E enjte, 28.03.2024, 01:28 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: "Zbulimi" i fundit?!

E diele, 18.09.2011, 10:09 AM


"Zbulimi" i fundit?!

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

14 rekrutë,të sapo mobilizuar nga Dega Ushtarake Fier,pasi bëmë një rrugë goxha të gjatë me një makinë ushtarake,mbrritëm,aty mbasdite vonë,në reaprtin ushtarak të Shqëngjinit.Qe 13 dhjetor 1964 dhe,sado vonë që mbrritëm (dihet që në dhjetor dita është e shkurtër) ,pamë që po na prisnin:oficerët e shtabit dhe,veç tyre,edhe ushtarët e vjetër. Oficerët kishin zënë fasadën kryesore,në ballkonin e gjatë të zyrave,sipas shkallës heriaqike:në krye komandanit e komisari;pas tyre,shefi i shtabit dhe,paksa,më prapa shpura tjetër.Anash,përjashta ndërtesës kryesore,grumbulli i madh i ushtarëve të vjetër.Ndërsa bëhej ky"shikim rreshtor",një ushtar i vjetër u afrua më shumë se të tjerët dhe na foli si në intimitet:dy oficerët e parë,janë komandanti dhe komissari i repartit.Tjetri,menjëherë pas tyre,ai,me mustaqe të zeza,si të Stalinit,është shefi i shtabit.Që të tre këta,janë koka e shtabit.Kanë mbaruar në Bashkimin Sovjetik.Janë shumë të përgatitur dhe asnjëri prej tyre nuk është i dëmshëm.Sado që ky,me mustaqe,duket pak nursës,po ky mban shtabin gjallë dhe nërepartet.Që të tre kanë gradën e majorit dhe janë shokë të vjetër,mes tyre.Ky,mustaqelliu,e shtoi dozën e humorit,veterani, ka dhe gruan sovjetike.Burrë zakoni.As që e la,sado presion që i bën.Është kërkues dhe,po pe që shkele rregulloren,nuk të fal.Kiji inatin,jepi hakën.Po është shpirt njeriu.Ka qenë dhe futbollist me"Partizanin".Por ju keqen vëllai juve,e di ç'kini,ruhuni nga ai që është më i gjati,që është rreshtuar pas tyre.E shihni atë,pas mustaqes,që është i gjatë si një shkop çobani,që veç kërraba i mungon?Është më koti mes tyre.Më koti dhe më i ligu.Nga ai po.Të ruajtë Zoti!Është shefi i  zbulimit,po ne,ushtarët e vjetër që ia kemi pirë lëngun,themi,mes nesh,shefi i shpifjeve.Apo ca më shumë:i mundimeve.Ka vetëm një hobi:si t'i ofendoj ushtarët dhe si e si t'i mundojë më shumë ata.

Pasi bërë gjithë  këtë pezantim të gjatë,veterani,u tërhoq dhe u bashkua me shokët e vet.Ne,pasi na shikuan mirë e mirë,na çuan në gazermë,ku,nën kujdesin e një kapteri nga ata të prapavijës,na veshën me uniformën e re.

 

*       *    *

Mbasi na veshën na çuan në kapanon apo në fjetore  ku,sapo hymë,mua më caktuan postë të parë.Mandej më dhanë udhëzime seç detyrë kisha,kush do ishte postë e dytë e me radhë.Sado postë e parë dhe sado që rashë për gjumë,dy orë më pas se shokët,po vuaja kompleksin e ndërrimit të vëndit dhe,sa mezi,më zuri gjumi.Gëdhiu dhe 14 dhjetori 1964,me një erë të fuqishme që në SHëngjin quhej tramundana.E,-thashë me vete,- e ka patur gabim shkrimtari indian Krishan Çandar që shkroi tregimin"Nëna e erërave".Jo"Nëna e erërave" nuk paska qenë në Indi,por në Shëngjin.Të fluturonte kapelja nga koka.Nga ana tjetër,prisnim seç do të ndodhte më tej.Më rrinte  si shpata e Damokleut mbi kokë,porosia e veteranit:ruhu nga ai,më i gjati.Më i gjati dhe më i ligu?Dhe vërtet:ja tek vjen drejt nesh,ai,më i gjati.Qe me gradën kapiten.Nuk qe i shkolluar si ata,të tjerët,por ja që,sipas gradës dhe detyrës,qe,.menjëherë,pas shefit të shtabit:-Jam X...Y...,shefi i zbulimit të repartit,- na u prezantua.Ne të ngrirë,në rresht,dhe presim që ky"zbulues" i madh,kushedi seç do zbulojë në të mirë të Atdheut.Qe jo vetëm i paaft,por dhe i lig.-Dil nga rreshti,shoku  ushtar dhe paraqitu! Ti ecje me hap rreshtor (aq ta kishin mësuar,tanimë!) ,dhe, tek raportoje,duke vënë dorën tek streha e kapeles:-Shoku kapiten,ushtar X...,sipas urdhërit tuaj,paraqitem! Ai,shpotitës dhe i lig në shpirt,ta priste rraportimin me një "englendisje" prej dembeli dhe,veç kësaj,edhe të tallte,se në vënd ta vinte dorën dhe ai nën kapele,e vendoste në mes të ballit të tij (sikur në ballë të kishte një bri që donte të shponte!) ,dhe,mediokër si qe,të prapësonte dhe të prapësonte se,me demek,nuk po raportoje mirë.

Qejfin për të provokuar e kishte,sidomos,me ne,të shkolluarit.Ushtar,kush?-pyeti ai.

-Ushtar Hysi,-qe raportimi im.

-Nga je ti,mor dajë?-peti dyshueshëm ai.

-Nga Fieri,- shoku kapiten.

-Ç'punë ke bërë,shok ushtar?

-Kam qenë mësues.

-Mësues,-zuri të shkërrmoqej nga kënaqësia,siur kish zbuluar një enigmë të madhe.

-Hajde,pas meje,- urdhëroi ai.

 

E ndoqa se duhej zbatuar urdhëri.Më çoi drejt e në komandë.

-Shoku mësues,- shpotiti ai.Ky është koridori i shtabit (qe i gjatë nja 20  hapa të mira) dhe,siç e sheh,dhe kënejna(shefi i zbulimit qe nga Verilindja dhe e ruantte dialektin e rëndë),është bash kjo dhoma ku është bilardoja dhe fusha e pingpongut.Tani,shoku ushtar,merr kovën dhe leckat dhe e dua dritë gjithka,hej!

E shikova,tinëz me sy dhe qeshë gati t'i hidhesha në kokë.Ose më të paktën:kovën me ujë t'ia kërceja mbi kokë.Shkova dhe e mbuhsa kovën dhe,sa do filloja nga"detyra",kur dha ballë,komisari.

-Shok ushtar,kush të ka dhënë këtë detyrë?

-Shefi i zbulimit.

-Nga je ti shoku ushtar?

-Nga Fieri?

-Ç'punë ke bërë?

-Mësues.

Ëhë,-tha,e mora vesh.Lëre atë kovën aty dhe hajde me mua.

Dhe unë pas tij.Ktheu mu aty ku qe bilardoja.Thashë,ishalla më fton për ndonjë dorë bilardo.Por jo.Qe qelfli shahu.

-A di të lozësh shah?

Unë:-Jam kampion!!!

-Ku,me nxënësit?- ma priti jo pa shpoti ai.

-Jo,këmbëngula,unë.Jam lojtar i nxehtë dhe në gjithë lojërat që varen vetëm nga personi-siç është shahu,-nuk lëshoj pe.E kam parim,- fola unë duke marrë zjarr,- se kur loz,edhe një mut,po të jetë,dua që ta ha vet!!!

Ndërsa po shkëmbeja këto replika kaq të"zjarrta" me komisarin,befas,mbrriti ai,i gjati.I gjati dhe më i ligu.Kur më pa me komisarin ulur,vërejti vetullat dhe qe mbushur me aq mllef,sa kështu ndodh me nepërkën kur mbledh helmin.Apo nuk qe dhe e premte.Në fshat,-thonë,- ruhu nga nepërka të xhumanë,se atë ditë,vjellë.Dhe zbraz gjithë helmin.Po mediokërit sa janë të liq,me mvartësit,aq janë të frikësuar nga eprorët.

Tani kur qeshë ballë komisarit,ai,i gjati, më dukej si  një liliput.Dhe kundër parimit tim,se në lojë nuk lëshoj pe,e zgjata partin me komisarin dhe e lashë të fitonte që të tri lojat.I gjati "përgjonte" me ligësi.Sigurisht,priste të villte.Po ja që doli huq.Me komisarin,pothuaj,u bëmë miq.Shefi i zbulimit nuk më bëri dot"pastrues".

 

*     *    *

Kishim shkuar me fushim me repartin.Oficerët e shtabit që ndiqnin fushimin tonë ndërronin njëri-tjetrin.Çadra e komandës në fushim qe,pothuaj,ngjitur me një fik të madh.Qe fundqershori,fiku qe pjekur,për merak,dhe,pikërisht,qëlloi që nga komanda erdhi ky:shefi i zbulimit.Sa erdhi,tha:-Ky fik është pronë e kooperativës.Kokrrat e pjekme,i kam numërue,or dajë!Po hëngrët qoft dhe një kokërr,do shkoni drejt e në burg:në reparte praktikohej"burgosja" ap gjyq,veç me urdhër të komandatit epror.Tha shefi i zbulimit,por ushtar Petushi nga Lushnja,u ngrit më herët se ditët e tjera dhe,pasi hipi mbi fik,nuk la asnjë për be.Dhe me të vërtetë:ku ngopej lehtë ushtar Petushi,që qe me një trup si një lis dhe,me ç'shihnim,në vënd të stomakut,kishte plënc.U ngrit tërë qejf dhe shefi (fiku hahet shumë i freskët,në mëgjes),po,kur hodhi sytë mbi fik,pa i "tmerruar" që kokrrat e pjekura kishin firuar.Hodhi sytë drejt çadrave toan dhe pa ushtar Petushin duke

nxituar këmbët.

-Hajde,këtuna,ushtar Petushi!-urdhëroi

Ushtar Petushi,deshi s'deshi,bëri drejt shefit.Ne po ndiqnim me sy.

-Ushtar Petushi,ku qe?

....ky uli kokën dhe nuk po fliste.

-A dëgjon,or dajë,ça pys veta?

Petushi:-Qeshë në banjë!!!(kupto WC!).Sado që dhe në fushim kishim ngritur një WC me mjete rrethanore,ushtarët,nevojat personale,i bënim aty,pas gëmushave.Shefi e dinte mirë këtë dhe i thotë"harbutëshe":

-Hajde,or dajë,dhe më trego m u t i n !!!!

Dhe Petushi i ra përpara dhe i tregoi:-Ja!!!(e ku numëroheshin jashtëqitjet tona në natyrë?).Ai,i ligu,pasi hodhi sytë e tij prej nepërke mbi"jashtëqitjet tona",tha për atë që veçoi Petushi:-Jo,or dajë,është muti i thatë.Nuk është muti yt!Ne nuk po mbanim gazin me tërë atë "teatër" qesharak që luhej para sysh tanë,por shefit as që i bëhej vonë:

Urdhëroi:-Hape gojën,Petush! Dhe,ndërsa Petush fakiri hapi gojën,shefi bërtiti:-I shikon farëzat e fikut ndër dhamb,Petush.Ke prek "pronën socialiste" dhe e din ti,more Petush,se Stalini ka thanë:-Vjedhësi është më i keq se spiuni.Dy ditë burg,Petush!Koha fillon çe tash,Petush!

 

*      *     *

Kisha filluar vitin e dytë të shërbimit dhe,për fat,me ndihmën e komandantit dhe miratimin e komisarit,unë u futa në zyrën sekrete të repartit.Shefi im direkt,tani ishte ai,me mustaqe si të Stalinit.Zyra sekrete qe ballë për ballë me atë të shefit të zbulimit,që nuk më shikonte dot me sy.Tek e gjeja me derëhapur (se qe gusht e qe vapë),më thotë ky(i gjati,de),se ne,oficerët e zbulimit për një minut i duhemi qeverisë.or ti!!!.Unë punoja gjithmonë me derë të mbyllur me çelës nga brënda,se kështu e përmbante regullorja.

Hys,-më thotë shefi i shtabit,nesër do nisësh atë shkresën sekretë për në ministri të mbrojtjes.Do shkosh me ambulancën e repartit se doktori do shtroj dy ushttarë në spitalin ushtarak dhe,po me ambulancë do kthehsesh.Bëra gati "plikon sekrete" dhe,të nesërmen,në mëgjes heret,mbasi ngjesha dhe revolen (gjithmonë posta sekrete shoqërohej me armë),u nisa për në Tiranë.Ambullanca më la në Laprakë dhe,pasi i hipa autobuzit,zbrita tek banka.Frymën në ministri dhe,pasi mbarova punë,thashë të hyja në kinema.Kur u afrova tek klubi i Teatrit Popullor,pashë një afishe eksopzite.Afishja bënte thirrje që të vizitohej ekspozita"Kufitari".Dhe unë drejt e atje.Sa hymë brënda,qe,me të vërtetë,befasim.Stenda të tëra që tregoni për rrugën e lavdishme të rojeve të kufirit.Qemë dhjetra vizitorë.Ciceroni,sa mori fjalën,filloi:-...ky është një automatik"Tomson".I është zënë diversaantit Et'hem Çako...dhe,befas,e preu fjalën se,sa shtiri sytë drejt një burri,bërtiti:-Sa mirë! Ja,Et'hemi! Et'hem,- tha Ciceroni,- pa folu ti për"punën" tënde dhe për automatikun.Et'hemi që nuk e priste këtë rol,tha gjakftohtë:-Para së gjithash,një gjë  ju them ju shikuesëve të kësaj ekspozite:-Ky automatik nuk ka vrarë njeri.Dhe më tej tregoi për "angjenturën" e tij.Sa mbaroi Et'hemi,ne mbetëm të lirë dhe kaluam nga stenda në stendë.Unë veçanërisht,mbeta gjatë tek një stendë ku qe afishuar fotografia e mbretit Zog së bashku me Geraldinën.Qe,pothuaj,një stendë më vete.Mora një informacion të bollshëm nga kjo ekspozitë dhe zbrita në Laprakë:prita ambulancën dhe u ktheva në Shëngjin.

 

*       *     *

Të nesërmen,e kisha mbyllur zyrën sekrete dhe bashkë me ushtarët e shtabit,sipas programit,po bënim plazh(kishim dy orë në javë,për të shtunë).Atje,në rërishten e plazhit (qe vetëm për ne ushtarakët dhe brënda garnizonit plazhi),zura po ju tregoja bashkëshokëve të mi përshtypjet e mia për ekspozitën.Qeshë në rolin e Ciceronit dhe me që qeshë i freskët me mbresa,e kisha lëshuar mirë litarin e përshtypjve të mia prekëse nga ekspozita.Sdiomos,buçita:-Jam çuditur,- u thashë,- me bukurinë e Zogut!Pale mbretëresha!Yll,ore yll!Po dhe ai,i bukur sa nuk kishte shok.Duket po "tirrja" bukur dhe pa fare shejtanllëk dhe,ndërsa shokët po më dëgjonin me vëmëndje,kur frrap dëgjoi një zë,fare të njohur:-O Përparim,o të lënça Zotin!Kaq u bana dhe kurrë nuk e kam pa Zogun me si!!!A ke ndonji fotografi me ma dhanë?

Qe ai,i gjati!I gjati dhe i ligu.Fshehur,pas një muri,aty buzë rënishtes,kish ndjekur sy e veshë,fjalën time.Dhe aq kënaqësi kishte në atë pyetje aq provokuese e të trashë,sa mënd i shkonin jargë nga kënaqësia.Unë,ca i befasuar,nga ky tinzllëk dhe ca nga pyetja provokative,iu lëshova:

-Ti je nga vëndi i Lalë Krosit dhe,me siguri,e ke ngrënë ndonjë çanak me të.Dhe,sa për fotografinë,do ta tregoj unë tek komisari.

Dhe shpejtova këmbët,pai vesha uniformën,e drejt tek komisari (miku im i shahut).I them tërë nerva,aq sa po më lëshonin shkëndija sytë:

-Shoku komisar,unë "zbulules" si shefi i zbulimit i bëj prej rëre,se kështu e kështu më ka provokura aq trashë,sa,po të kisha armë do ta kisha vrarë.

Ai:-Pa merre pak qetë!Për çfarë porovokimi flet?Dhe i teregova tërë historinë.Pasi më dëgjoi,thirri ngjitur me zyrën e tij,një kapter.

-Kapter Kola,- urdhëroi,shko m'i sill ata ushtarët që qenë në plazh.Ti,më tha,prit këtu.Prita dhe,kur erdhën shokët e mi,i pyeti seç kish ndodhur.Të tërë raportuan në unison.Kapteri mbante shënim"deponimet" e tyre.Tani,-na tha,- ju shkoni.

Kolë,- u dëgjua prapë urdhëri i tij,- komunistët të gjithë tek këndi i  kuq.

Nga zyra pashë që hynë atje të gjithë komunistët.Pas një ore,dolën.E pashë "zbuluesin" që qe bërë dhe në fytyrë.E kishin bërë për ujë të ftohtë duke i dhënë vërejtje të rëndë në kartëën e regjitrimit dhe do i poropozoni komandës për ta zbritur nga detyra si shef zbulimi.Dhe e hoqën duke e dërguar në prapavijë.Siç duket,ky qe""zbulimi" i fundit të tij.

 

* ngjarja është krejt e vërtetë,po në nuk kam vënë emrin e"shefit të zbulimit",ekam bërë enkas:së apri,ai vet ka vjete që ka vdekur dhe nuk dua që "hija" ekëtij njeriu shpirtvogël të shtrihet mbi fëmijtë e tij,që,siç më kanë thënë,janë bërë të mbarë.

 

6 shtator 2011

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora