E enjte, 25.04.2024, 07:13 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën

E hene, 19.09.2011, 08:05 PM


NË 21 VJETORIN E RËNIES TË DY DËSHMORËVE NGA EKSPEDITA  USHTARAKE-POLICORE SERBE NË POLLATË

 

KUR VRASËSIT VININ NATËN

 

Nga Gani Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Prej orës dhjetë ishin dëgjuar të shtëna e rafale nga armë të rënda, rafale këto që kishin zgjatur  rreth dhjetë minuta. Këtë të dhënë e pati vërtetuar edhe korrespondenti i “ Veçerni list” të Zagrebit, Sreçko Lodiçek, i cili kishte shkuar deri afër fshatit, të cilin e kishin zënë policia dhe e kishin kthyer në Podujevë, ku pas legjitimimit, e kishin lëshuar. Lodiçek thoshte se kishte pare 20 autoblinda, 60 tanke, 70 deri 100 pizgauerë dhe helikopterin, që ka fluturuar vazhdimisht mbi fshat. (“Zëri i Rinisë”, 14. 9. 1990, faqe 10.)

 

Trembëdhjetë Shtatori i vitit 1990 është një ditë e paharruar për Pollatën, për Podujevën dhe për Kosovën. Ishte një ditë me diell, një mëngjes pakasa i freskët, por dita me një tejdukshmëri të largët e të qartë. Nuk ishte ditë e nxehtë si sot, aso kohe të frtohtit vinte nga të gjitha anët, prandaj, edhe kur dielli nxente, nuk nxente – mungonte Liria.  Pakkush po shkonte në punë, sepse shumë nga shqiptarët ishin larguar prej saj e shumkush vetëm dilte sa për “eh” në qytetin e Podujevës, ngase edhe nuk i rrihej brenda në shtëpi dhe sa për të marrë vesh se ç’kishte ndodhur gjatë natës. Nuk ka mbetur kotsinakoti shprehja llapjane: “A u çuet e a u njehtë!” Kjo fjalë ka mbetur pikërisht nga sulmet barbare serbe, të cilët janë të mësuar të sulmojnë edhe natën, sepse pak u dukej ditën. Pikërisht nga se shumë herë kishte ndodhur që të erreshin të gjithë anëtarët e një familjeje, por nuk ishin numëruar të gjallë në mëngjes nga ekspedita e sulme ushtarake, policore a të grupeve të ndryshme serbe mbi familjet shqiptare. “A u njeht!”  ka kuptimin a u numëruat  gjallë të gjithë nga nata që sapo kaloi. Kësisoji, kësaj radhe, pra me 13 09. 1990 shumë forca policore e ushtarake ia kishin mësyrë Pollatës, e cila, edhe ashtu gati veç është në vijë kufitare me Serbinë, mëngjesi I 13 shtatorit nuk i ishte numëruar të gjallë dë veta në Pollatë, pra nuk ishin njehë të gjithë. Kësaj radhe këto forca kishin vazhduar përmes Podujevës e në Pollatë. Këto forca ishin aq të mëdha, aq të përgatitura ushtarakisht e me armatim aq të shumtë sa të linte përshtypjen se do të zhvillohej luftë kundër një shteti e jo kundër një fshati  me jo më shumë se 50 shtëpi. 

           

Është e vërtetë se pollatasit janë të njohur për tradita patriotike, prandaj secili regjim i huaj, që ka ndërmarrë këtu ndonjë ekspeditë ushtarake e policore është përgatitur e menduar fort mirë. Kësaj radhe  ata qenë përgatitur më mirë, me forca aq të mëdha ushtarake e policore serbe, sa që ishte për t’u çuditur. Gjithë ajo hata  ndërmerrej kundër një lagjeje të një fshati. Pollatasit gjithmonë regjimeve antipopullore u kanë ndenjur përballë duke u rezistuar. Nisur nga kjo, këtë ditë ata kishin qenë shumë “vigjilentë” një armatë e tërë kundër një lagjeje, ashtu sikur një i rritur kur përgatitet kundër një fëmije, sepse një lagje ishte shumë e vogël kundër një ushtrie me një teknikë aq të forte armatimi.

           

Rrethimi i lagjes ishte bërë heret, pas mesnatës. Autobusi i orës pesë të mëngjesit ishte penguar kësaj radhe të udhëtonte me ata pak punëtorë e udhëtarë. Dhe, pikërisht këso kohe kishte nisur hataja! Kishin qitur me tanksa dyert nga vendi dhe kishin hyrë brenda në oborr. Kishin mësyrë të hynin brenda në shtëpi ku po flinin të rinjt. Besim Latifi, ashtu i përgjumur ishte zgjuar nga  zhurma e të shtënave serbe, del me automatik në dorë i cili në përleshje e sipër me ta vritet, por duke luftuar me armë në dorë. Pak më larg derës së odës ku vritet Besimi, armiqve u kishte dalë në pritë Skënder Hamit Monolli në ndihmë Besimit dhe vetes, por sa mund të bëjë punë një automatik, kundër gjithë asaj  teknike ushtarake serbe!? Mirëpo, vetë qëndresa e tyre i bën të mëdhenj këta dy të rinj, të cilët vriten në mbrojtje të vendit dhe  familjeve të tyre. Përveç që i vrasin, kriminelët nuk i lënë as t’i  qajnë sipas dhimbjes e zakonit. Të gjithë anëtarët e familjeve të tyre, e edhe më gjërë, i marrin dhe i çojnë në stacionin policor në Podujevë, disa  prej të cilëve edhe në Prishtinë. Disa i mbajnë me orë, disa me nga disa ditë, e disa edhe me nga tre muaj ditë i mbajnë në burg. Fitimin e kishin lidhur këmbë e krye e disa të tjerë me pranga në dorë. Në hyrje të stacionit të policisë në Podujevë i kishin pritur të gjithë njësoj: ishin çuar në këmbë policët dhe u kishin dalë përpara, duke i ndarë në dy rreshta dhe duke i rrahur me kërbaçë, kundakë të armëve të ndryshme, me grushta, shqelma e më në fund i kishin përcjellë edhe me sharje, ofendime e lëndime shpirtërore, të cilat mund të dalin vetëm nga gojët e njerëzve të ligj.

 

            Vetëm fjala “terrorist” nuk më ofendonte, do të ofendohesha sikur të isha i njëjtë me ta, sepse terror bënin ata e jo ne, thoshte Hashim Latifi, babai i Besimit të vrarë, tani i ndjerë edhe Hashimi. Kjo ka qenë e kurdisur nga shovenët serbë, nga se biri im, Tfili, e pati  vrarë serbin Bogdan Mlladenoviç në vitin 1976, për shkak se ishte bërë i padurueshëm nga provokimet që na i bënte. Ata kanë ardhur për hakmarrje, vazhdoi aso kohe Hashimi dhe thoshte se malet  rrëzë Brezovanit  kanë qenë të mbushura përplot vullnetarë të armatosur, të ardhur nga shumë fshatra përreth Pollatës, si nga Sylevica, nga Pakashtica, nga Revuçi, nga Repa e nga Metehia. Këta edhe patën shtënë në drejtim të helikopterit që përcillte situateën. Shiheshin degë të lisave kur binin përtokë. Në kodrën mbi shtëpi kanë qenë vullnetarët nga fshatrat e Mavriqit. Me ta ka qenë edhe Muhameti, por apeli ynë ka qenë  që të mos shtijnë në derrat se do të hakmerreshin në të gjithë anëtarët e familjeve tona që ishim në duart e tyre, për çpka edhe i kishin marrë peng, që nëse dikush prej tyre do trë vritej, atëhere do të vriteshim edhe ne në shenj hakmarrjeje. Shumë nga familjarët nuk ishin liruar nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e dy të rinjve, madje as edhe babai i Besimit, Hashimi, nuk ishte liruar, dhe brengën më të madhe e ksihte këtë, pse nuk kishte marrë pjesë ne varrimin e birit të tij, të cilit i dukej sikur i kishte mbetur borxh.

 

Pra, kjo ishte koha kur vrasësit vinin natën. Pikërisht për këtë, duhet çmuar Liria, sepse në të nuk do të ketë më vrasës, për çka ranë edhe Skënder Monbolli e Besim Latifi.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora