E marte, 23.04.2024, 11:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Lek Mrijaj: Amerikë e bekuar Rrofsh për jetë e mot

E diele, 18.09.2011, 04:52 PM


Lek Mrijaj

 

Amerikë e bekuar Rrofsh për jetë e mot

 

Sot terë bota demokratike njerzore dhe Shqiptaret tanë etnikë

i kujtojnë me dhëmbje viktimat e pafajshme dhe ketë Amerikë

ne mëngjesin e 11.Shtator.2001,mbi qëndren botërore tregtare

vershoi me sulme soldateska antinjerzore satane e eger barbare.

 

E dashura mike e perjetshme e jona e bekuara e Shënjta Amerikë

mbahu ne urata , virtyte njerzore ,bekime dhe kurr ti mos ke frikë

vazhdo ne ndihma ne boten njerzore dhe te drejta me demokraci

do të ruaj ZOTI i madh ne çdo kohë do t’shpetoj dhe do të jap fuqi.

 

Në ketë ditë kujtimi historie edhe kombi ynë skalitet me shkronja atdhetare

duke ti dhënë tre martirë me gjak Shqiptari për token tende t’bekuar krenare

Simon Dedvukaj martirë i biri i deres se Malësisë se gjakut Ded Gjo’Lulit

Kurr ky fis Shqiptar i Malësisë legjendare as me pushkë nuk diti te përkulet.

 

Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj të bijt e fisit te madh t’Shqipërisë sonë etnike

Pushofshin ne paqe n’token e bekuar dhe falë ju qofshin Amerikes kreshnike

Te jemi me zemer te pikëlluar dhe dhimbje me ju me popullin tuaj fisnik

Do të sakrifikojmë per jetë e mote e dashura mike e jona e perjetshme Amerikë.

 

Bill Klintoni ish-Presidenti i madh i kohërave i paharruar i shtetit Amerikan

Me fjalë te urta para popullit me lutje dhe urti kishte thënë;

“Ne do t’u tregojmë atyre se janë ne rrugë të gabuar”

Perveq kesaj unë mund të shtoj luftoje se janë djallëzor dhe të mallkuar.

 

Te lutemi ty O ZOT i ynë ruaje Amerikën dhe boten njerzore me krenari

Ty te lutemi shpetoje njerzimin vullnetmirë s’bashku edhe ketë Shqipëri

Do te jemi unik ne vuajtje dhe sakrifica ti ndajmë s’bashku miku ynë o hy

Amerikë e bekuar populli ynë Shqiptar perbetohet me perkushtim ne ty.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora