E enjte, 28.03.2024, 12:27 PM (GMT)

Kulturë

Arian Çani, A jam në majë? Jo, thjesht jetoj modestisht

E diele, 18.09.2011, 09:22 AM


Herë e duam e herë e ‘urrejmë’. E duam kur na bën për të qeshur më shumë se aktorët e humorit të cilët paguhen për këtë punë dhe e ‘urrejmë’ për arrogancën e jashtëzakonshme që tregon ndonjëherë. Por pa të nuk rrimë dot. Ndaj, me gjithë kritikat e komentet negative për lëvizjen e Arian Çanit nga Vizion Plus në televizionin Klan, ne nuk kemi si të mos i gëzohemi faktit që mbrëmjen e së premtes do të kemi çfarë të shohim në televizor. Do të shohim, njeriun që për kaq vite me rradhë ka arritur të mbajë të pandryshueshme audiencën megjithëse vazhdon prej kaq vitesh të prodhojë të njëjtin emision. Cili është sekreti i tij? Në këtë intervistë për ‘Bluetooth’, Arian Çani rrëfehet por edhe këtë e bën si Ernest Heminguej në librat e tij; ku pjesa më e madhe e informacionit qëndron përtej fjalive të shkurtra që përbëjnë gjithë-gjithë përgjigjen më të gjatë të tij.

 

Bëtë një lëvizje të papritur nga “Vizion Plus” te “Klan”, pse kjo lëvizje, ndryshuan bindjet tuaja?

 

Jo, nuk ka lidhje me bindjet e mia. Televizioni është një treg si gjithë tregjet e tjerë dhe me specifikën e vet. Dhe brenda ketij tregu, gjithçka mund të lëvizë.

Kur u larguat nga “Klani” për në “Vizion” u shprehët në një intervistë me superlativa për televizionin “Vizion Plus”, po sot ç’mendim keni?

Mendoj të njëjtën gjë.

 

Largimi juaj nga “Klan” në atë kohë, u përfol se ishte për arsye politike, cila është e vërteta?

 

E ç’rëndësi ka e kaluara. Ajo nuk është më.

 

Atëherë flasim për të tashmen. Rikthemi tek formati i emisionit tuaj. Do të jetë i njëjtë edhe këtë vit? A do të ketë ndryshime në skenografinë e studios? Po publiku do të vazhdojë të jetë po aq aktiv? A mund të na zbuloni diçka nga të rejat e këtij sezoni?

 

Nuk mund te ketë ndryshime të kësaj natyre përderisa është i njëjti format dhe i njëjti koncept... Emisioni im nuk ka në thelb tema, por aktualitete dhe si i tillë, është gjithnjë i ndryshëm.

Ashtu si të mëdhenjte e televizioneve, Ophrah Winfrey apo David Letterman ju vazhdoni prej shumë vitesh të bëni të njëjtin emision dhe auidenca vazhdon të jetë maksimale. Si keni arritur ta bëni këtë gjë? Keni menduar ndonjëherë t’i thoni stop “Zonës së lirë”?

 

Këtë nuk jua zbuloj dot. Është sekreti im.

 

Çfarë mendoni se iu mungon rivalëve tuaj që ju bën juve të qëndroni në majë?

 

Nuk dihet asnjëherë në këtë vend se kush është apo nuk është në majë, përderisa tregu i ekraneve është i pamatshëm nga operatorë profesionistë dhe të paanshëm. Ndaj për momentin le të jetojmë modestisht.

 

Duket sikur televizioni është monopol i disa moderatorëve. Pse mendoni është shkaktuar ky fenomen?

 

Nuk mendoj se është kështu. Unë mendoj se media është një treg i hapur pavarësisht disa kufizimeve që kanë të bëjnë me audimatësin.

 

A nuk të duket se thjeshtë të vjetërit nuk i hapin rrugë të rinjve?

 

Jo, nuk mendoj se flitet për të vjetër dhe të rinj. Flitet për të aftë dhe të paaftë.

Ju vitin e shkuar sollët edhe një format të suksesshëm me natyrë politike në “UTV”. Do ta vazhdoni paralelisht edhe këtë emision? Nëse po cilët do të jenë analistët e ftuar në studio...

“Majtas Jo Djathtas” është tashmë pjesë e projekteve te mia... Po shoh mundësitë e rifillimit të këtij formati, por nuk mund të them asgjë më shumë se kaq.

 

A e ndjeni ndonjëherë mungesën e të shkruarit në jetën tuaj?

 

E ndjej herë pas herë, por nuk më bën të vuaj...Fakti që nuk shkruaj shpesh është pak i qëllimtë nga ana ime...Nuk dua të përziej shijet...Ka shumë njerëz që përziejnë verën me ujë. Unë nuk e bëj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora