E hene, 20.09.2021, 03:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Miho Gjini: Flakët e këngëve të Agim Gashit

E diele, 18.09.2011, 04:58 PM


FLAKET E KENGEVE TE AGIM GASHIT

 

Nga MIHO GJINI

Mjeshter i Madh

 

Sapo mbarova së shfletuari tufen e vjershave, këngëve rapsodike dhe poezive të Agim Gashit, vënë nën kornizen “ Epoka e Nderit “ dhe mu dukë se flakërimi e kishte përfshirë krejt librin e tij…

Aty shfaqen e shkrepin zjarre të shumta: përpjekjet e luftrat ; lindjet ,vuajtjet dhe vdekjet ; tradhëtitë dhe triumfet ;përmbysja dhe rilindja ….Dhe emocjonet e forta që lindin heronjë të fortë. Agim Gashi i do që të gjitha bashkë në një libër, futur në sharki…Dhe jashtë ..Nëpër sheshe, rrugë e salla të mëdha të europes. Edhe pse është e pamundur që ti thotë gjithë grehinat e shpirtit të tij të zjarrtë, ai do që të dëgjohet. Eshtë zëri i tijë. Eshtë vetë ai: AGIM GASHI

Diku thotë se “ kanë marrë flakë këngët “..Dhe kështu është’’. I tër libri është i ndezur nga flakë reale heroizmi e patriotizmi, që i kanë rrënjët në eposin e lashtë shqiptar, në ata thëngjijë të pashuar të ngjarjeve dhe karaktereve heroike të së djeshmes e të së sotmes dhe që u bënë shëmbëlltyrat më të vyera për kombin. Ndryshe nuk do të ndjehej SHARKIA e këtij rapsodi zemërzjarrtë.

Rapsod ishte edhe HOMERI. Baba i gjithë rapsodëve të botes. Bazë e letërsisë gojore e të shkruar. Po ai e shihte boten, duke dëgjuar të tjerët. Siç thoshte Shekspiri: shihte me “ sytë e mendjes “. Ndersa Agim Gashi ka qenë përherë në vorbullen e ngjarjeve të mëdha të kombit ,jo thjesht soditës, po njeri aktiv, personazh, autor dhe interpretues njëherësh, trim i çartur, shqiptar i kulluar e i pakompromis, i gatshëm të vdes për vend të vet e për ideale të larta, duke mohuar edhe vetveten. Kemi të bëjmë me një hero real, i cili u torturua nga serbet barbarisht, që të hajë kaseten e tijë “ Po na vjen shkau në konak “, gjë që e çoi atë në pragun e vdekjes. Dhe ja ku shfaqet ky “ njeri jo i zakonshëm “ nëpër Kosovë, Gjermani e udhëve të Europes, me çanten e varur pasqafe, mbushur me kaseta të tjera edhe më të bukura për Kosoven e tijë dhe për Shqipërin mëmë, pa e ndarë prej vedit sharkin e dashur,

si të ishte pushkë qemote…

“Se une rashe me mbetë i gjallë” -thote ai diku, duke shtuar më pastajë: “ O moj Sharki, ti me më mungue mue, - E ti za mos me më tradhëtue, -Si nji kangë burri du me këndue…”

Po. Këto janë kangë burrash.. Dhe ka të drejtë miku im Ali Podrimja kur thotë se ..” kanga e tij na ndjek kudo dhe gjithnjë…” Se, nëpër kangët e tij është Kosova ,është shqiptari i vërtetë, është vet ai,Agimi,që i jep jetë vargut dhe sharkisë…

Eshtë një zë i ngrohtë, vibronjës, emocjonal, që depërton nëpër shpirtëra njerëzish e i ngre ato peshë, i flakërin. Edhe kur vargjet janë të zbehta, pa forcën e duhur, ai di ti “ ngrer në këmbë” me pathosin që i buron vetiu.

E megjithate, or mik, kur vera është e mirë dhe e fortë ska nevojë që ta mbushesh goten aq shumë, sa të derdhet.

Ndaje, do ti kisha dhene Sylejman Aliut nje pale gershërë që të krasiste nga shtati i pemes tuaj mjaft degëza që e prishin shijën e mirë të “ verës “.

Mjaftonin vargje të tilla lapidare, si te “ poema e dhimbjes “ : ”Kur kollitesh nënë  n´Kosove, -Atë kollë n´kurbet unë ta ndi! “..Apo…, kur do me ia puthë ( asajë ) rrudhat e ballit “..Ose, kur thotë për trimat : “ vdekje tambël ban shqiptari..” për të krijuar mendimin se sa largë qëndron nga shtirrja dhe patetizmi tradicional, aqë shum i dukshem nëpër krijimet dhe interpretimet e rapsodëve shqiptar.

Afer këtij nocjoni qëndrojnë bukur e thjeshtë katër poezi intime si; “ Unë me lumin bisedojë ”,  “Kur unë shkova në kurbet “ , “ Lanë dhe qanë vasha n´gur t´lumit “ dhe  “O bilbil i malit “ . Në këto vargje të shkruara buzë lumit Rur në Gjermani mbetet imazhi noljan i kurbetit, përcjellur thjeshtë e me një dhëmbje të thellë, gati të padukëshme. Këtu fshihet edhe arti poetik dhe mbetet gjithmon persiper “ ajka e qumështit “, si në figurat e metaforat e rralla, të cilat “ pikojnë” nëpër faqet e librit si lotë margaritarësh….:

Pa koment :

“N´bark të nanës gzohet fmija…”

“Burrat doren kur e shtrijnë

Në çdo zemër lule mbijnë”

“Të martova me plumba n´balle”

“Në sy nanës ju ngri loti”

“…..vorri thrret….”

“……Ngryset qielli….”

“……qahet toka “

“Edhe Drini rrjedhën ndal”

“…vajtojnë zanat,,,”

Por,duhet bërë,megjithatë një koment i shkurtër kur vjen fjala për lirin që fiton KOSOVA dhe poetit i duket se “ mbushen degët me qershia “

Nuk mund te mbyllej me bukur ky liber i AGIM GASHIT. : TEK E THJESHTA QENDRON EDHE E BUKURA.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora