E premte, 19.04.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII)

E diele, 18.09.2011, 04:59 PM


A  DI  SOT  KLERI  KATOLIK  ME  “FOLË”  SHQIP..?

 

Pjesa e  Dymëdhjetë

 

Nga Fritz RADOVANI

           

Në kjoftë se nuk i merret goja, me siguri din! Nëse i merret, atëherë nuk po them se nuk din...po ndoshta i merret se ka pasë mësuesin belbacuk e ashtu e ka mësue me folë. Nuk duhet me i shikue me synin e njeriut që kerkon me i zanë tue gabue. Atëherë ka edhe mundësi që gabojnë, po ka dashtë Zoti e kanë mësue thanjen e njohun të klerikëve: “Mos ban çka baj unë, por ban çka them unë!”, flas për ata që nuk kanë jetue në Shqipni para vitit 1991, mbasi ata që mund të kenë mbetë nga të vjetrit, me i pyetë do të thonin: “Çka do populli ban priftnia e çka thotë priftnia ban populli...”. Besoj ju kujtohet kjo thanje!.. Edhe këte e patën kopjue...disa të dijshem.

 Asht gabim me i fajsue Klerikët tanë! Shumica në shtëpi kanë folë gjuhën e “Nënës”, disa ndër shkolla të ulta kanë mësue “gjuhën e njësuar”. Kur kanë shkue ndër gjimnaze kanë fillue me harrue edhe ata që kanë mësue deri atëherë...dhe kur kanë vazhdue shkollat e nalta nuk u ka dalë koha me u marrë me “gjuhën shqipe” nga landët e shumta që nuk i lenin fare hapsinë “gjuhës shqipe”, sepse, në fund të fundit, a i shkonte mendja atyne se një ditë do t’u duhej me i folë Popullit Shqiptar në “Gjuhën e Tij”? – Kurrë! Aqsa na ka shkue mendja né se Kleri Katolik Shqiptar do të pajtohet me mohimin e Gjuhës së Martirëve dhe Letersisë së Shkrimtarëve të Veriut, që kanë shkrue mbi pesëqind vjet Gjuhën Gegënishte.

 At Justin Rrota asht kenë kleriku ma i smurë nga paraliza e gjysës së trupit, po kur predikonte në Kishen Françeskane të Gjuhadolit, flas për vitet para 1960, mbushej Kisha dhe populli bllokonte rrugen deri tek Çinari i madh para Kishës...pra, i merrej goja dhe me vështirësi i dilte fjala nga buzët e gjysëparalizueme...e rinija që kishte mbushë ambjentin veshtronte me gojë të hapun dhe etje të pashueme me dëgjue fjalën e Tij...

Nuk do të flas fare për predikatorët që kishin mbetë mbas zhdukjes së kolosëve, se do t’ ishte e tepert me shpjegue se cila ishte vlera e fjalës së Tyne, por edhe Ata që kishin mbetë në predikatore ishin udhërrëfyesit tanë, si At Zef Saraçi, At Aleks Baqli, At Rrok  Gurashi, Don Mark Hasi dhe i fundit që porsa hipi në predikatore e “zhduken” Don Tish Lisna...i cili mbeti i paharrueshem në kujtesen e Popullit të Shkodres.

Shpesh më shkon mendja ndër veprat e Tyne që kam lexue rreth 50 vite ma parë, e rrij tue mendue se çka mund të vlejnë shkolla e sotme pa veprat e Tyne? – Asgja, asht shumë pak me thanë, mbasi nuk mund të gjindet me mend vlera e një studenti shqiptar që nuk njeh At Fishten, Don Lazer Shantojen, Don Ndre Zadêjen, Faik Konicen apo Imzot Vinçenc Prennushin dhe kerkon me na predikue se: “Të qenit e qenit njeri... është lidhur me qenien e qenjes....” e kushedi ku do të perfundonim për me dalë tek “qoftë lavdëruar”, e me u mbyllë biseda tue shkue secili në punen e vet pa marrë asgja vesht! Mendoni për një minut me ringjallë Don Ndre Zadejen dhe me u gjetë në zyren e madhe e të bukur të Argjipeshkvit të Tiranës, ku Argjipeshkvi, për nderim të Tij, asht në krye të vendit dhe në gjoksin e tij ka dekoratat e presidentave shqiptarë, “Nderi i Kombit” etj...dhe porsa hyn aty Don Ndreu, i paraqet dekoraten që ka në gjoks dhe i tregon se “ia ka venë me duartë e tija presidenti ynë, që bashkë me qeveritarët janë deklaruar “vëllezër gjaku me turqit”...

E Don Ndreu tue thanë: “O tempora, o more!”, e tue pranue me u pushkatue prap vetem mos me pa me sy shemtimin ku ka mbërrijtë “Ruba e Kuqe” e Tij!..

Pak vite ma parë kam pasë një debat me Imz. Zef Simonin...në lidhje me një shkrim të tij për Migjenin. Kur kam bisedue me zj. Prof. Arta Franja, e cila e ka njoh afer Migjenin dhe kohën e fundit të jetës së Tij i asht gjetë pranë shtratit ku Migjeni po jepte shpirtë, Ajo më ka thanë: “Nuk di pse shtremrojnë të verteten e mendimit Migjenit në lidhje me besimin e Tij tek Zoti. Ai ka vdekë Besimtar dhe nuk është e vertetë se ka qenë ateist. Unë kam biseduar me Té kur ishte shumë rëndë me shëndet dhe kurrë nuk e kam dëgjuar duke mohuar, përkundrazi, tek koka Atij i sherbente një murgeshë katolike, e cila thonte gjithënjë uratë...” Imz. Zefi kambnguljen e tij e kishte tek vjerrshat e Migjenit...

Unë në fund i thashë: “Ma afer Zotit asht Migjeni, me të gjitha vjerrshat e Tij, se në fund të fundit të gjitha i ka shkrue Gegënisht, dhe nuk ka blasfemue kurrë kunder asaj letersie e historie të Popullit Shqiptar, që mësohej atëherë në shkollat tona...Po ju, që tue lexue edhe Ungjillin ndër Kisha në “gjuhën e njësuar”, jo vetem po shtrembnoni gjuhën e popullit, po edhe po ndihmoni në perjashtimin e 70% të Letersisë Shqipe Atdhetare, që na lidhte deri atëherë me Europen e Perparueme!”...Po e shkruej! Kumonës i bihet për me  ndigjue!.. Sigurisht, kush do lé të ndigjojë!

Shkodranët e kanë respektue vepren e Migjenit, me perjashtim të disa spijunëve shkrimtarë, që moren edhe tituj kur u pajtuen me shpartallimin e Gegënishtes së Migjenit si: Jup Kastrati, Skender Drini, Viron Koka dhe të tjerë dallkaukë që tue dashtë me luftue kryesisht Klerin Katolik Shqiptar, kanë fshi të gjitha meritat e Veriut në fushen e dijes.

Një pasues u tyne sot asht dhe njëfarë Artan Lame, i cili tregon se Kleri Katolik në vitet ’30 ngeci, “Shqipëria ishte e krijuar...”, ma poshtë shenon se “Migjeni shqeu fasaden false të dalë mode dhe të panevojshme të shekullit të ri..”. Urrejtja që ka A. Lame për Klerin Katolik dhe shkodranët nuk e lejon me pa vepren e Migjenit si asht në realitet: Migjeni asht Ai që shkruen pikrisht për ata vite kur Shqipnia e krijueme nga qeveritarët jugorë (simbas Lames) nën çadren anadollake të Ahmet Zogut, në vitet ‘30, e mbas tij, të turkoshakut tjeter Enver Hoxha, por këte herë nën “masken e çlirimtarëve”, prap jugorë, e çuen Shqipninë deri aty sa Poema e Mjerimit e Migjenit me iu dukë Popullit Shqiptar “Parrizi i Tokës”. Lame harron se Migjeni asht poeti i vetem shqiptar që ka shkrue për faqen e zezë të atyne që kanë qeverisë tash 86 vjet Shqipninë, e ata nuk ishin asnjëherë as Kleri Katolik, as zotnitë e Shkodres dhe as pasuesit e Atyne Atdhetarëve që u zhduken nga shokët xhonturqë të Artan Lames. Kjo asht arsyeja që edhe Migjeni duhet harrue!

Migjeni filloi me hapë një fletë të re në Letersinë Shqipe, e cila mbetet jo vetem pa u hapë ma, por edhe u fshi fare nga agjento – shkrimtarët e realizmit socialist, pikrisht nga ata që sot kerkojnë andjet e tyne antiveriore dhe antiklerikale me ia lanë diktatorëve.

Nuk duhet të pranojmë “pafajsinë” e sherbyesëve turkoshakë, që padashje, sot janë tue zbulue vetveten me sherbimet e tyne ndaj xhonturqëve kundër Shqiptarëve.

Ka edhe mendime se Kleri ka ruejtë vetem gjuhën, po në fund as gjuha as edhe ato tradita malësore që mbronte Kleri nuk janë shpetimtaret e Atdheut...thonë ata.

Ndaj këtij mendimi marksist – leninist të mbështetun tek broshura e Stalinit të “madh”: “Marksizmi dhe çeshtjet e gjuhësisë”...asht mirë me tregue me fakte se Kleri Katolik Shqiptar, ç’ prej Dokumentit të Parë të Imzot Pal Engjullit (1462) e deri tek “kongresi i drejtëshkrimit i vitit 1972”, jo vetem ka mbrojtë Gjuhën Shqipe, traditat e zakonet e Atyne Maleve, që ruejten Fenë Katolike, po ka ruejtë dhe i ka tregue mbarë Europës, se na jemi Populli Shqiptar me Identitet dhe Dinjitet të paprekshem nder shekuj, sepse Identiteti ynë asht Gjergj Kastrioti dhe Dinjiteti i Shqiptarit njihet nga veli i paster i Nanë Terezes! Pa identitet dhe dinjitet janë vetem ata që nuk njohin Simbolet e Atdheut!

 

Vazhdon...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora