E enjte, 25.04.2024, 03:28 AM (GMT+1)

Mendime

Hajdin Islami: Të faleminderit shteti im Kosovë!

E hene, 18.02.2008, 07:45 PM


Fatmirësisht edhe unë si shtetas i Kosovës dhe miliona shqiptarë të tjerë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Çamërisë dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë pata fatin më të madh gjatë jetës sime që ta gëzojë Pavarësinë e vendit-atdheut tim të dashur Kosovës e cila tashmë ka një status dhe tretman krejtësisht tjetër pasi është shtet i pavarur i quajtur Republika e Kosovës, po ashtu ka edhe Flamurin e kaltër me hartën e Kosovës në mes me ngjyrë të verdh dhe sipër gjashtë yje të bardh, duke mos harruar asnjë çast flamurin kuq e zi me të cilin jam rritu dhe edukuar. Në çastet kur Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po e lexonte Deklaratën e Pavarësisë së atdheut tonë Kosovës, ndjenjat ishin të pa përshkueshme për të mos thënë që leksiku i pasur i gjuhës sonë të ëmbël shqipe nuk kishte ndonjë fjalë që do ta përshkruante këtë ngjarje aq me rëndësi të madhe për mbarë botën shqiptare. Në këtë ditë gëzimi u jemi mirënjohës familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, grave dhe baballarëve të atdhetarëve dhe heronjve tanë gjithëkombëtar, familjeve të Komandantëve të UÇK-së e veçanërisht familjes së madhe të Komandantit tonë legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, familjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuuan për këtë që sot ne po e gëzojmë. Bota nëpërmjet mijërave gazetarëve të akredituar në Kosovë ekskluzivisht për këtë ngjarje, po e përcillte lajmin kryesor botëror Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe kulturën e madhe që po e tregonin qytetarët e Kosovës duke manifestuar të gëzuar dhe të qytetëruar pavarësinë e vendit i cili po e fundoste përfundimisht ndyrësirën e quajtur Jugosllavi dhe po i thoshte njëherë e përgjithmonë lamtumirë Serbisë fatkeqe e fatzezë e cila me regjimin e egër dhe barbar të saj e kishte mbajtur nën thundrën e saj dhjetëra vite Kosovën si dhe kishte kryer krime kundër njerëzimit në këtë pjesë të Evropës. Të gjitha qytetet jo vetëm të Kosovës,Shqipërisë dhe Maqedonisë por edhe të Botës ku ka shqiptarë manifestuan një kulturë të lartë duke i treguar botës se ne e meritojmë pavarësinë. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës ishte bërë qendra numër një në botë gjatë kësaj dite pasi nga ky qytet kishe disa qindra raportime të drejtpërdrejta për atë që tashmë kishte ndodhur duke e deklaruar vullnetin e Popullatës shumicë shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik që do t’i respektoj të drejtat dhe normat ndërkombëtare si dhe do të bashkëpunojë me tribunalin ndërkombëtar të Hagës. Drejtësia triumfoi ne u bëmë të pavarur me dëshirën më të madhe që shteti ynë i ri të ketë punë të mbarë, suksese, mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët dhe miqtë tanë ndërkombëtar veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimin Evropian(BE) dhe vendet e tjera alete të çështjes së Kosovës. Po ashtu një falënderim të veçantë u dedikojmë edhe vëllezërve tanë në Shqipëri për përkrahjen e madhe që dhanë për sensibilizimin e çështjes sonë kombëtare dhe për ndihmën e madhe që na dhanë çoftë në luftë duke na strehuar në shtëpitë e tyre dhe duke përjetuar bashkërisht atë që ndodhte në Kosovën e përgjakur, ne sot në paqe u jemi mirënjohës edhe politikanëve dhe intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë e në veçanti i përgëzojmë mediat dhe gazetarët nga Shqipëria që e pasqyruan denjësisht çështjen tonë madhore kombëtare për liri dhe pavarësi.

E përgatiti: Hajdin ISLAMI (Autori është Prof dhe gazetar nga Vushtrria-Kosova)
Ky artikull dërgohet për botim në mediat e Kosovës,Shqipërisë dhe më gjerë!
Me respekt të veçantë: Hajdin ISLAMI,



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora