të vazhdojnë ta mbajnë me çdo kusht pushtetin. Po ashtu, është thënë edhe se si do të sigurohet pushteti, si do të mbahet dhe se si do të sillen me klasën anikomuniste në Shqipëri (letër e lexuar nga Ramiz Alia, që për të gjithë të interesuarit, e gjejnë në internet).

 

Këtu nuk ka asnjë fantazmagori por një realitet neokomunist që siguron pushtetin dhe kalimin në breza.

 

Por, në këtë mënyrë, njwherwsh, neokomunistët plotësojnë interesat e vendeve shovene (komuniste dhe jo komuniste) ndaj Shqipërisë.

 

Dhe që të plotësohen interesat antishqiptare të këtyre vendeve, Shqipërisë i lihet mbi shpatulla mosrehabilitimi edhe sot e kësaj dite, i klasës politike antikomuniste dhe si pasojë Shqipëria vazhdon të jetë dhe do të jetë në këtë gjendje.

 

E nëse do të shihet realiteti i sotëm, vendimet e marra në Katovicë dhe të plasuara në Shqipëri, janë zbatuar pikë për pikë. Sepse tashmë, ky kaos që kemi, nuk është gjë tjetër veçse ngritja e neokomunizmit që ka bërë dhe bën luftë vetëm për pushtet dhe e majta (jo të gjithë të majtët), e cila do me çdo kusht pushtetin, nuk e ka për gjë që të bëhet shërbëtore dhe fole ndaj çdo padroni ndërkombëtar, mjaft që ta ketë pushtetin.

 

Ashtu si edhe u tha më lart, fillimi i shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut filloi me moskthimin dhe shkatërrimin e pronave.

 

Ish – pronarët e vërtetë të pronave të tyre, janë pa bukë në shtëpi, kanë të sëmurë që nuk kanë se me çfarë të shërohen, kanë fëmijët të pangrënë e të paveshur, të mos flasim që po mbeten edhe pa shkollë.

 

Shumë të burgosur dhe të interrnuar janë ende nëpër vendbanime që dikur kanë qenë kampe internimi.

 

Ky është një fakt që nuk mohohet dhe përpjekja për kompesim që po i’u bëhet, është sa poshtëruese aq edhe shkatërruese.

 

Kategoritë e të përndjekurve politikë, ish - të burgosurit politikë dhe ish - të interrnuarit politikë, ende nuk po dëmshpërblehen me gjithë përpjekjet e vazhdueshme nga qeveritë e djathta dhe për rrjedhojë, kemi një gjendje edhe më të mjerueshme se më parë.

 

Le tw marrim qoftw edhe një fakt tw vetwm dhe do të shihet se sa padrejtësi e madhe po bëhet.

 

Bëhet fjlalë për kompesimin nw tw holla, i cili jo vetëm jepet copa – copa por edhe jepet nga aq pak sa edhe për ilaçe e për bukë nuk mjafton le më të mendohet për shkollime apo edhe për ndonjë biznes.

 

Punësimi dhe integrimi në jetën politiko – shoqërore është në nivele aq të ulëta saqë fare mirë mund ta konsiderojmë diskriminim dhe jo integrim.

 

Pa hedhur poshtë arritjet e Shqipërisë në çdo aspekt,

 

lidhur me këtë situatë në vend, i bëj thirrje faktorit demokratik ndërkombëtar që të mos lihet Shqipëria më në dorë të neokomunistëve, por të ribëhet që nga fillimi ajo që nuk u bë që në vitin 1992.

 

Zgjidhja e kësaj çështje, pra e rehabilitimit, duke filluar që nga kërkesa për falje publike, kthimi dhe kompesimi i pronave, kompensimi i të dënuarve politikë i të gjitha kategorive (të burgosur dhe të internuar politikë), dhe pjesëmarrja në proceset demokratike në vend, pa dallime klasore, do të çonte në zgjidhjen përfundimtare të situatës në vend. E thënë në këto kohë, kjo çështje do të dukej në pamje të parë si një gjë që nuk duket normale.

 

Por pikërisht mohimi dhe lënia në harresë dhe ende në persekutim e shtresës së djeshme të persekutuar politikisht, ka sjellë këtë që kemi sot.

 

Dhe kjo për arsyen se po të ishte filluar si duhej i gjithë procesi politiko - shoqëror në vend, pra me parimet bazë të së drejtës së ligjit dhe të pronës, do të ishim në hapa të mbara.

 

Kjo shtresë, nuk e humbet shpresën sepse besojmë në vlerat e së drejtës dhe të demokracisë.

 

Por lidhur me këtë, nuk mund të heshtet dhe të pritet më. Sepse ajo që është mjaft, është mjaft, pasi vuajtjet e të përndjekurve janë po ato që kanë qenë në vitet e tmerrshme të diktaturës.

 

Pa rehabilitim moral.

 

Pa të drejtën e pronës.

 

Pa të drejtën e jetës shoqërore e politike.

 

Pra, le ta bëjmë këtë herë punën që nga fillimi, ashtu si edhe do të duhej bërë dhe t’u thuhet STOP neokomunistëve.

 

Sepse pa iu thënë STOP neokomunistëve, bota demokratike në Shqipëri, nuk mund të ketë asnjëherë një partner serioz dhe të fuqishëm demokratik. Atë partner që kërkon USA dhe BE tek ne por që edhe ne e duam aq shumë.

 

Ylldije Sulka

ylldije@hotmail.com

Shkrimtare, poete, gazetare



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora