E premte, 19.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet aktori, pedagogu Akademisë së Arteve, “Mjeshtër i Madh”, Birçe Hasko

E hene, 19.09.2011, 07:43 PM


Duhet një kritikë e pastër, reale, jo intriguese

 

Shteti duhet të investojë më shumë në sport dhe në art

 

Filmi artistik shqiptar ndodhet në krizë, ndryshe nga ai dokumentar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ai mbetet ashtu siç thonë studentët e të dy sistemeve që kanë kaluar nga duart e tij” i sertë në mësim, korrekt, por paqësor në jëtë”.  Sipas tij ai s’ka pengje pasi ëshët ende i ftuar në shumë filma dhe bën jetë active me studentët. I pëlqen të marrë pjesë në festivalet e ndryshme të aktrimit pasi aty takon miqtë e vjetër por dhe sheh vepra të reja dhe eksperienca të ndryshme regjie, aktrimi nga vende të ndryshme të botës.

 

Ju keni qenë në Festivalin Ndërkombëtar të aktrimit që u zhvillua në Fier, cili është mendimi jua për këtë aktivitet?

 

Për këtë aktivitet ndërkombëtar të aktrimit kam pasur (sepse e kam ndjekur në vijimësi) dhe kam mendimet më të mira. Pashë një mobilizim të bashkisë Fier dhe ët Kryetarit Baftjar Zeqo për realizimin me sukses të këtij eventi. Koha ecën rritet përgjegjësia, riten kërkesat ashtu si ritet dhe niveli I këtij festivali. Bashkia Fier me këtë festival, me këtë mbështetje  u ka bërë nder kolegëve të mi, aktrimit në përgjithësi por edhe qytetit apo qytetarëve që ai ka marrë votën. Të kujdesesh për kulturën, për teatrin tregon jo vetëm kulturën tënde, por edhe të shtetit edhe të komunitetit. E kam ndjekur me vëëmndje këtë aktivitet dhe kam ngelur I kënaqur për cilësinë e pjesëve të vëna në skenë për trupat e huaja, për korrektësinë, kulturën dhe qytetarinë që është ndjekur në këtë festival. Për të krijuar takime të tilla nukëshët e lehtë. Por një bashkpunim perfekt i Drejtorit të aktivitetit Klajd Marku më Kryetarin e Bashkisë ka bërë që aktiviteti të realizohet me thjeshtësi dhe me lehtësi si rralë aktivitete të këtij lloji. Pra një aktivitet I thjeshtë, modest që përcjell mesazh..

 

Çfarë veçon nga aktivietet të tilla?

 

Ah…Sa mirë që më pyete. Aktorët dhe pedagogët e artit kanë nevojë të takohen, të diskutojnë të shkëmbejnë eksperiencë, të njihen mes brezash, të sjellin ide, etj, dhe ëm mirë se në aktivietet të tilla askund tjetër nuk mund të arrihen këto dëshira. Aty ku punojmë na rrëmben rutina e ditës, hallet problemet, gjë qëqë sjell largimin nga njeri tjetri.

 

Numri i mdh i aktivietetve të tilla nuk sjell asnje disfavor për aktrimin?

 

Aspak. Përkundrazi. E zhvillon më tej atë. Rritet më shumë konkurenca dhe shkëmbimi eksperiencave. Sa më shumë të tilla të kemi me gjeografi shtrirje sa më të madhe aq më mirë ëshët për ne , aq më shumë zhvillime do të kemi në aktrim. Dihet që ka dhe xhelozi të tepruara se ka dhe fjalë të tepërta po kur ka punë këto le të shërbejnë si nxitje jo si frenim. S’ka punë pa xhelozi. S’ka punë pa llafe. Por kur ka produkt këto le të lihen në rreshtin e fundit. Xhelozitë le të  jenë, por të mos arrihet në fyerje,,

Çfarë vihet re mes aktorëve vitet e fundit?

 

Po…Dua ta them se e kam në zemër. Kemi humbur paksa dashurinë për nejri tjetrin. Kemi humbur ato lidhjet e bukura...ja këto ditë në Fier kam pasur shumë takime. Takime që si besoja. Dhe pashë se në këto takime kishte dhe lotë. Të them se dhe unë vetë kam lotuar. Se di si bëhet njeiu. Disa herë I ashpër deri në mënjanim, disa herë I butë si një qengj qumështor. Mes dëshirës dhe lotëve të takimit ne bëjmë dhe krefjen e mendimeve dhe ëndrave të së kaluarës. Me artin e bukur ne duhet të afrohemi më shumë me njeri tjetrin por edhe të ofrojmë publikun. Një art I bukur, spikatës, që ëshët në shërbim të publikut me temat, me karakteret sjell dhe sallën plot. Por edhe një dashuri mes aktorëve, regjisorëve, një bashkpunim real rrit frytshëmrinë në skenë. Këto janë të lidhura bashkë në mënyrë të pazgjidhshme.

 

Kjo do të thotë që është lënë pas dore teatri nga shteti?

 

Nuk dua të mirem me politikë. Nuk dua të flas me asnjë bindje partiake, por vitet e fundit vihet re një neglizhenë ndaj artit. Nuk ka prioritet as arti, as sporti. Në çdo vend të botës investohet më shumë në art dhe sport tek ne bëhet e kundërta. Janë mbyllur ndjeshëm rrubinetat që furnizojnë këto dy lloj fushash apo veprimtarishë. Në Athinë, Paris, Romë, apo në çdo kryeqytet europian nuk mund të konceptohet jeta qytetare pa veorimtari të zgjeruara artsitike dhe spoetive. Aktualisht tek ne në art dhe sport rubinetat e furnizimit janë lënë në fund. Stadiumet bosh, po ashtu dhe shumë salla teatrosh. Pa një art të vërtetë, pa një sport me nivel nuk mund të ketë një shtet vital të respektueshëm dhe të njohur në botë. Politika ikën dhe vjen, politikanët janë aq të përkohshëm sa ata se dinë as vetë. Arti ëshët I përjetshëm. S’dua të fyej politikanët tanë, por ata vetë e dinë rëndësinë e artit dhe të sporit kudo në botë. Kemi shkrimatrë që njihen në botë, aq sa nuk njihet Shqipëria. Po ashtu dhe sportistë..

 

E dashuron sportin?

 

Shumë. Pa art dhe sport s’jetoj dot. Më duket jeta pa oksigjen ndaj dua që të happen rubinetat e furnizimit për ta. Pse e them këtë sepse dhe sporti ashtu si arti të jëp emër, të qetson zemrën, të jep energji, shmang shumë probleme. Unë se dija kurrë që egzistonet një shtet si Kameruni, por kur ai mori pjesë në nëj kampionat botëror dhe solli një futboll të bukur, u bë i njohur si shtet në të gjithë botën. Kjo ëshët magjia dhe forca e sportit dhe e artit. Edhe ne duke qenë nëj vend shumë I vogël por me njerëz shumë të mençur, pse të mos jemi një vend dikushi në botë? Pse të mos  dëgjohemi?! A e dini se ne jemi vend I vogël me shkrimtar të mëdhenj: Po, po ashtu. Por klasa jonë politike ëshët indiferente ndaj tyre.

 

Po krika e aktrimit dhe letërsisë?

 

Sot thuajse nuk egziston. Ajo është futur në ujë. Ne kemi pas një kritkë inteligjente që sot është inegzistente.

 

Përse…?

 

Sepse sot po kritikove nëj vepër apo një actor të sullen në mënyrë barbare. Lere njeriun të shprehë meneimin e tija. Ti merr nga kritika çka të duhet çka të interson për mbarëvajtjen në punë. Kritika është gjëja më e bukur. Pa të arti s’ka zhvillim. Ah, unë jam kundër ligësisë. Kundër një kritike jo reale të pazuar në inate dhe shrfryrje mërish. Ajo s’është kritik është egërsi njerëzore. Kur  e vë qëllim në vetevete dënimin e një vepre në mënyrë të padrejtë, ajo sështë kritikë por keqdashje. Kemi nevojë për qartësi, për mirkuptim, për kritikë paqësore, për ndimë ndaj njeri tjetrit.. Në Francë ishin  dy shokë të ngushtë, njeri regjisor dhe tjetri kritik. I thotë regjisori që të lutem  do vish nesër se kam një shfaqje. Patjetër I thotë kritiku. Të nesërmen shkoi në teatër. Të pasnesërmen doli kritika e tij “Sipari u hap në orën  19-00 dhe u mbyll në orën 21-00”. Pra shfaqja dështoi. Kritku foli të vërtetën. Pra s’ishte ligësi, s’ishte shpifje.

 

-   Në shumë aktiviete aktrimi ku e ndjen më afër veten si pedagog apo si aktor?

 

-     Flas me zemër. S;mund ti ndaj. Janë bërë një brenda meje.     arsim kam  44 vjet. 40 vjet  i kam    Akademinë  e Arteve  dhe  4 vjet  i kam në  arsim  fillor dhe shtatëvjeçar. Kam  mbaruar  shkollën pedagogjike  dhe  kam  fatin të  jem pedagog I mirëfilltë sepse njoh pedagogjinë, psikologjinë etj. Në  kohën    kam punuar si mësues    Vlorë, çdo  lëndë  kishte dhe  kërkesat  e veta  tepër  profesionale. Kishim  fatin që    gjithë  pedagogët  ishin  kthyer  nga Rusia  dhe   çdo lëndë  kishte metodikën e  vet. Kjo  gjë  sot  nuk  ekziston  fare. Brezi tanishëm është  shumë  larg  brezit tim,  përsa  i  përket përkushtimit    punës, dashurisë  për  punën. Do të them një  frazë  fare    thjeshtë: “Atë që    kali  nuk  mund  të jetë  kurrë  karrocier  i  mirë”. Në  sistemin  komunist  studentët më  thoshnin  “obooboo” sa  i  lodhshëm, por  kur  dilnin  në punë  vinin  dhe më puthnin. Askush ska gjetur keq nga kërkesa e llogarisë.

 

I je larguar skenës në vitet e demokracisë?

 

-  Aspak. Gjithmonë kam qenë me fat në këtë drejtim. Në monizëm  bëheshin  14 filma    vit, ndërsa  sot si zor të  bëhen  2 filma në  vit, një ndryshim i madh. Pra, ka një krizë filmike, kur ka kaq shumë aktorë profesionistë të vërtetë. Megjithatë unë kam realizuar ndoshta po aq filma sa në sistemin monist. Skena më bën më praktik, më jetsor. Filmi artistik shqiptar ndodhet në krizë, ndryshe nga ai dokumentar. .

 

-  Kush  është  pengu  skenik  i  Birçe  Haskos?

 

-  Unë  nuk  kam  pengje, pasi ende mendoj, punoj, studioj, kërkoj. Edhe nqs kam ndonëj peng të vogël kam kohë ta realizoj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora