Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agnesa Vuthaj

| E merkure, 06.06.2007, 10:56 PM |


Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj lindi më 8 shkurt 1986 në Istog. Ajo u zgjodh 2003 Miss Kosova dhe 2004 Miss Albania.

Ajo nuk ia ka dorëzuar kurorën fitueses së kaluar Shqiponja Vllahnas me arsyetimin se gara nuk ishte institucionale.

Ajo ka punuar si vullnetare për Kryqin e Kuq të Kosovës, që nga viti 2001, duke ndihmuar familjet e varfra, fëmijët jetimë dhe të tjerë. Ajo, gjithashtu ka punuar në OJQ-në "Vizioni" në vendlindjen e saj, Istogu. Ka qenë e vetmja bukuroshe Miss Kosova, që është pritur nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Agnesa Vuthaj organizoi "Miss Kosova 2006" me datë 23 shtator 2006. Ajo zgjodhi edhe bashkëpuntorët si fotografin e mirënjohur Fadil Berisha. Por mysafir special në krah të saj do të jetë edhe John Mattheu, organizator i spektakleve botërore të bukurisë si “Miss Univers 2005”, “Miss Gjermania”, “Miss India” etj.

 

 

Me datë 26 tetor 2006, Agnesa Vuthaj u emërua zyrtare për informim në zyrën e Nexhat Daci, kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sejdë Tolaj, një nga bashkëpunëtorët e Nexhat Daci, ka thënë se Vuthaj është e mirëseardhur në ekip. “Është një person i duhur, në vendin e duhur. Do të jetë kënaqësi për ne bashkëpunëtorët e saj, ta kemi afër dhe të punojmë me të”,- ka thënë ai. Tolaj e ka pranuar se bukuria e Vuthajt, ka qenë njëri nga faktorët që ajo të angazhohet në ekipin e Dacit dhe se kjo bukuri mund të bëjë shumë njerëz, të përkrahin ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Por jo i vetmi. “Po, bukuria ka qenë një arsye. Por është edhe mençuria. Këto kombinohen krejt dhe ajo del një person adekuat”,- ka thënë ai. “Ajo është një oratore e mirë, është njeri i politikës, pasi që studion Shkencat Politike, pra është një njeri tamam i duhur”.

Agnesa Vuthaj është studente në dy universitete private: Arena e Arsimit Bashkëkohor (AAB) dhe Kolegji “Fama”. Në të dy universitetet, ajo nuk paguan asgjë, pasi që mundësinë për studime pa pagesë, ia ka siguruar titulli “Miss Kosova 2003”.

Wikipedia