Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florenc Hoxha inspektoreve të shkarkuara: Provoni të më padisni dhe do t’ju q… ropt e t’ju vras

| E shtune, 17.09.2011, 04:32 PM |


Dy inspektoret e tatimeve në bashkinë e Tiranës, kanë depozituar në prokurori kallëzimin tjetër penal ndaj Florenc Hoxhës, duke dorëzuar në organin e akuzës provën e mesazhit të shkruar ku lexohet qartë kërcënimi me jetë.

Kreu i Policise në Bashkinë e Tiranës, nuk di vetëm të rrahë gratë por edhe t’i kërcënojë me vdekje. Pasi ka siguruar se asnjë gjemb nuk i hyn në këmbë edhe kur dhunon shërbëtore të shtetit, brenda zyrave të shtetit, Florenc Hoxha ka guxuar të ngrejë sërish dorë. Këtë herë për të shkruar një mesazh telefonik, me gjuhë edhe më të rëndë se ajo që përdori përmes grushteve. Me bekimin e shefit të vogël në bashki, por edhe të madhit në qeveri, doraci kërcënon dy inspektoret e Tatimeve në bashkinë e Tiranës se herën tjetër që do shkojnë ta kallëzojnë në prokurori, “do t’i vrasë”. Ky mesazh është dërguar menjëherë pasi në disa prej agjencive të lajmeve është publikuar lajmi i letrës së hapur që dy gratë e dhunuara nga Hoxha, Anila Çobani dhe Etleva Duraj i kanë dërguar kryeprokurores së vendit. I pangopur akoma me grushtat ndaj dy femrave, doraci “qëllon” prapë. Kurse Basha prapë hesht! Dy inspektoret e tatimeve në bashkinë e Tiranës, kanë depozituar në prokurori kallëzimin tjetër penal ndaj Florenc Hoxhës, duke dorëzuar në organin e akuzës provën e mesazhit të shkruar ku lexohet qartë kërcënimi me jetë.

 

 

Ama News/Tema