E marte, 23.04.2024, 06:56 PM (GMT+1)

Mendime

Simsia, Kelmendi, Llemadeo, Zholi: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!

E diele, 17.02.2008, 08:10 PM


Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, ditën e bardhe dhe të shumëpritur për mbarë
Kombin Shqiptar.
Erdhi më në fund çasti i shumëpritur, i shumëëndëruar, jo vetëm për Popullin
e vuajtur të Kosovës, por për mbarë Kombin tonë Shqiptar, që Kosova e
vuajtur, trime, heroike, e martirizuar dhe populli i saj të çlirohet njëherë e
përgjithmonë nga vargonjtë e hekurt, të marrë frymë lirisht.
Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data e
Pranverës së Madhe të Lirisë.
Historia e Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur të bijve dhe bijave të
saj të pafajshëm, të vrarë dhe masakruar barbarisht nga makineria e çmendur
dhe vrastare serbe.
Lavdi bijve dhe bijave të Kosovës që dhanë jetën e tyre për këtë ditë të
shenjtë e të shumëpritur të Pavarësisë.
Lavdi gjakut të të rrënëve për Pavarësinë e Kosovës.
Faleminderit Sh.B.A. dhe Bashkimi Evropian.
Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur.
E gëzofshim të gjithë Pavarësinë e Kosovës.
Rroftë Kombi Shqiptar.

Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork, 17 Shkurt, 2008

Nga qiejt e Venecies , manifestimit te madh ne Diten e lindjes se shtetit me te ri ne bote Kosova ,
Mbushur me flamuj shqiptare Kuq e Zi komuniteti shqiptare i shoqatave te bashkuara venete , Iliria Dardania Rinia Kosova shoqata e gruas Ecim se Bashku Trieste sjell mes jush

Urime nga Zemrat
Ane e mbane Shqiptare
PAVARESINE E KOSOVES !
GEZUAR !

Si shqipet qiejve neper bote me lirine ne krah
drejt atdheut fluturimin sot kemi marre
Ne bjeshekt e mbuluara debore e bardhe
Flamujt Kuq e Zi ti puthim e urojme
Ma Gezofesh Pavaresine lokja jone Kosove!

Mardena Kelmendi

Gezuar pavarsine´ O vllezer Kosovare!

E gezofte mbare kombi Shqiptare pavarsine e Kosoves, por ne vecanti vllezrit Kosovare´ qofshin te lumtur ne paqe e liri dhe zoti ua gezofte zemrat e shumvuajtura ne luften shekullore!

Mos pacin kurre me lufte ne dere, ata, por as ne´ bashke me ta, mos e ndjefshim me kurre dhembjen e plagve te medha qe i perballoje populli shqiptare!
Dhashte zoti qe dhe pjeset e tjera te teritoreve shqiptare qe mbahen zaptuar, e fitofshin lirine dhe te drejten e bashkimit me pjeset zyrtare te kombit, drejt nje kombi te bashkuar sa me pare, ne paqe, bashkim, harmoni e mirkuptim si vllezer te nje gjaku, te nje gjuhe e kulture!

Me nderime
Llemadeo

Te dashur bashkatdhetare kudo qe jeni, ne te kater anet e globit.

Gezuar pavarsine e Kosoves !
Endrren me te madhe shqiptare ne shekuj.
Koha punon per shqiptaret.

Gezuar, gezuar, gezuar !

Sot gjithe Shqiperia eshte veshur Kuq e zi. Nje Nentor i dyte per shqiptaret kudo ne bote.

Albert Zholi
Tirane



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora