E premte, 19.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Selatin Kaçaniku: Padi (vetëm) për ''Feronikelin''?!

E diele, 18.09.2011, 04:17 PM


PADI ( VETËM ) PËR  “ FERONIKELIN “ ?!

 

Dyshimet dhe paditë mund ( dhe duhet ) të ngriten njësoj si për të

bërat keq poashtu edhe për të mos bërat për t i  penguar veprimet e

këqija, të liga, dëmtuese, abuzuese, krimogjene…

 

Është e vërtetë dhe nuk mund të kontestohet se “ FERONIKELI “ me vite

të tëra ka ndotur mjedisin; Ka helmuar e dëmtuar shëndetin e

popullates / të konsumuesit të të mirave e të dhuntive mjedisore; Ka

lozur lojra të pandershme duke i mbajtur për një kohë të gjatë në depo

impiantet e filtrimit dhe duke mos i montuar / duke mos i aktivizuar

ato ( anise Ligji…e obligonte, anise kontrata e obligonte, anise kodi

etik, moral e i mirësjelljes afariste e humane e obligonin njësoj ); I

ka shkatuar dëme enorme popullates dhe Komunës Drenas por edhe Shtetit

të Kosovës me ndotjen e mjedisit duke i shkaktuar dëme të

pariparueshme ( dëmet më të mëdha i shkaktoi me dëmtimin e shëndetit

te popullata /  te konsumuesit e të mirave e dhuntive mjedisore ),

dëme këto që nuk i janë kompensuar as pacientëve, as komunës, as

Shtetit të Kosovës – Buxhetin e të cilit e gjenerojnë po këta

konsumues – taksapagues ?!

Është e vërtetë se i gjithë ky “ skenar “ është zhvilluar i pa penguar

nga askush, as nga institucionet e Komunës, as nga institucionet e

Shtetiti, as…nga askush ?!

Kamë përshtypjen se përveç  shoqërisë civile dhe mediumeve të

informimit Shteti Ynë nuk pati krah tjetër për të marrë në mbrojtje

popullatën e Drenasit, përderisa kjo popullatë nuk u detyrua të

vendosë vet, të protestojë -  t i bllokojë portat e “ FERONIKELI-t “

Është mire që MAPH, më në fund, mori vendim për të ngritur PADI NDAJ

“ FERONIKELI-t “, por nuk është mire që kësaj padie nuk iu

bashkangjitën edhe obliguesit  tjerë ?!

Cili është “ interesi “  nëse kosto e dëmeve dhe e pësimeve është më e

lartë se përfitimet, se çmimi i privatizimit, se…?!

Pse nuk është detyruar me kohë dhe menjëherë “ FERONIKELI “ të zbatojë

Ligjin…dhe obligimet kontraktuale përgjegjëse janë institucionet e

obliguara me Kushtetutë e me ligje për ta aplikuar drejtësinë... Janë

përgjegjëse edhe institucionet dhe organet e drejtësisë, ato të

mbikqyrjes si dhe inspeksionet që nuk kanë ndërmarrë asgjë ( ose pak

gjë ) as pas reagimit të parë të shoqërisë civile, të mediumeve të

informimit e të popullates…as pas reagimeve tjera të shumta. Fitohej

përshtypja se ky “ krematorium ”, se ky ” teknocid “, se ky

diskriminim i rëndë, po ndodhte e po ndodhë në ndonjë planet tjetër ?!

Pra,  nuk duhet ngritrur Padi vetëm kundër “ FERONIKELI-t “ por edhe

kundër të gjitha institucioneve – për mosreagimin me kohë ( përkundër

obligimit, ligjor, zyrtar, etik e moral ) dhe për mosmarrjen me kohë

të masave të duhura, të masave të parapara me ligj ?

 

PADI ( VETËM ) PËR  “ FERONIKELIN “ ?!

Kosovën e ndotin edhe disa ndotës tjerë, mes tyre ka edhe të tillë që

marrin çmime për FILANTROPINË KORPORATIVE  - e nuk reagon askush ?!

Ndokush prej nesh nuk e kupton ç është ndotja, cilat janë rreziqet e

dëmet dhe ç është bëmirësia, por as cila është ajo që këto dy nuk i

bën dot bashk ?!

Nuk kanë faj  pse nuk dine – por pse nuk na tregojnë se nuk dine e na

mbajnë peng ?!

Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës sepse

asnjë nga to nuk ka të drejtë të na ndotë mjedisin dhe të na atakojë

shëndetin e jetën, e…na u kanë bërë shumë “ FERONIKLA “ në vetëm

11.000 km2 ?!

Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës…edhe për

arsye se ndokush tjetër që nuk di do t i ndajë edhe ndonjë çmim të

filantropisë “ PËR NDOTJE TË MJEDISIT ” ?!

Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës dhe të

kërkohet kompensim ligjor, kompensim të drejtë e kompensim human për

të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë gjithë kohës së shkaktimit të

dëmeve dhe ndaj të gjithë të dëmtuarve, si dhe kompensimin e të gjitha

shpenzimeve  të provokuara / të nxitura me mosrrespektimin e ligjit !

 

As tani shoqëria civile e mediumet e informimit nuk duhet të heshtin,

duhet t i përgadisin dëshmitë për gjykim, për veprim retroaktiv dhe

për zgjërimin  e lëndës ?!

 

Kosova dhe mjedisi i saj, popullata e saj, konsumuesit e mjedisit / të

dhuntive mjedisore kanë nevojë për përkrahjen, për kujdesin dhe për

(vet)mbrojtjen tone.

 

12.09.2011.        Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

ok.kosova@gmail.com

044/200-458



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora