E enjte, 25.04.2024, 06:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Zyba Hysa: Shqipëri Etnike

E diele, 18.09.2011, 04:55 PM


Zyba Hysa

 

 

SHQIPERI ETNIKE

 

100 vjet, duke pritur,

100 vjet, gjallë, pa rritur,

100 vjet, themele hapur,

100 vjet, dëshirë pa plakur...!

 

100 vjet, moj Shqipëri,

Si një nënë, me një gji,

Gjiri tjetër, shegë e çarë,

Copa - copa ta kanë ndarë...

 

Gjiri i prerë, tërhiqet zvarrë,

Pihet, thithet, nga lugatë,

Bijtë që i linde Ti,

Buzëtharë për karshi...

 

Po, s'u bënë dy gjinjtë bashkë,

S'do pijë kurrë shqiptari i ngratë,

Kaq shumë thithin këta lugetër,

Sa po pijnë dhe gjirin tjetër...!

 

Si një pemë, as çelë, as tharë,

Rrugë, pa rrugë, o Shqiptarë,

E pse pini nga një dorë tjetër,

S'ka kulloshtër, t'u rrisë jetën!

 

Një dorë, u jep për të pirë,

Një shiringë, gjakun u thith,

Eh, shqiptar, kurrë s'ke gjetur,

Rehatinë për të fjetur,

 

Në gjumë të natës si një hënë,

Nga errësira, ndrin një nënë,

Eshtë e plotë pesëmbëdhjetë,

Thotë: " Shqiptar, mos rri tuj fjetë!

 

Jam e plotë, kam shumë dritë,

Këtu kam të dy gjijtë,

Zgjohu, pra, ngriu përpjetë,

Hëna është pesëmbëdhjetë!"

 

15.09.2011

 

O, shqiptar

 

Ka shpalosur palët flamuri,

Trojet etnike tej e tej të pushtojë,

O shqiptar, në ke besë burri,

Mos të ta shkelin qen, langoj!

 

 Në të gjithë botën nuk gjen,

 Plagosur,  përgjakur si flamuri,

 Flamur ngjyrosur ndër lumenj,

 Flamur valvitur mbi kala guri!

 

 Sot, kur bota mbarë bashkohet,

Cilido do të jetë një qytetar i saj,

Si vallë akoma të na mohohet,

Identiteti një shteti mbarëshqiptar?!

 

Nëse Shqiperia nuk bashkohet,

As bota, jo, jo, nuk ka bashkim,

Për çfarë bashkimi trumpetohet,

Kur kombet janë nën coptim?!

 

 O botë, o farsë jonjerëzore,

 Që fjalën përdor për mashtrim,

O botë, e pabotë tokësore,

 Vetveten po çon ne shkatërrim!

 

 Vëllezër, ju flas me lutje motre,

Kuptomëni, fjalët kanë tërbim,

O, jepni formë e frymë kësaj toke,

O, shpërndahuni, ikni pa drejtim!

 

Jo të mprehim e virgëllijmë shpata,

As bomba, tanke e krisma armësh,

Të mbledhim tok mendjet e arta,

Të luftojmë me arena fjalësh....

 

 

Po nuk qemë tok, mjerë Shqipëria,

Arena kaposhash, jo më, shqiptarë,

Se këto arena pjellin tradhëtira,

Përjetësisht, mbetemi të ndarë!

 

ZYBA HYSEN HYSA (POETE)

 

 VLORE, 02.11.2010



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora