E premte, 19.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Proçkat" e kosovarit,Hysen "Xhandari?!"

E enjte, 15.09.2011, 03:28 PM


"Proçkat" e kosovarit,Hysen "Xhandari?!"

 

Tregim

 

Nga   Përparim Hysi

 

Qeshë gati 10-vjeç dhe,tek lozja në oborrin para shtëpisë,pashë një burrë që po vinte drejt shtëpisë sonë.E pashë nga larg dhe,meqë gjithë burrat që kish fshati ynë i vogël i njihja,ky m'u duk i panjohur,ndaj bërtita që të dëgjonte gjyshjja që ishte brënda:-Po vjen një bot! Gjyshja doli dhe,kur pa dhe ajo se dikush po vinte drejt shtëpisë,më tha me zë të lartë:-Nuk është bot,jo.Se,sos se po shkon diku rrugës dhe aq.Ky po vjen drejt shtëpisë dhe,ndaj,është mik.E more vesh? Dhe unë që"mora vesh",bërtita,tani si i çliruar:-Po vjen një mik!

Gjyshja po priste në këmbë dhe as unë dhe as ajo nuk ia hiqnim sytë"mikut" që po afrohej.Qe një burrë i gjatë,me një palë mustaqe të sertta (të serta,por si vërejta më vonë,ballas)  , por që i kishin lezet.Në kokë kishte një qeleshe të bardhë dhe,po ta çmoje nga kjo qeleshja e bardhë,ishte o bosnjak o kosovar.Ndryshe nuk kishte se si.Veç kësaj,ky,"boti-mik",nuk ishte nga fshati ynë,Petova,se unë i njihja si bosnjakët,ashtu dhe kosovarët që banonin në Petovë.Miku jo vetëm u afrua,po, kur qe gati dy-tri çapa afër gjyshes,lëshoi zërin e tij,si krisëm pushke:

-Moj nanë a nuk më njeh,vallahi?! Nana-ne gjyshes i thërrisnim nënë dhe gjithë ata që bujtnin si mysafirë,po kështu i thoshin,përjashto bosnjakët e kosovarët,që nga nënë,i thoshin:nanë-, përpëliti sytë dhe,kur i zgjati dorën e mirëse ardhjes,tha:-A mos je ti,Hysen "Xhandari?!" Qebesa,çe aj jam ,me gjithë mustak,- shpotiti i ardhuri duke qeshur me zërin e tij bubullimë dhe,tek e pushtoi gjyshen(gjyshja ime qe e shkurtër),e ngriti avadan nga toka dhe e shtrëngoi tërë mall.Tek e ndiqja këtë skenë të gëzuar,thashë,për një çast,se mos ky"boti-mik" po ma fut gjyshen në xhepin e atyre qillotave që kishte veshur,se aq të mëdhenj i kishte xhepat e varur. E lëshoi përmallshëm,mandej,në tokë dhe ndërsa gjyshja i priu përpara për në odën e miqëve,dëgjova që t'i thotë mikut:-Ore,Hysen,po ku e ke dogranë?   *

-Lane,oj nanë,nji at' muhabet,se dogranë ma pshurri çeveria!!!    Unë,sa dëgjova"ma pshurri" nuk e mbajta të qeshurit,po atë fjalën"dogra" nuk e dija asi kohe.U futën në odën e miqëve.Oda gjithmonë rrinte e shtruar dhe,me të vërtetë,kishe qejf të hyje në të.Në odë(qe tri e gjysëm me katër e gjysëm),mbi dërrasat e bardha qumësht,qe shtrirë një qilim i trashë dhe i punuar në tezgjah nga duarët e një mjeshtëre të vërtetë zejesh,siç qe mjeshtërja bosnjake,Hafka e Bajram Makës.Punuar me motive popullore dhe me bojëra ku të mbetnin sytë.Mbi qilim (ky mbulonte të tërë odën) kishte shilte dhe poste të bardha prej lëkure dhënësh.Tri shiltetë më të mira qenë rreth e përqark oxhakut ku,padyshim,viheshin miqtë dhe aty,afër tyre,i zoti i shtëpisë.Muret e odës shkëlqenin nga  gëlqerja e bardhë dhe,kur hyje brënda,të kishte lezet shpirti.Në mur,në krahun e djathtë të odës,qëndronte varur një llambë me vajguri me nr.14 që nuk ia gjeje shoqen jo në fshat jo se jo,por asgjëkundi,në qytet.Babai im e kish blerë,me pak ndërhyrje,kur bëhej një ankand shtijeje nga qeveria për plaçkat e Sami-be Vrionit.Llamba qe  si e llakuar me një bojë të verdhë(dukej si prej floriri!) dhe kishte veç dy qelqe.Këto i ruanim si sytë e ballit,se,po të thyheshin,nuk kishe ku gjejje:veç në Itali.E theksoj këtë punën e llambës,se netëve kur prisnim miq,llamburiste oda e miqëve nga drita.

Miku zuri vënd nga ana e djathtë e oxhakut,kurse gjyshja nga ana e kundërt.Kur erdhi imeëmë dhe i dha mirëseardhjen mikut,pashë që dhe kjo e njihte.Takimi me mikun qe ndryshe nga  ç'nodhi me gjyshen.Ky,ndërsa nëna i tha:-Mirëse erdhe,ky,luajti paksa nga vëndi,dhe,tek thithte duhanin nga një cigarishte e gjatë,dëgjova që i tha:-Po si je moj sojnike? Kur imeëmë doli për ta qerasur,miku foli prapë:-Kafenë e dua të bardhë! Gjyshja që e lexonte"abc" e mikut,i tha sime ëme:-Nga ajo "fiashkoja" që kam unë në sepete.Unë tani e humba fare.Ai"kafe të bradhë":Gyshja"nga fiashkoja që kam në sepete" dhe,si i paduruar që isha,vrapova të shoh.Kur imeëmë hapi sepeten e gjyshes,nxori që atje një "fiashko" italiane dhe mbasi mbushi një dopjo,e vuri mbi tabaka.Për gjyshen hodhi një godë teke.Tani e kuptova se ky,miku,"kafe e bardhë" quante rakinë.Dhe më e çuditshmja qe se ky qe kosovar dhe,përgjithësisht,as kosovarët  dhe as bosnjakët e fshatit tonë nuk pinin raki. Ia solli dhe,ndërsa miku e qoku me nanën(gjyshen),kur,befas,mbrriti babai.

-Nga u hapën këto rrugë?- thirri i gëzuar im atë.

-Qebesa,mor Hazis miki,-bëri tek u ngrit miku,- sa mora vesh që jini qetuit,thashë po shkoj dhe po e shoh mikin.U pushtuan ngrohtësisht dhe im atë,u ul midis tij dhe gjyshes.Unë po ndiqja me sy e vesh,por babai,sa më pa,më bëri shënjë.E njihja atë shënjë.Nuk  kisha moshën për të ndënjur në dhomën e miqëve.Ika si qen i rrahur.Do të kisha pranuar dhe një të rrahur,vetëm e vetëm të rrija e të dëgjoja këtë mikin që pinte"kafe të bardhë."Po ku lëshonte pe im atë.Sa nuk po lëshoja lot dhe kot që ika.Erdhi koha e gjumit dhe gjumi nuk më zinte.Atje,pas derës,muhabeti shkonte gjym,se pihej e  hahej si për mik,de.

 

 

*        *      *

Të nesërmen pashë që miku,pasi u përqafua ngrohtëisht me nanën,u nis bashkë me tim atë për në Fier.Siç duket,babai do kishte ndonjë punë në qytet.Por seç biseduan gjithë atë natë të gjatë as që e mora vesh.Se nga kush do ta merrja.Gjyshja,sa erdhi babai,i la vetëm dhe ata veç qeshe e ngjesh.

Eh,or mik,që pije"kafe të bardhë!!!".

 

*        *    *

Kishin kaluar gati 20-vjet.Unë kisha dalë mësues dhe një ditë kisha shkuar tek një koleg në qytet,se këtij i kish vdekur xhaxhai.Kolegu qe kosovar,i ardhur shpejt në Fier dhe xhaxhai i tij,qe njeri i nderuar.Shkova dhe siç ndodh në funerale,kish njerëz shumë dhe,ndërsa prisnin për të përciell të ndjerin,në oborr para pallatit,kishin vendosur stola të gjatë për t'u ulur.Radha më qëlloi të ulem pas një plaku që nuk ishe zor ta dalloje që qe kosovar.Plisi i bardhë mbi kokë qe si një fshat që nuk do kallauz.Sa u ula,dëgjova plakun që t'më thotë:

-A prej këtuhi je,a?

-Jo,bacë,jam nga fshati?

-Nga cili fshat?

-Nga Petova?

-Venali apo i ardhun?

-Nga Skrapari?

-A ma njeh Hazis Hysin?     * *

-Jam i biri.

-I biriiiiiiii,- shfaqi habinë baca.Pa hajde të përqafi dhe m'i ço selam  Hazizit prej Hysen Kosovarit ..."XHandarit" plotësova unë.

-Shuj,mor,se po na qetë në"ngatërresa",qebesa,-bëri duke qeshur baca.E përqafova fort dhe,ndërkaq,ne u ngritëm për të përciell të vdekurin.E pashë se kur ne hipëm në autobuz,ai,bacë Hysen Kosovari(Xhandari),i mbështetur mbi bastun,mori rrugën në këmbë.Me siguri,drejt shtëpisë.

Sa u ktheva në shtëpi,drejt e tek shtëpia e babait(ai qe nja 50 çapa më tej,në një pallat tjetër afër meje),e gjeta dhe i thashë:

-Ke shumë selame nga Hysen Xhandari!-Mbahej?-pyeti babai me kërshëri.Nga kujtesa qe brisk,po mbi bastun mbështetej tek ecte.Babai sikur u gjallërua nga kjo porosi e mikut dhe i tha sime ëme:-Pa na sill nga një dopjo se do flasim për mikun.

Tani qe radha ime që të gëzohesha.Kisha kaq vjet që bluhesha nga kurreshtja.Tek e qokëm me tim atë,për shëndetin e mikut,babai filloi të më tregojë...

 

*     *    *

GJatë kohës së mbretërisë,Hysen Kosovari që ne i themi "Xhandari",qe me shërbim në Skrapar.Qe xhandar dhe, tek kish ardhur me shërbim në Vërzhezhë  ** *  ,me gjithë nënprefktin,i morëm për darkë.Qe dhjetor,ftoht për kiamet,por brënda kërciste zjarri me dru lisi dhe veç zjarrit dhe rakia ballë kazani,bënin  që të mos nidhej të ftohtët.Ky,Hyseni,bëri dhe "proçkën" e parë:tek qe afër zjarrit si atje dhe tek i kish rrëkëllyer godat një pas një,i thotë njërit prej atyre që shërbenin:-Hapni pak penxheret se po plasim djersë,burra!!!Nënprefekti që qe më i kthiellët,i tha:-Pa hajde dhe bëj sehir.Hapi pak penxheren dhe,sakaq sokëlliu një erë si në dhjetor aq!-E pe?-pyeti dhe,sakaq,të gjithë ia dhanë të qeshurit.

Kur erdhën fashistët,e transferuan me shërbim në Tiranë.Ndërsa mbretin(Zogu I) e donte,fashistët nuk i shihte dot me sy.Shërbente në xhandarmëri,por duarët i hanin për të bërë ndonjë"proçkë" kundër tyre.Dhe ja seç bëri.Shkoi në WC-në e tyre dhe,pasi mbaroi"punë",shkroi me thëngjill të zi mbi murin e bardhë në gjuhën italiane:

"Kue  e la lasha

Kue la fasha

Menxal Duçe       * *   * *

Me nxal fasha!

 

Iku tërë qejf.Të nesërmen,të njëjtin avaz.Kur hyri,pa që kishin  hequr dritën.Megjithatë qe i vendosur që të zbrazte urrjetjen ndaj tyre.Dhe shkroi,tanimë me tahmnin,këto vargje:

"Kue la lasha

Santa luçe

Nietiel fasha

Total Duçe!

Buona petit!!!    *****

 

Nuk kishte kënaqësi më  të madhe se kaq.Qe gati që t'i piqte në hell.Kur një ditë i vjen një porosi nga Selman Kukuleshi.Ky,Selmani(Mani) qe i madhi i xhandarmërisë për Tiranën në kohën e Qazim Mulletit.Më thërret ky Mani dhe më thotë:-Digjo,mor kosovar,në filan lagje të Tiranës ka me brit prej një kamionçine,një nga këta komunistët e rrezikshëm(qe formuar Partia Komuniste) dhe më dha jo vetëm fotografinë e këtij të"rrezikshmit",por më tregoi dhe bazën se ku do shkonte.Jam vendosur tebdil dhe jam tuj prit,vallah.Alltinë e kisha plot,i fuqishëm isha si një dem pa vënë në zgjedhë dhe them:-Tash po e sheh sa të vlen lëkura,o bolshevik i keç(q).Dhe vërtet po e vë re se zbret dikushi nga një kamionçinë e verdhë  dhe ky,dikushi,një djalosh që  për mua qe bash si barishtë.Sa ka ba çapin e parë mbi tokë,tak e kam  kap prej qafet,ia kam vnu shoken(kupto koburen) në shpinë dhe i kam thanë.-Tash fol me Leninin,në daçë se ta tregoj veta.Dhe aj,kuku po baj ved me vede,po më thajke:-Qenke prej Kosovet se po e marrë vesh nga të folmet,po si kosovar që je,a po më digjon nji fije?Ma sjellke të folmen si me qenë prej Prizrenit nga jam veta.-Hajd,burrë,- i them,-shloje gojën,çfarë do me më thanë?

Unë,- thotë jam komunist,- dhe e kisha një detyrë me e krye.A po më lën në besë me shkue deri tek"baza jeme" dhe vij"apet" në duerët tuja?

-Besa e Zotit,more jarani Hazis,kurrë nuk  e kam ndie vedin ma ngusht.Me i dhanë besë të pabesit.Po a mundet?Po më gjan vedi sikur unë jam rob i tij dhe jo ai jemi?Komunist jam,po,para së gjithash,jam shqiptar,- foli i lidhmi.Dhe na,shqiptarët,e mbajmë besën.Burrnia,more Hazis,matet dhe me dekika.Në nji dekikë bahesh hero dhe po në nji dekikë turpnohesh për jetë.Së fundi,i dhashë besë.-Hajd,- i them,- po e provoj se çfarë mallit je.Dhe e shlova,burrë.

Nuk kaloi as gjysëm ore,kur shoh që po vjen.Alltinë gati se nuk i dihej.Por qeshë koritur kot.Kur tak m'i ka ngjacë duerët dhe më bëri shënjë.Burrë më burrë,- tha ai.Tash zemra më lëshoi krejt.Qenke i besës,- thashë.Nuk të paska prishë bolshevzma.Dhe jo vetëm nuk e lidha,por ika me të.Komunist nuk u bana,por dola partizan.Gjeta fijet me Bacën e madh (Ramadan Çitakun) dhe pas tijit unë.Kur u çlirua Shqipëria,punoja në policinë e Trianës.Zanatin e kohës së Mbretit.E diçka mirë qeshë,pash Zotin,por ja ku më gjeti belaja.Tek ngrohesha mbi një  mangall me qymyr,më ka ra alivan(vilani) e më kanë marrë shokët e fill në spital.Nji nga ata-shokët- qe hajn.Hajn dhe kaluar hajnit.Ma kish kontrollue protofolin dhe,bash në njanin xhep,kish gjetur fotografinë e mbretit(në sënduq ,në shtëpi e kisha një të madh që dikur e mbaja në mur).Ky rrezikzi e ka çue fotografinë tek i madhi i policisë.Heu,- paskan bërtit,- ky qenka bash këlysh i Zogut dhe ne e mbajmë në gjirin tonë.Kanë shkue dhe në shtëpi dhe,kur e kanë gjetë dhe atje,atë fotografinë e madhe,më hoqën prej policiet dhe prej Tirane.Gazepi,në atë kohë,e kish gjetur dhe Bacën(Ramadan Çitakun) dhe më dërguan në Fier.Aty në komunale.Ja,kjo është e gjithë hsitoria e Hysen "Xhandarit",përfundoi babai.Burrë i mirë,i besës,por kurrë nuk gjeti rehat.Dhe të mirat,i dilnin në të kundërt.

Si ngritëm dhe një shëndet,për mikun e babait,Hysen "Xhandarin",bëra natën e mirë me babanë dhe ika.Dhe për një kohë të gjatë sillja dhe përsillja gjithçka kish bërë ky,kosovar nga Prizreni,që,gjithësesi,është për t'u mbajtur mënd.Ndaj dhe e solla për lexuesin.Lexuesi,mandej,le t'i vërë notën atij dhe ,patjetër,edhe mua që e solla për të.

 

*dogra-pushkë

 

** emri i timeti

 

*** Vrëzhezhë-fshatii timeti në Skrapar.

 

****Lexuesi të mëfalë:Vargjet shiqp janë:"Këtu e bëra/këtu e lashë/gjysëm për Duçen/gjysëm për fashiszmin/

 

*****Këtu e bëra/pa dritë/Të gjithë për Duçen/asgjë për fashizmin/

 

****** Ju bëftë mirë.

Të gjithë ata që njohinm iatlishten,të më falin për pasaktësinë,por ideja është ajo që shkruaj.

 

 

13 shtator     2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora