E enjte, 25.04.2024, 01:17 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Deklarata të vonuara

E shtune, 17.09.2011, 05:58 PM


Deklarata të vonuara

 

Qëndrime të kundërta mund të ketë në çdo ide, në çdo mendim. Që te dy skajet e këtij qendrimi kanë vlerën e një helmi vrasës.

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Nuk ka më asnjë dyshim që liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi të mund të dalin të bashkuar rreth cështjeve fundamentale që lidhen me interesat e shqiptarëve të këtushëm. Krerët partiak, politikë si faktor vendimtar në Kuvendin e Malit të Zi, ditë më parë miratuan Kodin zgjedhor, dhe përfaqësuesit shqiptarë lëshuan seancën parlamentare, për të filluar pas kësaj me “bataret e tyre” për gara se cili do të dalë më i zëshëm në “luftën” për të sulmuar njëri-tjetrin nga debakli politik që pësuan. Megjithatë, vjen një ditë dhe e vërteta do të dalë në shesh e atëherë do të kuptohet se të kujt ishin dhe për kë punuan.

Duke marrë për bazë realitetet e krijuara në Mal të Zi, e sidomos për shqiptarët, pas miratmit të Kodit zgjedhor do të ishte morale dhe demokratike që përfaqëuesit e partive politike shqiptare të mos ia hedhin “topin” njëri-tjetrit me deklarata. Këtë është dashur ta bëjnë para miratimit të Kodit zgjedhor e jo tani “pas luftës të dalin shumë gjeneralë”, çka e bënë më pak besues seriozitetin politik të tyre. Fillimisht para se të ndodhë kjo është dashur që krerët e politikës shqiptare të futen në dialog të brendshëm për të gjetur një kosensus me parime të qarta rreth kësaj çëeshtjeje. Është e qartë tashmë se prej kohës së hedhjes në rendin e ditës të Kodit zjedhor në parlmentin malazias, nuk ka pasur transparencë në mes partive shqiptare, dhe sikur fitohet  përshtypja se problemi është kuptuar si diçka i garantuar, nëse për këtë çështje nuk ka pasur një marrëveshje interne në mes tyre, ose të njëjtit nuk e kanë pasur të qartë se për çka bëhet fjalë! Së paku po të kishte marrëveshje të nënshkruar në letër gjërat do të zhvilloheshi ndryshe, kështu fitohet bindja se përfaqësuesit shqiptarë ose nuk kanë parë, ose janë treguar të painteresuar për numrin e deputetëve në parlamentin malazias. Mungesa e dialogut e paraqitur prej tyre, bëri që opinioni i këtushëm të tronditet e të habitet nga mungesa e transparencës karshi shqiptarëve në Mal të Zi, si mungesë e informimit të saktë e në kohë lidhur me ate se çfarë po ndodhë me miratmimin e Kodit zgjedhor. Pra, mungesa e transparencës dhe dialogut dëshmon paaftësinë e palëve për marrëveshje, gjë që kemi ardhur në situatën ku jemi, ndaj duken joserioze deklaratat e lëshuara prej tyre këto ditët e fundit.

Kjo është ironia e radhës që këta zotërinjë  i ofrojnë opinionit të këtueshëm, të cilët me dashje apo pa dashje dëmtojnë imazhin tonë duke vepruar gjithnjë me avazin e vjetër pa i dhënë përgjegjësi askujt. Habit fakti se si njëri krah i z. Dinosha për këtë çështje është pajtuar me politikën zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi që të përkrahet një ligj i tillë, në emër dhe për hir të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, mbrojtje kjo që u garanton të drejtën popujve tjerë që jetojnë në Mal të Zi të jenë më të avancuar karshi shqiptarëve. Bashkëpjesëmarrja e partisë së tij në mbështetjen dhe miratimin e Kodit zgjedhor, justifikon dhe legjitimon të drejtën juridike të ndikimit politik sipas brumit të tyre mbi shqiptarët. Thënia se ka “mundësi që Kodi zgjedhor të rishikohet e të korrigjohet” është e qartë se nuk sjellë avancim e prosperitet, së pari për vetë shqiptarët, e pastaj as për popujt tjerë që jetojnë në Mal të Zi. Po edhe përfaqësuesit tjerë me deklaratat e tyre të vonuara, si z Bardhi e z. Sinishtaj nuk kanë pse të merakosen edhe aq shumë e të lëshojnë “batare” kundër apo pro veprimeve të krahut tjetër, e për t’u zënë frymën atyre që u besuan, dhe këta të gjithë së bashku po mundohen që në shpinë të popullit të realizojnë interesat e tyre personale. Janë qesharake deklaratat që lëshojnë për të argëtuar shqiptarët në këto ditë të nxehta. Një pjesë e politikanëve tanë mendojnë se ky popull duhet të drejtohet me dorë të fortë, ndaj në qeveri dhe në partitë e tyre veprojnë me të njëjtën filozofi.E vërteta e veprimeve të tyre duhet mbështetur në të vërtetën për të kërkuar rrugë të reja më të drejta, sepse ndjekja në atmosferën e shkaqeve të shtrembra është vetëmashtrim. Më në fund, jemi të detyruar që të gjitha çështjet tona me interes kombëtar t’i trajtojmë jo me emocione, por në kuadrin e parimeve tona si dhe në formën e një kontrate sociale.

Shikuar realisht gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi sa vjen e keqësohet, dhe kjo kërkon zbatim urgjent të proceseve demokratike, të bindur tashmë se nuk ekziston asnjë marrëveshje humane, as ligjore që shqiptrët të jenë faktor kyç në proceset integruese demokratike, në kuptimin politik e territorial, ku shqiptarët nuk do duhej të pranojnë asnjë zgjidhje që zbatohet në mënyrë selektive dhe të njëanshme vetëm ndaj tyre. Sipas kësaj logjike shteti i Malit të Zi është i obliguar të zgjidhë problemin me shqiptarët në bazë të historisë autoktone gjeopolitike  dhe tradicionale të tyre, kuptohet sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare për të dretat dhe liritë e popujve pakicë.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora