| E shtune, 17.09.2011, 04:20 PM |
Në serinë e librave të letërsisë artistike shqipe dhe të huaj, shtëpia botuese “Pegi” ka nxjerrë nga shtypi romanin “Komitët e Malit të Bardhë” të shkrimtarit të njohur Sazan Goliku, shkruar për nxënësit e klasave V – IX.
Subjekti i këtij romani hedh dritë mbi luftërat e përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës kundër shovinizmit serbomadh që ushtronte me çdo mjet gjenocid të tërbuar, për të zhdukur çdo gjë shqiptare. Paralelizmat historike të tragjedisë kosovare nga mesi i shek. XIX e deri në fund të shek. XX, janë të dukshme në roman, sepse ndjenja e pathyeshme e lirisë është dukuri ekzistenciale te çdo njeri dhe te çdo popull.
Veç vlerave njohëse, historike e folklorike, ky roman karakterizohet nga niveli artistik që e bën lexuesin të përjetojë kënaqësi estetike nëpërmjet shtjellimit të gjallë të situatave dramatike, personazheve të skalitur dhe gjuhës së pasur me ngjyrimin