E enjte, 25.04.2024, 05:30 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Dëshmori i Kombit Agim Ramadani - Katana

E shtune, 17.09.2011, 06:00 PM


  VEND    PËRKUJTIMIT 

 

  12 - VJETORIN E RËNIES SË POETIT, ARTISTIT, PIKTORIT, STRATEGUT, KOMANDANTIT TË  BRIGADËS 138 TË  UÇK-së DËSHMORIT    KOMBIT  AGIM RAMADANI-KATANA

DËSHMORI  AGIM  RAMADANI ISHTE I ÇILTËR,  I VENDOSUR , HUMANIST,  TRIM  E ATDHETAR

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

 Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit, nuk ka heshtur. Ajo rreh, ajo na thërret, ajo na zgjon nga gjumi, ajo na ftonë që të gjithë së bashku unikë ta realizojmë amanetin e martirit Agim Ramadani.

Është e vërtetë se Kosova kishte çdo herë njerëz fisnikë, bujarë, trima, intelektual, atdhedashës, të cilët bënë përpjekje titanike për t‘i kontribuar atdheut, e shumë prej tyre sakrifikuan edhe gjënë më të shtrejtë  jetën. Poeti, piktori, artisti, intelektuali, strategu luftarak, komandanti i Brigadës 138 i UÇK-ës, dhe dëshmori i luftës së Kosovës, legjenda e shiptarizmit  Agim Ramadani –Katana, lindi në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, me 3 maj të vitit 1964. Rrjedhë prej një familje të arsimuarë fshatare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan. Studimet në Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacinit në Zagreb të Kroacisë. Unë personalisht nuk kam pasur fatin ta njoh dëshmorin, poetin, strategun, atdhetarin dhe njeriun i cili mahniti jo vetëm kombin shqiptarë por edhe kombet tjera me aftësit, talentin, burrërin, guximin, tolerancën e dashurinë ndaj atdheut. Prandaj është vështirë të shkruash për koka të afta, për njerëz të mëdhenjë, sepse ata shumë rrallë lindin. Mirpo, shoku (e boxhanaku im) Osman Maroca, shpalos disa mendime lidhur me shokun e klasës Agim Ramadanin. Agimin e kishte shokë klase dhe e njihte mirë atë. Ja se si e fillon rrëfimin e tij shoku i tij Osmoni; Çdo gjë që e thoshte Agimi, ishte origjinale, sepse e thoshte nga çiltërsia e shpirtit , nga qëndresa e tij prej burri. Të shkruash për intelektualin, poetin, artistin, piktorin, trimin, atdhetarin, komandantin e brigadës 138 të - UÇK-ës,  dhe dëshmorin Agim Ramadani-Katana, të duhën, ditë, javë, muaj e ndoshta edhe vite. Kështu më thotë shoku i tij i klasës Osmon Maroca. Gjatë rrëfimit të  jetës,  aktiviteteve , veprimtarisë së tij të bujshme  vështirë është njeriu të përmbahet pa qajtur. Po, Ramiz, për familjen e tij të ngushtë, për kombin dhe popullin shqiptarë është gëzim, mburrje dhe krenari , për babain, nënën, bashkëshortën dhe fëmijët eTIJ. Mirpo edhe ne gazetarët kemi obligim moral, njerëzor dhe kombëtar që më shpeshë të shkruajm për njerëz të mëdhenjë, njerëz të cilët ia zbardhën fytyrën familjes kombit e atdheut. Njerëz të tillë shumë rrallë lindin.., por edhe kur lindin ata nuk jetojnë gjatë. Pas ardhësit e trevës së Karadakut që po lindnin e kanë dashur atdheun e tyre përmes imazheve, rrëfimit të bisedave në oda, historisë në shkolla, shkrimeve në gazeta, emisioneve në Radio e Televizion, etj. Agim Ramadani së bashku me Rustem Berishën, Bislim Zyrapin, Sali Çekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijës të tjerë, patën organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur të lënë nismën ushtarake në duart të pushtuesve shoven serbosllav. Fjalëpak por trim e patriot, Agimi do të jepte në këto luftime shembullin e vyer të një kuadri, i cili do të përballej vetë me armikun, në pozicionin më të vështirë, duke dashur të ruaj në çdo moment jetët e bashkëluftëtarëve të vet. Në Dukagjin a Drenicë, në disa prej aksioneve të kryera prej trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të binte në sy dëshira e Agim Ramadanit për të fituar me çdo kusht, për të shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbërore. Shpirti i një luftëtari dhe artisti, në këtë rast dhemb dyfish.

Në marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish përfshirë zona të tilla si: në Veri: Podujevë-Mitrovicë-Drenicë; në Perëndim: Pejë-Gjakovë-Deçan; në Jug: Malishevë-Suharekë-Prizëren. Ndër objektivat kryesore të beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshëm i shqiptarëve etnik nga trojet e veta, për të afruar deri diku një ballancë banorësh me pakicat serbe etj. në Kosovë, ku më pas lehtësisht do të bëhej një referendum për shkrirjen e Kosovës në territorin serb. Ndaj gjatë egzodusit të paparë ndonjëherë, shqiptarëve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin në zjarr me qëllim që këta mos të identifikoheshin si banorë të atyre viseve. Marria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 për qind e fshatrave të Kosovës janë mbështjellë me tym e flakë. Ky zjarr i është vënë Kosovës nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhër të Millosheviqit dhe me vendim të parlamentit të atij shteti. Politika e “tokës së djegur” nuk po zbatohet për herë të parë në Kosovë nga pushtuesi serb. Unë e njoh mirë historinë e popullit tim, atë e kam mësuar qysh në fëmijëri, në këngët e djepit kur gjyshja më thoshte: U bëfsh trim për Kosovën !” (“Burrat e Kosovës e kanë vendin në UÇK” intervistë e Kolonel Bislim Zyrapit. Dashuria ndaj atdheut nuk mund të matet me kut, por me shpirt ,dhe shpirti dhemb kur dhëmb zemra e kombit. Po të lexosh me vëmendje librin“ Një jetë tetër“ të poetit, dëshmorit, artistit, intelektualit, piktorit.., Agim Ramadani, sheh se ajo ka një përmbajtje të mirë kombëtare dhe është shumë tërheqëse për lexuesin (siç ishte Agimi, për bashkëbiseduesin). Të gjitha poezitë, poeti,  Agim Ramadani, ua kushtoi figurave  eminente të  historisë kombëtare; Bajram Currit, Idriz Seferit, etj, ku shihet qartë se heroi bëri orvatje që veprimtarinë dhe porositë e tyre t’i jetësojë, pra t’i realizojë ndaj armikut tonë shekullor. Agim Ramadani, e sheh si pamje të çuditshme poetike Majëlartën e Dragobilit në jetën reale të tij, ai do të bëjë përpjekje titanike  që atë ta realizojë në jetën reale dhe do ta adaptojë tek “Majë larta Koshare“ , si flijim i shenjët“për çlirimin e atdheut të tij.

             Tek martiri i kombit Agim Ramadani, gjatë tërë jetës së tij së bashku jetuan edhe poeti edhe luftëtari, edhe piktori, edhe patrioti, edhe guximtari. Që nga rinia e hershme tek ai vërehej një talent, një tolerancë e vendosmëri për fjalën e dhënë, ndersa urrejtje te  madhe kishte ndaj armikut tonë shekullor. Agimi ishte një intelektual i përsosur, poet i mirëfilltë, pedagog produktiv, organizator i shkëlqyeshëm dhe njeriu i thjeshtë , i cili e donte familjen, punën, mirëqenien, popullin por mbi të gjitha e donta ATDHEUN. Bashkëpunëtorëve dhe të tjerëve ai gjithmonë u imponohej me autoritetin dhe aftësitë e tij profesionale, artistike, shkencore, luftarake dhe strategjike. Agimi, posedonte edhe aftësi të mëdha organizative  si në paqë ponjashtu edhe në luftë. Ishte i sjellshëm, i afërt dhe korrekt me të gjithë. Ai dinte ta dallonte punëtorin nga jo punëtori - dembeli. Të parin e mbështeste inkurajonte dhe e shpërblente, kurse të dytin e çortonte me fjalë të buta me qëlim që të përmirësohet por kurrë nuk e ndëshkonte. Met ë gjithë njerëzit që bisedoi, ne të gjitha vendet ku punoi, ai la mbresat e tij të pashlyeshme mbi të gjitha si njeri. Si njeri ishte i çilter, i drejtë, i vendosur, trim,humanist, zemërgjërë, tolerantë, magjepës, dhe atdhetar. Demostratat e 11-26-marsit e 1 e 2 prillit të vitit 1981, martiri,   Agim Ramadani,  i përjetoi si një rizgjim i madh. SIq mësojmë gjatë kohës së studimeve ai mësoi shumë gjëra të reja.., pra e pasuroi mendjen dhe trurin edhe me mënyrat e organizimit të demostratave, mënyrat e sulmit ndaj armikut, por edhe metodat për t‘u mbrojtur nga armiku në luftë. Si shumë intelektual edhe poeti Agim Ramadani, ishte shumë i ndieshëm ndaj situatave të acaruara shoqërore e politike. Që nga fillimi i krijimit të bërthamave të para  të UÇK-ës ,e të cilat vepruan nën ombrellën e Institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga gjiri i popullit. Në vitin 1990 filluan nismat e para të mbrojtjes së Kosovës. U themeluan shtabet komunale të mbrojtjes. Pas themelimit të SHPM,Komandanti i shtabit Mr. Hajzer Hajzeraj së bashku më zëvendësin e tij për siguri dhe informim Ramë Maraj patën takim më ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë z. Halil Hyseni dhe më vonë më pasardhësin e tij z. Perikli Teta .

Në këto takime morën vendime të përbashkëta si vijon:

1.Stërvitja ushtarake e të rinjve të Kosovës në Shqipëri,

2. Që stërvitjen fillimisht ta bëjnë ekspertët ushtarak të Shqipërisë,

3. Të sigurohen armët dhe mjetet tjera për luftë,

4. Deponimi i këtyre armëve të behët në kufi më Kosovën dhe për këtë u parapanë vendet strategjike

5. Më urdhër të fillohet më bartjen e armëve në Kosovë.

 Libri “Një jetë tjetër“, është një simbolikë në të cilën janë përfshirë 83-poezi. Këto poezi janë të ngjajshme me numrin e dëshmorëve që ranë në luftën e Kosharës, në krye të së cilës ishte strategu i luftës Agim Ramadani. Në disa koncepte poetike poeti , Agim Ramadani na paraqet si krijues i mirë, Psh. Në poezinë “KOSOVE“, ai në mes tjerash shkruan; Të vdekurit varre u hapin (të gjallëve). Kosova megjithatë jeton. Kjo poezi e shkruar në vitin 1996, tregon gjendjen dëshpruese të tij, ai sheh një realitet të përmbysur të atdheut nga barbarët, e në anën tjetër dërgon një mesazh për pavdekësinë e tij duke u orvatur që t‘i ndërrojë rolet, ndërmjet të vdekurve dhe të gjallëve. Në ca poezi ai shpalosë edhe motivin e dashurisë , si një ndjenjë shpirtërore dhe normale. Ligjerimi i poetit, komandantit, strategut ushtarak e artistit është në vetën e parë, i cili na del si vetë    rrëfim me një sinqeritet të rrallë poetik. Ai orvatej që përmes komunikimit të të folurit t‘ua dërgoj mesazhin të tjerëve. Agimi  ishte intelektual i përsosur i një kalibri të lartë, poet, piktor, pedagog produktiv, luftëtar, organizator i shkëlqyeshëm dhe njeri i thjeshtë, i cili e donte dhe e respektonte familjen, punën, mirëqenien, popullin atdheun. Të gjitha funksionet –detyrat që i kreu gjatë jetës së tij e sidomos at gjatë luftës( Koshare), dëshmoi një talentë të rrallë intelektual. Thyerja e kufirit shqiptaro shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet etnike të Kosovës. Një ditë më pas, atëherë kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrëshiqiste toka nën këmbë, u hodh në sulm me gjithë arsenalin e vet të forcave dhe mjeteve luftarake. Sërisht djemtë e Brigadës 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar në karakolle të përjetshëm lavdie dhe heroizmi për kombin e tyre. Por në këtë qëndresë emblematike, do të binte i përgjakur predhash, kryeqëndrestari, Agim Ramadani. Ai që e donte aq shumë jetën e kombit, falte tani jetën e vet, blatonte shpresën e madhe të artistit tek e nesërmja e atdheut. Fronti i çarë i koshares pati përparsitë e veta në ngjarjet që rrodhën më pas. Jehona e epopesë së Koshares u përcuall tejembanë viseve etnike shqiptare, madje kudo në çdo çip të globit ku shqiptarët ndiqnin me ankth në shpirt fatin e vëllezërve të tyre të UÇK-së.

Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet arbërore të Kosovës, i cili tashmë shpresonte në kthimin e tij në vatrat e veta dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan jo vetëm gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive: Kështu, ndërsa eksodi biblik i shqiptarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Curit me trupat pa jetë të trimave në krahë.

E dhimbshme ishte  dita e 12 - prillit 1999. E dhimbshme të mbaje në shpatulla trupin e burit të Karadakut. Qysh mund ta nxinte atë zemër të madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, në faqe të flamurit të lirisë së Kosovës. Përjetësia e burrit fitoi ardhmërinë sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani. Kështu , deri sa shpërngulja e kosovarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Currit, me trupat e pa jetë të trimave Agim Ramadani e Salih Çeku.

 

____________

 

 

KOMANDANTIT TË KOSHARËS

(Poezi kushtuar komandant Agim Ramadanit )

 

Shkroi: Neki LULAJ

 

Zë gëzimi

Pushkë lajmtare

Gur i ndarjës

U nxorr

U përdhos

Mes dy maleve

Pas 70 vitsh

U bashkuan

Trojet shqiptare.

Ushtuan bjeshkët

Nga

Krisma pushkësh

Do t´ia marrim

Shpirtin bushtrës

Mes dy maleve

U përdhos guri

U dha kushtrimi

Komandon komandant Agimi

Do t´ja bashkojmë

Shqipeve trojet

Luftojnë trimat deri ne fitore.

Të vdekurit

Nder varre

Hapin per të gjallet

Bunkera

Dhe istikame

Gjaksorëve

Atyr që u rrëshqitete dheu

Dhe toka u dridhej nën kembë

Fuenin politikë,shanin Babë e Nanë.

Loke madhja

Për Agimin dhe ushtaret

Ka ndezë zjarrin

Dhe u ka përgaditur

Trimave konakun

Shumë u gëzua

Gjyshi, plaku, burri

Rinija, foshnja e fëmija

Gjyshja, nanë plaka e nusja

Vajza, çupëza dhe çilimia

Fortë u gëzua shkëmbi e druri

Mu atë ditë që u nxorr guri

Dhe në Koshare valoi Flamuri

Bëjnë dasëm gjithë trojet shqiptare

Për këtë fitore Kombtare

 

Punuar me 7.09.2011

Weingarten- Gjermani



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora