E merkure, 24.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Trojet dhe Trojat tona

E diele, 18.09.2011, 04:56 PM


PILO  ZYBA

 

Nga cikli..."TROJET DHE TROJAT TONA"

 

 

KOSOVA

 

Tu rriten femijet Shqiperi,

Cameria, Shkupi, Peja.

Te gjithe po ngrejne shtepi,

Te bukura, te mira , te reja...

 

Per te gjithe mbetet dashuria,

Ne te njejtin trup, gjuha, flamuri, historia...

 

 

AMANETI

 

- Ibrahim Rugoves -

 

- Bir po iki, ne parajse me ftojne,

Amanet token, Kosoven e bekuar!

- Bab, bashke do shkojme,

Brumi i lirise eshte gatuar...

 

- Ika bir, ti ke kohe tjeter,

Historia duhet krijuar,

Pastaj te hidhet ne leter...

 

Eja pasi ta kesh bere veper!

 

 

KACANIKU

 

Nje bombe Serbe, dhe me pas zjarr,

Kulla digjet, kthehet ne altar.

 

E ndersa digjen trare e cati,

Zogjte largohen ne gjithesi...

 

Pa fole mbeten, pa streh e flete,

Botes i tregojne nje te vertete.

 

Kulla perflakur, kthyer ne hi,

Bomba harrohet, kulla shkruan histori...

 

 

KULLA E MIC SOKOLIT

 

Bujten ne Bujan, Te Mici nje dite:

- A je, Mic Sokoli, miq a mundesh me prite?

 

Heshtje! Kulla hapi dy dritare,

Zani flet sa 100 batare:

 

- Mici, ka dale te uroje lirine,

Ne kulle ka lene per ta historine...

 

Dera eshte e hapur, mirse te vine!

 

 

SERBET

 

Kope gjinkallash me ze te cakorduar,

Pa orkestrim, pa harmoni, kor i mjeruar.

 

Askush kete koncert ska per ta degjuar,

Eshte ndricim i nje dielli te perenduar!

 

 

NE PRIZREN

 

-Ku shkon, me pyeten kete pranvere?

-Ne Prizren, vete shpesh here!

 

-Ke njerez?

-Po, Abdyl Frashri me pret…

Ka ikur nga Tirana ka ca vjet.

Qe kur ishte gjalle e kishte merak,

Kur u clirua Kosova nderroi konak…

 

Pret e percjell vizita per diten e clirimit,

Shtepise i duhen prindrit ne ditet e gezimit…

 

 

KESHTJELLA E PEJES

 

Nuk eshte e bukur, e larte, si pallat,

Gure mbi gure mbi supe ajo mbart.

 

Guret ja rrezon, themelet ia gremis,

Por historia, prape, qe aty nuk leviz.

 

 

GJAK – KOVA

 

Gjak me kova u derdh ne trupin tend te bekuar,

Qe historia te mbetej ne shekuj e shkruar…

 

Gjaku ne rruget e tua nuk duket…

Por historia lexohet, kur vizitori ne te futet…

 

 

LEJLEKU

 

-Kosoves -

 

Ka hapur krahet e bardhe,

Qendron i pa levizur, i perqendruar.

Trupin tund, te bukuren harte,

Nga lart duke e lexuar…

 

Luginat, malet e forte,

Jeten e gdhendur, te shkruar,

Nuk don te ulet ne toke,

Librin pa e perfunduar…

 

 

FLAMURI I KOSOVES

 

Ka vite qe shqiponja nga flamuri ka ikur,

Bota pa fjale, ka mbetur e habitur.

 

Shqipoja shetit qiejt, kontinentet pa pushuar,

Historine tu tregoje, tu uroje lirine e desheruar…..................



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora