E shtune, 20.04.2024, 06:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon M. Dilo: Udhëtim në të kaluarën…

E shtune, 17.09.2011, 05:59 PM


UDHETIM NE TE KALUAREN…

 

Nga Ksenofon Male Dilo

 

        Troket  ne ndergjegjen tone fort  e kaluara …  Kenaqesi  pèr te,  nuk do te thote vetem  kujtim por,  permiresim i punes ne te ardhme  

.Le te rrjedhe prej saj gjithçka e fituar, nisur per te  na ndriçuar  udhen  : te  mos perfillim sallatat propagandistike,   te  mos ecet ne rrugen e salduar nga padroni i “se vertetes” qe ”edhe bar do hante…” sa, nuk do mbante as diete ,  e bari..nje  formule ne  pasurim te vetvetes !!!     “Dashuria “e madhe per popullin deri ne dhimbje …“Gjithe vjedhin  -thone nga do njerezit-dhe asnje  prej  ketyre nuk denohet !…po,  pasurohen e pasurhen… !... Vrasje pèr dite… dhe, Vrasesi do marre denimin e merituar-na thone – Ne te vertete japin diagnozen  morale:  kane  dy lloj denime  :  te merituara dhe te pamerituara(si ne Zagori etj.etj…)  ...qe , vrullshem gjallon luften e klasave  , mobilizon   tere  potencialin  e saj  kafsheror .. .

       “Aksidenti”…  vonon dhe pengon qarkullimin e gjakut te shoqerise demokratike .. Ngjan si nje zjarr qe as ndizet as  shuhet  veç,  qorron tymi i zi ! …Pelqejnè zgjidhje tipike te aventures se çmendur komuniste. …E shohin popullin nje mase amorfe qe,mund ta manipulojne sipas qejfit dhe oreksit te interesave te tyre. Largohen prej qènies njerezore.

           Le te na mbaje  lidhur-zinxhir te gjitheve- ajo qe ne e quajme  jete njerèzore ,qe te shpetoje domethenia e fjales Njeri ,nga shpirtezij  e hipokrite e te ruajme shpresen dhe dashurine ndaj ardhmerise se njeriut,ndaj fuqise se tij vetmohuese ne emer te idealeve demokratike Vlerat e larta te zagoriteve te pare ,nder i races  shqiptare.  Asgje me shume se deshmi e ndjenjave te sinqerta  kur themi- e njohur natyra e gezuar, e zgjuar, trimeria e urte zagorite,karakteri i bukur njerezor.

 

Mbresa   Zagorie

 

      Te 10-te fshatrat e kesaj krahine te organizuara ne menyre te atille qe te gjithe bashkepunonin me njeri-tjetrin , E pamundur mbijetesa pa kete bashkepunim ne  kete vend ku, njerezit bashkohen me malet ! E rastit nuk eshte kur dy-ve nga tre kurbetllijve zagoritet ( ne fillim te shekulli te kaluar)  tek numeronin dollaret e fituar(djerse kurbeti) te kuverte e vaporrit kur u afrun Sarandes ua rrembeu  era  ,i treti ndau ne tre pjese te barabarta fitmin e tij te kurbetit ,pèr te mos shkuar duar bosh ne shtepite e tyre ,duke u thene “Asnje detyrim nuk do kini te Une” 

       Te  kursesh kujtime  te tilla , ke gdhendur nje dhimbje ,je i padenje pèr nje shpirt njerèzor !  S’ka gje me te turpèshme te vesh ne gjume ndergjegjen  e te lesh  varferine te te depertoje shpirtin!  Plage qe kerkon trajtim  rigoroz  per  tu ngritur kunder fatit …nga  cikloni i kuq !

        Shume  halle , veshtiresi e pengesa kish zagoriti  po, pèrmbushte  gjithe detyrat si Njeri i mirè. Ne pergjithesi jeta e fshatit e gezuar. Sidomos ne ditet e festave,  ne te korra, jehonte ne pllaja, oborre ,  e kodra kenga labçe.  Kenga u hapte zemrat , mjegullèn shpèrndante  .  Gezimi   nuk linte  ne  shpirt  te papastren .  Perbuz  vuajtjen dhe vdekjen I pathyeshem nga goditjet e fatit “Sa gjalle –thoshin zagoritet- e me nder !” –Nje miresi  virtyti , brenda  ketij njeriu .  Meriton mirenjohjen e gjitheve per tu vene ne radhen e Burrave  ..  … S’ pèrfillej  i    pasuri e ai me pozite,    nderohej vetem VIRTYTI.”Ruaju-thote  mençuria e ketij populli-nga pasaniku i ri dhe putana e vjeter”.  

           Fusha e mendimit zagorit e gjere… Liria e shtrenjte, te tjerat pak vlera kane.  Me i fuqishem se Fati, Shpirti i paster zagorit. Vasil Duda e Koço I. Dilo, habi pèr xhelatet ne burgun e kalase Gjirokastres  ,qendrimi i tyre  shume burreror, si askush tjeter ne ato tortura çnjerezore!  E tillè  kjo  tabllo  jete   , te mbush plot krenari e admirim .

              Ne kete  muze natyror  edhe arkitektura e shtepive  e harmonizuar me mjedisin per rreth , ruante mençurine e tere atyre brezave !  Shquan mençuria praktike,ndjenja e se bukures ne shtepite e Haritejve, sidomos ato mbi gurre ne Nivan  Habisnin dhe te huajt me ate madheshti … siper atyre shkembenjve…. Te  kuqte i terboi dhe porta me ate arkitekture te rralle e ngelur pas djegjes dhe nuk u kursyen… derisa e rrafshuan… Ne Sheperin (kasaballi  si e kane quajtur) ishin shtepite: Cakaj, Haxhiaj,Rruci, Levani, Xhamballo. Dedulaj,Camuraj,Rakaj, Dilo,Duka, Papulaj etj.etj  Puravellaj ,Gjonaj(Nderan) Dilo(Topove) Bano(Zhej) Kristo (Deshnice )etj.etj. Ish vene ne pune  mendja dhe zemra, kultura dhe dashuria pèr Memedhenè tek to ! Sa force shprehese  fshihnin  ndertesa te tilla te kendeshme ! E kaluara nuk mund te hidhet mbas kraheve…E sotmja lidhet ngushte me te.

        Kujtimi i njerezve te medhej nuk eshte me pak i dobishem se prania e tyre.

     

     Parafytyrohet njeriu qe jetonte ner to duke bere punet e perditeshme. Te mblidheshin njerezit n’ato muhabeter…Te vinin per te marre nje mendim te puntore te Rilindjes Kombetare si ,  Xhaxho Aristidhi(Aristidh Ruci) ,Jorgj Cakua, Cajupi,Petro Haritua,Spiro Zheji, te -Xha Dilua,rilindasi qe nuk perfilli rreziqet po punoi e luftoi si fort rralle te tjere brenda  Atdheut te tij,  (plot e periplot oda e pritjes dhe divani me burra-kujtonin - dilte Ilia Dilo Sheperi nga biblioteka ,  me ate buzeqeshje e dashuri ne zemer,modesti…po dhe dinjitet qe nuk gjen Burre te tille aq te virtytshem sot !…”Kjo qe po i vjen Shqiperise nuk eshte demokraci po tromokraci”  parashikoi  “Babai” me thosh Cot Haxhiu,Come Thanasi qe i donte  si femijet e tij…) te rilindasi me i ri Jani Dilua etj., etj. burra te kombit  dale nga kjo krahine , si  dhe burra te mençur Kiço Haxhiu, Llukan Bici, Qirjako Dilo,Leonidha Duda , Sokrat Dervishi , Naço Capi etj…”Mehmet,Mehmet –foli  burreisht ne Sheper te mbledhur atje, te hajati i kishes  ,Nasho Idrizi qe vuri dhe nje pale syze te tjera- ketu i thone Sheper,dhe nuk je as ne Kurvelesh,as ne Miredite qe thone koke lashe koke mora. Sheperjoti po nuk pa 100 kokrra arre ne dege nuk e hedh gurin.  Ne nuk dime si e perse luftoni ju ,ata qe jane bindur jane ne rang me tyEdhe ne se do mobilizosh dhe nje sheperjot me force  dije se,sa te kalosh  qafen e Dhembelit 100 te tjere do ikin pas tij nga brigada e pare. “ dhe keshtu u be… ne per kete vend  te burrerise.

         Edhe sot ngja, sikur  nga ato prita portash   u behet jehone kengeve te lashta :

                             ”Moj harbi e larme e brezit

                                Tund kollonat e Serezit”…

     Porta, shtepijsh te  dorezuara shkaterrimit , duket edhe tani  sikur  …do dalin burra  mbremane te kuvendojne ashtu si thote  populli per “ballin e karvanit/ qe i shtriu drithmen Sulltanit”, Mihal Haritua :

“Kur dilje ne port e rrije

C’behej ne Stamboll e dije”

      Kujtimi i  ketyre njerezve te  medhej nuk èshte me pak i dobishem se prania e tyre.  Kasta politike sot,me gjithe dashurine e madhe qe ka pèr  lluks duhet te eci me njerezoren.

Shpresojme te marrim me vehte ca nga dituria,dashuria e kesaj jete   burrash pèr tua percjelle brezave te sotem me ritme shume  me te shpejta ate dinjitet zagoriti me  ate bukuri shpirti si te tyre  e te ç’do shqiptari qe e donte Shqiperine te  plote qe. e thene me fjalet e burrit te kombit  Jani Dilo ,- “Te jemi krenare qe jemi lindur ne token shqiptare”

        

           Pamje si kjo… asnjehere nuk qe pare ne Zagori !

         

          ” Balli i fshatit ( Sheper)- shkroi tere gezim poeti Anastas  Duka ,me 1936tè - mori pamje europiane” Mjafte qe te keshe sy te dalloje ndryshimet.  Tere ambienti, veçanerisht ai qe rrethon shtepine e Ilia Dilo Sheperit nje arkitekture e rralle… Pamje si kjo asnjehere nuk qene pare ne Zagori. Askush nuk mund ta imagjinoje bukurine e kesaj panorame :me  qindra e qindra peme frutore qe u sherbehej me nje agrokulture te larte e ne vazhdimesi pèrmiresohej variacioni i tyre. Nje park madheshtor formonte KOKOJKA se togu me vreshtat, rrethuar me tere ata lisa te mbjellè nga dora e te zoteve…  

           Mund   ta krahasonje me  ç’ ke pare ne Europe  Kokojken mal me lule.Bukuria e saj marramendese… “ E ç’ka ne bote me te dashur,se nje grusht te kesaj toke? “- (shkrojti poeti Agim Shehu ne baladen per Ilia Dilo Sheperin”) Zemra e saj”- shpirtin atdhetar  brumosi Ilia Dilo Sheperi me Saven ne femije,  bejne dhe mè te veçante kete Kokojke. Vinin nga shkolla ata  djem e vajza ,edhe pse nuk e ndanin librin nga dora do degjohej ne kete KOKOJKE kazma, sharra, gershera   qe i jepte molles,apo ndonje peme tjeter formen e duhur

          C’do prerje –nje domethenie.

          C’do sharrim… percjell ndjenja ose mendime…

C’do peme e lulezuar,krasitur bukur dhe me pasion…njè mrekulli e vogel…njè” pamje europiane” Njerezit filluan e  thithin ide te reja…“ Ketu tregon me gisht vellezerve ,Oresti me gezim e  kenaqesi  -vendin ne Kokojke- do ndertoj kliniken time dhe do tu sherbej -une  doktori i ardheshem gjithe kesaj krahine – “  Realizoi enderren e tij u be doktor: Doktor i shkencave mjekesore   ,aq i njohur ne profesion te tij-, m’u  ne zemren e vendit me te qyteteruar te botes,ne  Amerike –shkruan dhe enciklopedia amerikane per  Te. Por,  Dr. Orest Dilo,Ai qe kish aq dashuri te madhe per Atdheun e, shqiptareve u sherbente gratis ne megrim  te detyruar politik,kurre nuk mundi enderren e tij te madhe ta realizonte : –te sherbente ne Sheperin e tij,ne Shqiperi !  edhe pse  mekuar qe ne vogeli :  Gjithçka per Shqiperine . Vlera qe nderon njerine : shijo jeten me tension patriotik .   E,     Zagori ,ne ate Kokojke, vihej- llogjika dhe zemra,dhe shpirti e sakrifica dhe dashuria pèr dhene- e Atit, MEMEDHENE. Faktor vendimtar - vullneti per te ecur perpara:  me pune te ndereshme duke  perqafuar shpirtin dhe mendjen e Rilindasve

                Nje fund ..dhe nje fillim..

Pranvera stine e gezueshme..…ndjen qe diçka larghet e diçka po vjen ne ate park madheshtor… Sa force shprehese kane  tani keto peme ne kete Kokojke ! I shikon  dhe…mendja udheton ne kohe dhe hapesire ne keto troje…ndjen te duash dhe te adhurosh njeriun e punes .

           Sa krenare e hije ka! kjo toke shqiptare ! ZOTI na i ka bere aq te mrekullueshme pèr bijte e shqipes . Filizat e rij  ne kete vater familjare ushqehen  me edukate pune, benin shkollen patriotike me ndjenat e shqiptarizmit .  Puna shoqerohet me kulture europiane

       Nje bukuri e nje pune te tille jep Lavdi dhe Nder .  Vetbesimi  sheperjot si individ , anetar i rregullit dhe i korektesise  pasqyron kudo ,jep respekt. Celnikos karakterin, vullnetin  e njeriut qe me gjak-ftohtesi merr fryme –vetem pèr qellimin drejt te cilit ecen. 

        Valle kjo dhurate piqet me moshen   dhe u sponsorizon me bujari bijve, dhe atdhetareve me gjere- u meson se,cilèsite e karakterit ,jane shkallè qe te ngjitin ne lartesine  e ATDHEUT

                                                               KOKOJKA  MAL  ME  LULE !

         I tere ky lulezim i gezohet Diellit freskise,cicerimave…ne pranvere.   Ketu  tjeter eshte ne mengjes , tjeter ne dreke dhe ne darke ndryshe   ! Kush e ka ndjere padurimin… sa te shohe  te ziret nje peme (sidomos  fidanet te  marra nga jashte …)  shpresen e sythave te pare qe dalin tek ajo ,kenaqesine e perditeshme qe diçka  gjallon,  merr jete nga kujdesi i tij mendon : C’do flete gjetheje, nje pergjigje e punes se vemendjes qe ka treguar  , ç’do lule nje “faleminderit !”  Ndersa lekundja e  degeve te pemes nga flladi i pranveres  -  nje pershendetje miqesore  nga kjo mrekulli e vogele  per ç’do vizitor! . ..

        Gumezhijne bletet n’ate jeshillèk e lule me lule qe i gezohen nektarit ne to , ngrohtesise Diellit …cicerimave te zogjeve qe, s’kane te pushuar  !  n’ato qershi,molle, bajame ,vadheza, rifeza, zerdeli etj… Ja thone kenges tyre dhe s’dine te pertojne… nje zog i bukur  fluturon nga nje dege te tjetra  dhe, ngjan sikur u ben  shenje miqesie te palodhurve …  Momentalisht u ndalin syte dhe larg te … nje mace e zeze … Shqetesuar nxjerr turiçken neper gjembat e atij gardhi qe rrethon kète Kokojke… Nxitimthi leviz nga nje cep te tjetri  me sy te kuq te zgurdulluar .mjaullin e egersuar…kthen koken pas  dhe veshtron nga dajkua duke lèpireri jarget qe i kaleshuar ,dhe… perseri si me pare   … Ka vene re ndryshimet  ne tokè shqiptare, po… dhe, kush dreqin e di ç’fare mendojne macet…?!  Djali  i madh, Themua,  me ate moral èngjellor ,sjell humor si te tine “..ç’hyn ne goje nuk ndyn dhe njerine, ( zbret ne bark dhe pastaj…nxirret jashte po,…)ç’del nga goja kjo e ndyn ;  

           Sido qe te jete ata perpiqen ta mendojne  “keq-veshtrimin”e saj jo si nje  ligesi pèr ta kthyer kete Kokojke ne mal me dhimbje… po,si nje krijese Zoti fat-keqe qe ka nevoje pèr ndihme dhe, do insistojne ta pèrçmojne  sa me pak…si dhe pasanikun me shpirt te verbuar. Mbi te gjitha kane  keshillen  kembengulese  te prinderve:  “Vlerat Njerezore , virtytet shqiptare  u bejne  nder ne jete!”.

         E qarte! ,edhe zemra harrin  te mesohet a po jo? Asgje nuk e lind miresine, dashurine me shume se dashuria.” “Hapni mire syte dhe zemren tuaj! -  vazhdimisht u fliste Mema qe ç’do vit e le pak me  te lodhur  po, para Saj ,gjithnje femije e per hir te se vertetes nuk e flaken kete thesar pèr gjithe kohen qe Deda jetoi   shihni se  kudo i pafuqishmi ka nevoje pèr nje fjale te mire, dashuri, mendim dhe kujdes …Te ligut largoju..tu vije keq per te ,i tillè  gatuar“

      Porosite  e prinderve  ata perpiqen ti vene ne jete me kembengulje stoike  dhe,kur ndokush prej tyre sado pak nga to nuk ja kursejne  verejtjen ne sy . Te shoket e miqte e tyre per te tjeret-gjithmone kujtojne- ç’fare te mire kane  dhe, ç’fare mund ti beje interesante.

       Kuptohet kjo, jo qe ti mburrin po, ne natyre  kane te thone te verteten qe nxit e  mobilizon  .“Si e lindi natyra dhe e poqi Atdhetarizmi kjo familje ju ngrit Zagorise- shkroi shkrimtari , Agim Shehu-  si nje lis me dege te gjera,te hijsheme ,njera me e bukur se tjetra”          E tere kjo pamje te ben te adhurosh Njeriun. Nje pervoje e veçante.  Pak veta po e ndertojne po shume  ta gezojne. E tillè kjo punè ne ate Kokojke tere shkurre  e gure me pare qe, nuk u fillua puna per lavdi personale dhe,aq mè pak pèr fitime.

         U nis per te bere nje detyre … Veper  Frymezimi… 

  Ne menyre te ndergjegjeshme sakrifikoheshin te gjitha forcat e te gjitheve . Te tille do ta dorezojme-mendojne – te brezat qe do vijne ..Pershtypja me jetesore qe ruhet nga ç’po bejne te 10 –te femijet e Dilo-s ne ate KOKOJKE ku dhe brezaret e vreshtave kane skicim  panorame mbi vete   :  eshte njeriu-Njeri krijohet nga  perpjekja  dhe jo nga aftesia qe  dhuron natyra…

          Nga kenaqesia tundej  vendi nga kenga… Eshte zeri i jetes qe  oshetin e jehon fort,   lodhjen largon, e fiton njeriu entusiazmin qe te ben te shohesh boten me te madhe :

”Edhe  ketu, ku njerezit bashkohen me malet, me pune behemi si EUROPA“  

              E tere kjo madheshti,ku nje muaj i flet tjetrit dhe,nje vit tregon te  tjetri mènçurine ,djersen dhe dashurine per dhene e Atit , deshmi Kokjka . S’ka goje as fjale dhe zeri nuk i degjohet po eshte nje dhurate mirenjohje . Drita ketu  madheshtore ; largohesh   nga telashet dhe, per te qene te sinqerte ja vlen te rrish dhe pak ketu ..-mendohej.  Ddeshmia e heshtur e saj e fuqishme: …Hijeshon si nje nuse  kur del ne leme dhe heq valle zagorite po, krenare  si nje burre i fuqishem ecen ne rrugen e nisur qe,macet ,zvarriniket i fshihen ferrave.  Nuk ke ç’i thua MADHESHTISE se  nje shembelli  ne natyre qe jepte dje mesazhin :” Ja ç’ben puna e djersa per ATDHE !”

       Dhurate  e nje qyteterimi shpirteror zagorit,  kontribut i nje edukate prinderore me kulture te admirueshme europiane,veper e bijve  te Ilia Dilo Sheperit qe , kur dhe koha e te kuqit hante mish njeriu me artin e barbarise te te pareve te Hormova ( si flet ,ai mbishkrim i Nenes  Shqiptare ne mbrojtje te ketyre trojeve nga ajo kollone e gurte, qe  aq ngjashmeri ka me spatranet) ata,   s’u tunden nga ideali  ndaj,  me mirenjohje  –thote,  kenga labe :

”.. Fjala juaj ninull djepi

     Oshetime oqeani …

     Bijte e Dilo-s lavdi plote  

    S u tunden nga IDEALI       te gjithe me Janin fanua(si thone ne Zagori) shkelqejne  me madheshtine qe perben edhe nje nga kryeveprat e Ilia Dilo Sheperit sa populli  i thote :

“O Illi , ILLI i YLLTE

   U dhe gjithe miresite…”   

                  Vlerat e  se kaluares,  vyrtytet njerezore te burrave te vyer te Kombit ,i japin me teper kuptim te sotmes. Ato jane nderi  i shkelqyer i races shqiptare .   Ndaj, le te na vine shpesh ne mendje  e te na mbushin plot optimizem . E kaluara dhe e nesermja  kane kenaqesine e  tyre por, kurre nuk duhet lene te fluturoje e mira dhe kur kjo  thellè…jep drite  . Vetem keshtu asnje hije nuk mund ta errsoje qofte dhe sadopak ndriçimin e drites   DEMOKRACI  PERENDIMORE.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora